“Shqipëria buzëqesh”/ Rama: Nesër priten doza të tjera vaksinash
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e nesërme do ...
Agron Shehaj, ish deputet i Partisë Demokratike dhe i njohur për biznesin e Call Centerave në vendin tonë, dyshohet se po përdor një skemë mashtrimi për pastrim parash, nëpërmjet kompanive fantazmë.
Ai ka tentuar ta bëjë ligjore këtë skemë, me anë të kërkesës Nr. 330, datë 23.08.2018, drejtuar Autoritetit të Konkurrencës, ku e njoftonte se 85% të kuotave të biznesit Call-Center, me emrin publik ?CC Tirana? e emrin tregtar ?Sestante Holding SRL?, do t??ia shiste kompanisë italiane ?Comdata S.p.A?.
Por, me vendimi nr. 543, datë 20.09.2018, i Komisionit të Konkurrencës, nuk e miratoi këtë transaksion për shit-blerje, duke e quajtur: ?Përqëndrim i paligjshëm?. (Lexo këtu)
Shehaj është paraqitur si 100% pronar i ?Call Center?, ndërsa firma blerëse ?Comdata S.p.A?, nuk kishte asnjë të dhënë bankare apo tatimore nga Italia, gjë që ngre dyshime se është kompani fantazëm e krijuar nga vetë Shehaj. (Lexo këtu)
Ky i fundit fillimisht e prezanton kompaninë Comdada SPA si palë blerëse me venndodhje në Itali.
Dhe pasi Komisioni i Konkurencës i bllokoi transaksioni, Shehaj e bëri ortakë kompaninë Comdata S.p.A?.
Pas kësaj bëri një tjetër lëvizje dhe në Mars të këtij viti i shiti 15 % të aksioneve të Sestanta Holding ku Shehaj ishte ortak i vetëm, për 600 000 euro.
Me 29 Mars 2021 Asambleja e Sestante Holding nga Milano ka vendosur shitjen e 15 %të aksioneve tek Comadata SPA.
Si u tjetërsuar kompania CC Tirana në Comdata Albania.
CC Tirana me aksionar 100% në shoqërinë Sestante Holding SRL, është regjistruar në QKB me 05.04.2018 dhe objekt i veprimtarisë së saj është ofrimi i të gjitha shërbimeve që lidhen me call centre dhe contakt center si dhe aktivitet back office, në fushën e kujdesit ndaj klientit, tele-marketingut apo shitjeve nëpërmjet telefonit, duke përfshirë gjithashtu edhe përpunimin e të dhënave të shoqërive të tjera ose enteve publike.
Edhe Comdata Albania është regjistruar në QKB, në datën 05.04.2018, 5 muaj para kërkesës së Agron Shehajt, për ta shitur CC Tirana.
Objekti i akvitetit të kompanisë është ofrimi i të gjitha shërbimeve që lidhen me shërbime komunikimi (call center), shërbime kontakti (contact center) si dhe aktivitet administrativ ndihmës (back office), në fushën e kujdesit ndaj klientit, telemarketingut apo teleshitjeve (teleselling), të tipit hyrës dhe dalës (inbound dhe outbound) duke përfshirë edhe përpunimin e të dhënave të shoqërive të tjera dhe/ose enteve publike si edhe ofrimi i shërbimeve të agjencisë.
Administratorë të Comdate Albania rezultojnë Ermira Hoxha dhe Andrea Lubian.
Largimi nga administratore i bashkëshortes së Shehajt
Pas dy muajsh nga regjistrimi me datë, 18.07.2018, është vendosur, ndryshimi i administratorit të shoqërisë.
Është larguar administratorja e CC Tirana, Enida Shehaj dhe është emëruar Jora Vila.
Ndërkohë në vendimin e Asamblesë të Përgjithshme, thuhet se zonja Enida Shehaj ka paraqitur kërkesën për heqje dorë nga pozicioni i administratorit pranë ortakut të Shoqërisë Sestante Holding, ku pronar është Agron Shehaj.
Me ndryshimin e administratorit është vendosur edhe ndryshimi i objektit të veprimtarisë dhe të rrisë kapitalin e shoqerisë nga 100 000 lekë në 19 161 894 84 me kontribut në para nga ortaku i vetëm. Vendimi është depozituar me 31.07.2018
Vlera e Kapitalit ishte “100.000,00” u bë “19.161.894,84”. Ndërsa vlera e Aksionit ishte “100.000,00” u bë “19.161.894,00”.
Objekti ishte “Ofrimi i të gjitha shërbimeve që lidhen me “Call Center”, “Contact Center” dhe aktivitet “Back Office”, në fushën e customer care, telemarketingut apo teleselling, inbound dhe outbound duke përfshirë edhe përpunimin e të dhënave të shoqërive të tjera dhe/ose enteve publike. “)
Objekti u bë: “Ofrimi i të gjitha shërbimeve që lidhen me “Call Center”, “Contact Center” dhe aktivitet “Back Office”, në fushën e customer care, telemarketingut apo teleselling, inbound dhe outbound duke përfshirë edhe përpunimin e të dhënave të shoqërive të tjera dhe/ose enteve publike si edhe ofrimi i shërbimeve të agjencisë.”
Po në të njëjtën kohë është vendosur për largimin e administratores, Jora Vila dhe janë shtuar administratorët Andrea Lubian dhe Ermira Hoxha.
Transaksioni i dyshimtë, pas regjistrimit të Comdata Albania
Me 23.10 2018 është depozituar marrëveshje për blerje kuote e datës 31.07.2018 në të cilën është vendosur shitja e 85% të kuotave nga ortaku shoqëria Sestante Holiding SRL, në favor të shoqërisë Comdata S.P.A.
Numri i Aksioneve ishte “1,00” dhe u bë “2,00”, ndërsa vlera e Aksionit ishte “19.161.894,00” lekë u bë “9.580.947,00” lekë.
Më tej është shtuar ortaku Comdata dhe 85 përqind e kapitalit është përkthyer “16.287.610,61 lekë.
Me 19.03.2019 është depozituar vendimi i Asamblesë i datës 22.02.2019 e cila kishte vendosur ndryshimin e emrit te subjektit dhe ndryshimin e objektit të veprimtarisë.
Emri i subjektit ishte (“CC Tirana”) u bë (“Comdata Albania”, ndërkohë që në QKB, CC Tirana nuk ekzistonte që prej regjistrimit të Comdate Albania me 05.04.2018.
Objekti ishte:”Ofrimi i të gjitha shërbimeve që lidhen me “Call Center”, “Contact Center” dhe aktivitet “Back Office”, në fushën e customer care, telemarketingut apo teleselling, inbound dhe outbound duke përfshirë edhe përpunimin e të dhënave të shoqërive të tjera dhe/ose enteve publike si edhe ofrimi i shërbimeve të agjencisë.
Objekti u bë: “Ofrimi i të gjitha shërbimeve që lidhen me shërbime komunikimi (call center), shërbime kontakti (contact center) si dhe aktivitet administrativ ndihmës (back office), në fushën e kujdesit ndaj klientit, telemarketingut apo tele-shitjeve (teleselling), të tipit hyrës dhe dalës (inbound dhe outbound) duke përfshirë edhe përpunimin e të dhënave të shoqërive të tjera dhe/ose enteve publike si edhe ofrimi i sherbimeve të agjencisë.
Comdata Albania ka depozituar në QKB me datë 22.04.2021 kërkesën për hapjen e një NIPT-i sekondar.
Më pas, me datë 19.05.2021, sipas kërkesës së depozituar me datë 15.04.2021, është bërë transferimi i 15 % të kuotave nga Sestante Holding në Comdata SPA, pra tek kompania që donte të shiste 85% të kuotave të CC Tirana.
Pra, janë në kushtet kur shitësi dhe blerësi, janë aksionerë të Comdata Albania.
Shehaj shiti 15 % të kuotave për 600 000 euro
Me 29 Mars 2021 Asambleja e Sestante Holding nga Milano ka vendosur shitjen e 15 %të aksioneve tek Comadata SPA.
Shitësi që është Agron Shehaj, i cili kompaninë CC Tirana, e ka tjetërsuar në Comdata Albania, por që në këtë rast identifikohet si ortaku i vetëm i Sestante Holding, sipas marrëveshjes së transferimit është zotëruesi i një kuote që përfaqëson 15 përqind të kapitalit.
Shitësi dhe blerësi janë palë të marrvëshjes së datës 28.09.2018, në të cilën blerësi lejohet të ishtrojë një opsion kontrate për blerjen e kuotave të plota që shitësi përfaqëson 15% të kapitalit të Shoqërisë.
Comdata SPA ka dorëzuar njoftim opsioni kontrate për blerjen e kuotave shitësit, në datën 24.02.2021.
Shitësi dhe blerësi kanë lidhur marrëveshje për shitjen e kuotave me datë 15 Prill 2021 dhe në këtë mënyrë ata kanë lidhur edhe marrëveshjen për transferimin e kuotave, me anë të cilës pronësia dhe çdo e drejtë tjetër mbi kasionet transferohet nga shitësi tek blerësi pra, nga Sestante Holding tek Comdata SPA.
Çmimi i blerjes për 15 % të kuotave shkon në vlerën 600 000 euro./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ditën e nesërme do ...
Ka një mjegull mbi debatin më të fundit, lindur në skenën po...
Është rikthyer sërish në debatin publik nëpërmjet kritikëve ...
Kandidatja për kryetare e PD në zgjedhjet e 13 qershorit Edi...
Dy vajza të moshës 13-vjeçare janë paraqitur me simptoma hel...
Kandidatja për kreun e PD Edith Harxhi ka folur për zgjedhje...
Kandidatja për kreun e PD-së Edith Harxhi së bashku me ish p...
Ish nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj ka komentuar fi...
Kreu i Këshillit Kombëtar Bujar Nishani, një nga zërat më kr...
Ish presidenti Bujar Nishani dhe kandidatja për kreun e PD E...
Deputeti i zgjedhur i PD Tomor Alizoti ka deklaruar se PD ng...
Drejtuesi i PD për qarkun e Beratit, Tomorr Alizoti, teksa k...
Deputeti Andi Përmeti, ka dalë me një reagim të fortë në rrj...
Ish kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, k...
Ish nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha ka analizuar procesin ...
Aktivistja shqiptare Evi Kokalari ka ngritur alarim e gjendj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të përsër...
Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elez...
Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka folur për zgjedh...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, sot ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...