A konsumonte lëndë narkotike/ Del testi i drogës për Fituesin e Eurovisionit
Vokalisti i grupit italian, Maneskin, Damiano David, që fito...
Ish-ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondland, një nga dëshmitarët kryesorë në procesin e nisur në Kongres për shkarkimin e ish-Presidentit Trump në vitin 2019, paditi të hënën ish-sekretarin e Shtetit Mike Pompeo në një përpjekje për t?u rimbursuar për një shumë prej 1.8 milionë dollarësh në shpenzime ligjore.
Në një padi gjyqësore, të ngritur në gjykatën federale në Uashington, zoti Sondland pretendon se zoti Pompeo ishte zotuar t?i rimbursonte atij shpenzimet ligjore pas thirrjes për të dëshmuar rreth akuzave të ngritura ndaj ish-Presidentit Donald Trump. Ky i fundit akuzohej nga demokratët se kishte penguar ndihmën ushtarake amerikane ndaj Ukrainës ndërsa kërkonte një hetim ndaj rivalit politik Joe Biden dhe djalit të tij, Hunter Biden. Zoti Sondland thotë se zoti Pompeo “hoqi dorë nga premtimi” pasi mësoi detajet e dëshmisë së tij (Sondland).
“Me angazhimin kontraktual të zotit Pompeo, i cili u braktis me sa duket për leverdi politike, Ambasadori Sondland i drejtohet Gjykatës për t’i rimbursuar tarifat dhe kostot e avokatëve të tij“, shkruante në padi avokati i zotit Sondland, Mark Barondess.
Një zëdhënës i zotit Pompeo e quajti padinë “qesharake” dhe tha se ai (Pompeo) ishte “i bindur se gjykata do ta shohë atë në të njëjtën mënyrë”.
Gjatë dëshmisë, e cila cilësohet në padi si “shumë e tensinuar, shumë të ngarkuar dhe tejet e rrezikshme e me pasoja të jashtëzakonshme”, zoti Sondland përshkruante se si zoti Trump dhe avokati i tij, Rudy Giuliani, i kishin kërkuar në mënyrë të qartë autoriteteve në Ukrainë një favor në këmbim të një tjetri. Dhoma e Përfaqësuesve i ngriti zyrtarisht akuzat për shkarkimin nga detyra të ish-Presidentit Trump, por Senati e shpalli atë të pafajshëm në shkurt të vitit 2020. Në padi thuhet se zoti Sondland u shkarkua nga detyra disa ditë pas këtij vendimi, “thjesht sepse tha të vërtetën”. Në të thuhet gjithashtu se mungesa e gatishmërisë për të mbuluar tarifat e tij ligjore jo vetëm që përbën një shkelje të angazhimit dhe të “një marrëveshjeje normale?, por ishte gjithashtu “tejet problematike në këtë rast, pasi niveli i përgatitjes së nevojshme për të përmbushur kërkesën e Kongresit për të dëshmuar, ishte tejet i voluminoz”.
“Për përgatitjen e dëshmisë së tij të rëndësishme, Ambasadori Sondland punoi me një firmë juridike në Washington, e cila kishte përvojë të mirë në hetimet që zhvillon Kongresi e që kishte kapacitetin e duhur për ta ndihmuar atë, së bashku me këshilltarin e tij personal prej një kohë të gjatë“, thuhet në padi.
“Ambasadori Sondland u mbështet në premtimin personal të zotit Pompeo, në emër të tij dhe Qeverisë, për të kërkuar këshillim të jashtëm çka i kushtoi atij afro 1.8 milionë dollarë në tarifa e pagesa për avokatët“.
Padia gjyqësore u raportua për herë të parë nga gazeta ?Washington Post?./voa
Vokalisti i grupit italian, Maneskin, Damiano David, që fito...
Këshilltarët e sigurimit kombëtar të SHBA dhe Rusisë zhvillu...
Devijimi i aeroplanit të kompanisë Ryanair në Bjellorusi, i ...
Kroacia do ta ndihmojë Kosovën me 10 mijë doza të vaksinës k...
Behram Vitia 65 vjeç, me padurim pret që ta marrë vaksinën k...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është duke ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, udhëton për në...
Zyrtarët shëndetësorë në Kosovë kanë regjistruar të hënën nj...
Udhëheqësit e zemëruar të Bashkimit Evropian do të shqyrtojn...
Antisemitizmi – përfshirë edhe “antisemitizmin e përditshëm”...
Do të ketë implikime serioze për “veprimin misterioz” që ndë...
Sekretari i amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet...
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në Itali, ku n...
Në vitet 80-të Greqia konsiderohej si avokate e palestinezëv...
Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se janë të gatshme të ndërm...
Mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi gjatë ...
Ka shkuar në 13 numri i viktimave në Itali ku një kabinë tel...
Britania e Madhe ishte model suksesi për shpejtësinë e vaksi...
Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është regjistruar ...
Kryetari i parlamentit të Iranit tha të dielën se inspektorë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...