Dialogu Kosovë-Serbi/ SHBA-ja, garantuesja më e besueshme
Krerët e partive opozitare në Kosovë, i kanë kërkuar kryemin...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, takoi disa nga krerët e partive politike opozitare në përpjekje për të informuar dhe bashkërenduar qëndrimet e Kosovës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Takimi i parë i kryeministrit Kurti me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuciq, pritet të ndodhë në fund të muajit qershor nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, datë kjo që do të shënonte rifillimin e dialogut.
Kurti ka ndryshuar pozicionin në dialog
Kryetari i partisë opozitare LDK, Lumir Abdixhiku, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Kurti, tha se ky i fundit ka ndryshuar qëndrim sa i përket dialogut me Serbinë. Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë, kritikonte partitë në pushtet duke thënë se dialogu me Serbinë duhet zhvilluar pas kërkimfaljes nga Serbia, vendosjen e reciprocitetit dhe fillimisht dialog i brendshëm me serbët e Kosovës dhe pastaj me Serbinë?. ?Unë vërejta, se kryeministri jo vetëm për reciprocitet por edhe për shumë tema të tjera ka ndryshuar pozicion në dialog, por është koha e tij ta dëshmojë veten, është reciprociteti, kërkimfalja dhe dialogu i brendshëm para atij të jashtëm?, tha Abdixhik.
Kreu i LDK, Abdixhiku, shprehet, se bëmë një kërkesë që kishte të bënte me pozicionin politik që duhet të prezantohet në Kuvend. “Kosova duhet të dijë se cili është qëndrimi i Qeverisë për dialog. Dhe bëmë një ofertë, ne i kemi dorëzuar një dokument mbi pozicionin politik që Qeveria duhet ta ketë. Ky dokument përmban parime që duhen mbrojtur, siç janë diskutimi mbi bazën e vendimit të GJNDS-së për Kosovën, mbrojtja e integritetit territorial, ruajtja e rendit kushtetues dhe rezultati final duhet të jetë anëtarësimi në NATO dhe njohja e ndërsjellë?, tha Abdixhiku. Për Abdixhikun, pjesëmarrja e SHBA-së në dialog është e pakontestueshme.
Haradinaj: Dialogu nuk duhet të ketë befasi
Edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ka kërkuar nga kryeministri Kurti, ?që dialogu të mos ketë befasi?, ndërsa u shpreh se do të ishte me dobi që ?Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht presidenti Joe Biden të emërojë një emisar në dialogun Kosovë-Serbi?.
?Hetojmë një mungesë të prezencës së SHBA-ve në dialog. Mendoj se kjo është situatë jo e mirë për Kosovën, e prish balancën e interesave të Kosovësnë dialogun me Serbinë. Do të ishte me dobi emërimi i një emisari për dialogun nga presidenti amerikan Joe Biden. Lajçak është një nivel i ulët i përfaqësimit për agjendën tonë. E ardhmja e dialogut është e rëndësishme?, tha Ramush Haradinaj.
Sipas Haradinajt, shqetësues është edhe fakti, se ?ka konfuzion në agjenda, sepse disa zhvillime prezantohen si agjendë e Berlinit, siç është ajo e lëvizjes së lirë me Bosnjën?.
Gjermania përshëndet Kosovën për bashkëpunimin rajonal
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka përgëzuar Kosovën për ?bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit?, pasi qeveria e Kosovës miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve ndërmjet këtyre vendeve vetëm më letërnjoftim. ?Të inkurajuar nga qëndrimi proaktiv i qeverisë kosovare për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal përpara takimit të Procesit të Berlinit me vizat e vendit të tretë dhe kartat e identitetit që udhëtojnë në rajon?, shkroi në Twitter ambasadori gjerman.
PDK nuk takohet me Kurtin
Takimin me kryeministrin Kurti e refuzoi kryetari i partisë më të madhe opozitare PDK, Enver Hoxhaj. Ky i fundit përmes një letre është shprehur, se ?çështjet e propozuara për diskutim nga Kurti pas vizitës së tij në Bruksel, siç janë marrëdhëniet me Belgjikën, me institucionet e BE-së dhe me vendet e rajonit, duhet të trajtohen nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës?.
?Nëse përmes formulimit ?çështje madhore? i jeni referuar ndonjë teme tjetër të rëndësishme, atëherë unë ju ftoj që të jeni më konkret dhe më transparent, në mënyrë që edhe qytetarët e vendit të jenë të mirëinformuar. Ju duhet t?i emërtoni saktë temat me emrat e tyre. Për çfarëdo ?çështje madhore?, ju konfirmojmë gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të diskutuar hapur dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit në Kuvendin e Kosovës. ?, shkroi Hoxhaj, duke refuzuar që ta takojë kryeministrin.antohen si agjendë e Berlinit, siç është ajo e lëvizjes së lirë me Bosnjën?.
Serbia akuzon, se Kosova nuk do kompromis
Para rinisjes së dialogut Kosovë Serbi, Presidenti serb Aleksandër Vuciq, ka thënë se ?Kosova nuk është e interesuar për kompromis? dhe këtë konstatim ai e nxorri pas takimit të liderëve të rajonit në Samitin e Bërdo Brionit. ?Është e rëndësishme për ne që të zhvillojmë bisedime dhe ne jemi të interesuar në gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi. Tani isha në Brdo afër Kranjit në Slloveni, në samitin e vendeve të Evropës Juglindore, ku takova Vjosa Osmanin, e cila shprehu interes për gjithçka, përveç për një zgjidhje kompromisi për Kosovën. Nëse qëllimi i tyre është të presin që dikush të bëjë presion ndaj Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës dhe për të bërë akuza për gjenocid ndaj Serbisë dhe nuk e di se çfarë tjetër, atëherë unë nuk jam një optimist. E gjithë kjo tregon se pala tjetër nuk është e interesuar për dialog?, tha Vuçiq, në një intervistë për portalin çek ?Parlamentní listy?.
Njohësit e zhvillimeve politike, ftesën e kryeministrit Kurti drejtuar opozitës për koordinim qëndrimesh e shohin si një zhvillim pozitiv, ndonëse rikujtojnë që ishte vetë Kurti kur ishte në opozitë që nuk pranonte fare të takohej me qeverinë për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi. DW
Krerët e partive opozitare në Kosovë, i kanë kërkuar kryemin...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të mërku...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të mërkurën n...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Presidenti Joe Biden d...
Ata ndanë dhimbjen, qeshën së bashku në Zyrën Ovale, dhe fol...
Mbyllja e dytë për zbutjen e pandemisë e ngadalësoi ekonomin...
Sipas gazetarit Enver Robelli ndryshimi i presidencës së SHB...
Më shumë se gjysma e të rriturve në Shtetet e Bashkuara janë...
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do t’i kërkojë...
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë disku...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka rënë dakord të takohe...
Ish presidenti i SHBA Donald Trump ka reaguar pas hetimeve l...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
ShBA bëri thirrje që faza e dytë e hetimeve për origjinën e ...
Irani miratoi 7 kandidatë për zgjedhjet presidenciale të 18 ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili ndodhet ...
Politikanë të njohur nga e gjithë bota shprehen të zemëruar ...
Bashkimi Evropian ra dakord të hënën që të vendosë sanksione...
Gazetari i arrestuar bjellorus, Raman Protasevich, përmes nj...
Ish-ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondlan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...