Blinken në Jeruzalem, premton mbështetje për rindërtimin e Gazës
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili ndodhet ...
Irani miratoi 7 kandidatë për zgjedhjet presidenciale të 18 qershorit mes tyre Ebrahim Raisin, klerikun e vijës së ashpër që udhëheq sistemin gjyqësor. Ndërkohë autoritetet penguan pjesmarrjen në garë të kandidatëve të njohur, aleatë të presidentit aktual, mes tensionesh me Perëndimin mbi programin e vjetëruar bërthamor të Iranit.
Sipas njoftimit të kryer nga televizioni shtetëror, shefi i gjyqësorit Ebrahim Raisi, emri i të cilit është i lidhur me ekzekutime masive në vitin 1988, ndodhet në pozita dominuese në garën e pritshme.
Ai është kandidati më i shquar mes grupit të shtatëshes që ka gjasa për sukses në zgjedhje. Sondazhet e opinionit publik tregojnë se fushata e tij anti-korrupsion ka tërhequr mbështetjen e iranianëve. Zoti Raisi besohet gjithashtu të jetë i preferuari i Udhëheqësit Suprem 82-vjeçar të Iranit, Ali Khamenei.
Por ajo që ra në sy ishte vendimi i Këshillit Kushtetues të Iranit për të ndaluar nga pjesmarrja në garë disa kandidatë. Në krye të tyre ishte ish-kryetari i Parlamentit Ali Larijani, me bindje konservatore dhe gjatë viteve të fundit një aleat i zotit Rouhani. Zoti Larijani e kishte pozicionuar veten si një kandidat pragmatist i cili ka mbështetur marrëveshjen bërthamore të Iranit me fuqitë botërore, firmosur nga zoti Rouhani në vitin 2015. Irani nuk po i përmbahet më kushteve të kësaj marrëveshjeje dhe diplomatët në Vjenë po përpiqen të negociojnë një rikthim të Teheranit dhe Uashingtonit tek marrëveshja.
Gjatë një komenti në median sociale zoti Larijani u duk se sinjalizonte se nuk do ta kundërshtonte vendimin.
“Unë e kam bërë detyrën time përpara Zotit dhe kombit tim të dashur dhe jam i kënaqur“, shkruante ai në Twitter. “Faleminderit të gjithë atyre që shprehën mirënjohje dhe shpresoj se do të merrni pjesë në zgjedhjet për mbështetjen e një Irani Islamik“, vijonte ai më tej.
Këshilli Kushtetues ndaloi gjithashtu kandidimin e ish-Presidentit të vijës së ashpër, Mahmoud Ahmadinejad si dhe Nënpresidentin kryesor të zotit Rouhani, reformistin Eshaq Jahangiri. Zoti Ahmadinexhad e pati injoruar një paralajmërim të zotit Khamenei në vitin 2017 dhe u regjistrua për garën presidenciale, por u refuzua aso kohe nga Këshilli Kushtetues, një panel prej 12 anëtarësh nën drejtimin e zotit Khamenei.
Gjatë një seance të parlamentit të martën, ligjvënësi Ahmad Alirezabeigi tha se shtëpia e zotit Ahmadinexhad ishte “nën rrethim” nga forcat e sigurisë që prej një dite më parë. Ai paralajmëroi se vendimi do të ndrydhte pjesëmarrjen në zgjedhje. Që nga revolucioni islamik i vitit 1979 teokracia e Iranit e ka mbështetur legjitimitetin e saj pjesërisht tek pjesëmarrja në zgjedhje.
Më herët gjatë ditës së sotme televizioni Shtetëror citonte zëdhënësin e Këshillit Kushtetues Abbas Ali Kadkhodaei, të thoshte se “vetëm shtatë” emra ishin miratuar nga rreth 590 persona që ishin regjistruar në panelin e klerikëve dhe juristëve që mbikëqyret nga zoti Khamenei. Në vitin 2017, u regjistruan 1,630 kandidatë që kishin gjasa për sukses./voa
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, i cili ndodhet ...
Politikanë të njohur nga e gjithë bota shprehen të zemëruar ...
Bashkimi Evropian ra dakord të hënën që të vendosë sanksione...
Gazetari i arrestuar bjellorus, Raman Protasevich, përmes nj...
Ish-ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondlan...
Vokalisti i grupit italian, Maneskin, Damiano David, që fito...
Këshilltarët e sigurimit kombëtar të SHBA dhe Rusisë zhvillu...
Devijimi i aeroplanit të kompanisë Ryanair në Bjellorusi, i ...
Kroacia do ta ndihmojë Kosovën me 10 mijë doza të vaksinës k...
Behram Vitia 65 vjeç, me padurim pret që ta marrë vaksinën k...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është duke ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, udhëton për në...
Zyrtarët shëndetësorë në Kosovë kanë regjistruar të hënën nj...
Udhëheqësit e zemëruar të Bashkimit Evropian do të shqyrtojn...
Antisemitizmi – përfshirë edhe “antisemitizmin e përditshëm”...
Do të ketë implikime serioze për “veprimin misterioz” që ndë...
Sekretari i amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet...
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në Itali, ku n...
Në vitet 80-të Greqia konsiderohej si avokate e palestinezëv...
Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se janë të gatshme të ndërm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...