“Parlamenti është shkaruar në 25 prill”/ Meta: Mirëse erdhët në epokën e pluralizmit
Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, pa...
Ish deputeti demokrat Fatos Hoxha është shprehur se zgjedhjet e 13 qershorit nuk janë një garë e vërtetë, por thjesht sipas tij rikonfirmimi i Lulzim Bashës në krye të kësaj partie.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxha thekson se gara po zhvillohet me të njëjtin nxitim dhe me të njëjtat modalitete si gara super e kontestuar e para katër vjetëve.
Sipas tij, për rezultatin e kësaj gare nuk ka njeri që mund të verë bast, ndërsa shton se sfida e madhe e PD-së edhe këtë herë nuk do jetë beteja me kundërshtarin, por beteja për të çliruar vetveten nga pengjet dhe nga pengmarrësit.
Postimi i plotë i Hoxhës:
A ka garë në PD?
Dita e madhe po vjen. Pasneser Luli rikonfirmohet kryetar në kompeticion me tre garues, por pa garë.
Opinioni publik e ka percjellë me shumë vëmendje fushatën e Bashës dhe konkurrentëve të tij edhe pse askush nuk pret qe te ndodhë çudia.
Gara po zhvillohet me të njejtin nxitim dhe me të njejtat modalitete si gara super e kontestuar e para katër vjetëve, po zhvillohet pa transparencë publike, pa lista zgjedhësish, pa të drejtë ankimimi për sfidantët, pa përfaqësim të tyre në administratën zgjedhore, garë qëpo drejtohet edhe këtë herë nga Jemin Gjana, me cilësinë që i ofron gjithmonë Jemini procesit.
Për rezultatin e kësaj gare nuk ka njeri që mund të verë bast.
Prandaj bëhet legjitime pyetja: kur të gjithë e dinë që në PD nuk ka garë, atëhere pse ka kaq shume vëmendje ndaj saj?
Unë besoj se ajo që presin njerëzit të shohin, është sinjali se PD po nis të ndryshojë, se një erë e re do nisë të fryjë korridoreve të SHQUP-it, sapo të fashitet entuziazmi i garës, se vlerat do rikthehen në piedestal dhe përbetimet do bëhen të vërteta dhe të besueshme.
Njerëzit po presin t?a zbulojnë këtë nga fjalët dhe deklaratat, por fjalët dhe deklaratat deri tani nuk thonë asgjë për;
Fajet e lidershipit të Berishës dhe të lidershipit të Bashës për katandisjen dëshpëruese të Partisë dhe refuzimin kokëfortë për t?u çliruar nga këto faje e për t?u distancuar nga fajtorët;
Kapjen e qeverisjes së PD-së, nga krimi i organizuar dhe nga oligarkia dhe distancimin e prerë të kandidatëve prej këtij skllavërimi;
Kapjen e opozitës nga Rama (marrëveshjen e 17 majit) dhe tradhëtinë fatale të opozitarizmit nga udhëheqësia opozitare;
Kapjen e opozitës nga krimi i organizuar dhe oligarkia dhe rrezikun që kjo i sjell shpresave demokrate për qeverisje dhe qeverisjes së ardhshme demokrate;
Korrupsionin makabër të lidershipit opozitar me çdo lëvizje, nisëm dhe proces opozitar;
Shitblerjen e patolerueshme të mandateve dhe kandidimeve në postet partiake dhe ato përfaqësuese, konvertimin e vlerave ideologjike në biznes fitimprurës familjar, shndërrimin e partisë në ndërmarrje ekonomike.
Në këto zgjedhje nuk ka garë konkurentësh, ndaj gara e ideve tërheq kaq shumë vëmendje.
Por ideja e vetme që po u serviret demokratëve është ideja e dashurisë dhe adhurimit pa kushte ndaj Saliut, Lilit, Argitës dhe Zenit, nga të gjithë kandidatët , në konkurrencë të fortë me njeri tjetrin.
Kjo dashuri po e lë edhe këtë herë PD-në pa garë.
Kush e ka kuptuar këtë dhe e pret ngjarjen pa shpresë, beson më shumë tek forca e tëiterit dhe e urdhërit ekzekutiv, se sa tek forca rigjeneruese e demokracisë së brendshme.
Sfida e madhe e PD-së edhe këtë herë nuk do jetë beteja me kundërshtarin, por beteja për të çliruar vetveten nga pengjet dhe nga pengmarrësit.
E bëftë Zoti mbarë!/CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp, pa...
Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi ka reaguar në ...
Shqipëria shpesh shihet si delja e zezë e Evropës. Ishte një...
Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka hapur listat e a...
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj i...
Ish kryeministri Sali Berisha bëri një paralajmërin të fortë...
Gazetarët vijonë të kundërshtojnë vendimin e Byrosë së Kuven...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljet e fundit mediatike ...
Raportet mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-politikanit, Ben...
Në kuadër të fushatës së brendshme brenda Partisë Demokratik...
Deputetja e zgjedhur e PD Grida Duma ka folur për garën që p...
Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla në një deklaratë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të thotë ...
Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla ka dalë ditën e ...
Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi,...
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, i shumë akuzuar nga...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për kërcënimin e prokurorit ...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Territori...
Dy ditë pas shkarkimit nga ana e Kuvendit, presidenti Ilir M...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...