Për të dytën ditë me radhë Kosova nuk regjistron asnjë viktimë nga COVID-19
Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është regjistruar ...
Britania e Madhe ishte model suksesi për shpejtësinë e vaksinimit. Por tani aty po përhapet shpejt varianti i rrezikshëm indian i virusit. Gjermania nga e diela e shpall si zonë të variantit të virusit.
Për shkak të përhapjes së variantit të virusit të zbuluar së fundmi në Indi, Gjermania e shpall nga e diela (23.05) Britaninë e Madhe si zonë të varianteve të virusit. Këtë e bëri të ditur Instituti Robert Koch, RKI. Me këtë kufizohet në mënyrë të rreptë hyrja nga Britania e Madhe në Gjermani. Nga e diela shoqëritë e fluturimit, sipërmarrjet e transportit të hekurudhave apo autobusët lejohen të marrin me vete vetëm persona që jetojnë në Gjermani. Për udhëtarët vlen një karantinë dy javore, që nuk mund të shkurtohet as me një test negativ.
Ndërkohë për Francën, Slloveninë, Kroacinë për shkak të uljes së numrit të infektimeve është hequr detyrimi i përgjithshëm i karantinës nga 5 deri në 10 ditë. Tre vendet e BE nga e diela konsiderohen zonë normale e rrezikut. Nga lista e vendeve të rrezikuara hiqen Sllovakia, Finlanda, Rumania, San Marino dhe Xhamajka si edhe rajone të caktuara në Spanjë dhe Irlandë.
11 vende veçanërisht të rrezikuara
Britania e Madhe është vendi i parë në Europë prej disa kohësh që kthehet sërish në zonë të variantit të virusit. Në këtë kategori renditen vetëm 11 vende në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Varianti indian i virusit B.1.617.2 konsiderohet si veçanërisht ngjitës dhe ka qenë arsyeja e shpërthimit të pamasë të infektime në Indi në muajt e fundit. Në Britaninë e Madhe janë bërë të njohura 3400 raste me variantin e virusit, si epiqendra konsiderohen qytetet Blackburn dhe Bolton.
Sipas Institutit Robert Koch nuk ka të dhëna të plota për këtë variant, por supozohet, se ai transmentohet më shpejt, dhe vaksina ka efekt më të dobët, tha presidenti i RKi, Lothar Wieler në Berlin. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh i shqetësuar për Britaninë e Madhe. Varianti i testuar atje nuk duhet të përhapet në Gjermani, tha ai. Britania u konsiderua muajt e fundit si model suksesi në lidhje me luftimin e pandemisë. Një mbyllje e fortë e vendit dhe shpejtësia e vaksinimit i ulën shifrat e infektimeve, gjë që bëri që qeveria gjermane ta heqë përkohësisht Britaninë e Madhe nga lista e zonave të rrezikuara.
Kritika ndaj Boris Johnsonit
Qeveria britanike vetë tregohet optimiste, se do ta verë nën kontroll përhapjen e këtij variante. Në zonat e prekura u rritën së tepërmi kapacitetet e tesimit. Ndërkohë aty të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të vaksinohen, në një kohë që në të gjithë vendin mosha është përcaktuar mbi 34 vjeç.
Aktualisht ka kritika ndaj kryeministrit britanik, Boris Johnson. Ai e vendosi pas një hezitimi të gjatë Indinë në “listën e kuqe? të udhëtimeve. Përveç kësaj edhe pas këtij kategorizimi ka pasur disa fluturime të drejtpërdrejta nga India në Britaninë e Madhe, thuhet në mediat britanike./ DW
Për të dytën ditë me radhë, në Kosovë nuk është regjistruar ...
Kryetari i parlamentit të Iranit tha të dielën se inspektorë...
Policia izraelite shoqëroi të dielën më shumë se 120 vizitor...
Peshkatarët në Gaza u kthyen në det ditën e shtunë, pasi arm...
Rexhep Mula nga fshati Gërdoc, rreth 30 kilometra larg kryeq...
Shtetet e Bashkuara futën zyrtarisht në listën e zezë mbi 12...
Gregory W. Kehoe do të jetë avokati i ri i ish-presidentit H...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden vuri në dukje “...
Për shkak të rritjes së numrit të personave të prekur nga va...
Bashkimi Evropian ka rënë dakord mbi detajet e prezantimit t...
Sipas një raporti, shërbimi sekret rus i maskuar me një komp...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se Partia Demok...
NATO-ja ka thënë se do të vazhdojë trajnimin e forcave afgan...
Shtatë shtetet më të industrializuara (G7) kanë bërë përkush...
Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë s...
Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim të enjten,...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesë...
Spanja do t’iu mundësojë të gjithë udhëtarëve të vaksinuar q...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Në samitin e kësaj jave të Këshillit të Arktikut në Islandë,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...