Video-“Borxhi i vjetër”/ Zbulohet pse hesht Ben Blushi për skandalet e Rilindjes?
Raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-politikanit, Ben...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljet e fundit mediatike ka mbajtur qëndrime të drejtpërdrejta dhe mjaft të forta kundër kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Lideri historik i demokratëve, mbrëmjen e djeshme në studion e Syri tv, ka bërë një një paralajmërim mjaft të fortë, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e rikthimit në krye të Partisë Demokratike.
I pyetur nëse do të rikthehet në krye të PD-së, Berisha është përgjigjur se ?Kurrë mos thuaj kurrë! Never say enver. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë. Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më?.
Por, deklarata e djeshme Sali Berishës, duket një paraljamërim por edhe një kërcënim publik për Lulzim Bashën.
Ajo çfarë është e kuptueshme qartë, është fakti se Sali Berisha po e ndëshkon hapur Lulzim Bashën, pas vendimit të DASH, i cili i ndalonte hyrjen në SHBA ish-kryeministrit dhe familjarëve të tij.
Deklaratat e Berishës, tregojnë qartë për një ndëshkim që duket se ish-kryeministri po i bën atij që vetë suportoi dhe vendosi në krye të PD-së.
Por, deklarata e djeshme e Berishës, nuk është i vetmi qëndrim që ai ka mbajtur kundër Lulzim Bashës.
Vetëm një ditë pas shpalljes së vendimit të DASH, në një qëndrim të mbajtur në rrjetet sociale, duket se Berisha i dërgonte një mesazh të qartë Lulzim Bashës.
?Unë gjithashtu kam denoncuar në mediat shqiptare dhe të huaja, duke ditur shumë mirë pozicionin por edhe lidhjet e panumërta te tij, multimiliardierin George Soros, si korruptorin më kryesor të politikaneve të sotëm dhe në gjykimin tim, si një armik të vërtetë të demokracisë në vendin tim.?-shkruante Berisha, në datën 19 maj.
Por, kujtojmë këtu se Lulzim Basha, është shkolluar me paratë e Soros. (Lexo ketu) Është Lulzim Basha që ka pritur Soros në selinë e PD-së, gjë të cilën Berisha nuk e kishte bërë kurrë.
Po ashtu në studion e ?Opinion?, në datën 20 maj, Sali Berisha ka ekzekutuar politikisht Lulzim Bashën, duke i faturuar atij përgjegjësinë për çdo vendim politik të Partisë Demokratike, që solli edhe dështimet e njëpasnjëshme që pasi drejtimin e saj e mori Lulzim Basha.
Berisha ka mohuar të ketë pasur ndikim ai në vendimin për të futur demokratët në çadër në vitin 2017, duke thënë se ?A mund ta imagjinojë kush që Sali Berisha të të fusë në çadër? Kurrën e kurrës. Ata që më njohin mua nuk mund ta thonë kurrë. Unë jam njeri i shesheve. Ai ka qënë vendim vetëm i Lulzim Bashës?.
Po ashtu, edhe për vendimin për të djegur mandatet e deputetëve në 2019, Berisha e tha qartë se e ka paralajmëruar Lulzim Bashën, se ky vendim mund ta çonte në katastrofë.
?Kushdo që mendon se atë vendim e mora unë më nderon. Por, nuk është ashtu. Unë e kam paralajmëruar se një vendim i tillë mund të sjellë fitore, por edhe mund të të çojë në katastrofë?-deklaroi Berisha.
Berisha mohoi të jetë ai përgjegjës edhe për vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Berisha tha se ?Nuk ka qënë vendimi im, nuk jam përfshirë fare. Unë vetëm sa respektoj vendimet e kreut të partisë?.
Por, Berisha nuk është ndalur me kaq.
I pyetur nga Favziu edhe në lidhje me akuzat për abuzime në lidhje me rrugën Durrës-Kukës, sërish Berisha gishtin e drejtoi nga Lulzim Basha.
?Nuk ka pasur asnjë akuzë ndaj meje. Akuzat kanë qënë për ministrin?-është shprehur Berisha, duke iu drejtuar kështu Lulzim Bashës, i cili në atë kohë ka qënë ministër i Transportit.
Gjithashtu, Berisha ka folur në lidhje me garën brenda PD-së, duke mbajtur një qëndrim të hapur kundër Lulzim Bashës.
Vetëm pak ditë më parë, në studion e emisionit ?PolitikOn?, Berisha ka theksuar se PD tashmë kishte detyra të tjera dhe jo të afronte datën e zgjedhjeve.
?Unë kam mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra më kryesore për mua absolute ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Po ashtu edhe një analizë serioze të PD-së. Një vendim që e votoi këshilli kombëtarë, edhe ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, unë vendosa që të hesht se ishte një vendim unanim?-është shprehur Berisha.
Deklarata e Berishës, dhe qëndrimi që ai mbajti në lidhje me garën për kreun e PD-së, duken qartë se ai tashmë është kundër Lulzim Bashës, i cili po zhvillon farsën e radhës, për të mbajtur karrigen e kryetarit.
Mesa duket tashmë Berisha është lodhur nga Lulzim Basha dhe paaftësia e tij epike, e cila ishte ndoshta ndër faktet kryesore që e ekspozoi para SHBA, duke sjellë kështu edhe atë vendim të publikuar disa ditë më parë nga DASH.
Deklaratat e Berishës tregojnë qartë se tashmë kemi një Lulzim Bashë të vetmuar dhe të braktisur./CNA.al
Do rikthehet si kryetar i PD-së?/ Berisha bën paralajmërimin e fortë
Faktet dhe akuzat/ Berisha ekzekuton Bashën
Berisha ndërhyn në garën e PD/ Shfaqet kundër Bashës
Ish-Presidentit Berisha dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA
Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros
Raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-politikanit, Ben...
Në kuadër të fushatës së brendshme brenda Partisë Demokratik...
Deputetja e zgjedhur e PD Grida Duma ka folur për garën që p...
Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla në një deklaratë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të thotë ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla ka dalë ditën e ...
Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi,...
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, i shumë akuzuar nga...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për kërcënimin e prokurorit ...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Territori...
Dy ditë pas shkarkimit nga ana e Kuvendit, presidenti Ilir M...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fo...
Ish-presidenti Bujar Nishani i ka drejtuar një mesazh kreut ...
Aktivistja shqiptare Evi Kokalari ka nxjerrë me fakte shpenz...
Gazetari Arjan Çani ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisio...
Nëse zgjedhjet do të përsëriteshin, Partia Socialiste do të ...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadil...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Alfred Rushaj ka komentuar shka...
Shumica e shqiptarëve mendojnë se në zgjedhjet parlamentare ...
Kandidati për kryetar të PD Fatbardh Kadilli ka folur për sh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...