“Erdhi koha t’iu themi lamtumirë maskave”/ Ky shtet mund koronavirusin
Hungaria duket se e ka fituar betejen me valen e tretë të pa...
Në samitin e kësaj jave të Këshillit të Arktikut në Islandë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dha alarmin për përforcimin ushtarak të Rusisë në rajon.
Këshilli i Arktikut përbëhet nga tetë anëtarë që kanë sovranitet mbi territoret brenda Rrethit Arktik: Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia, Rusia, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara.
Vetëm një mijë kilometra nga Poli i Veriut, Rusia po demonstron forcën e saj ushtarake. Edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë, baza ushtarake ajrore e Rusisë Nagurskoye ishte një post i largët dhe i papërfillshëm. Tani, aktiviteti në bazë është shtuar dhe aty mund të ulen bombardues strategjikë bërthamorë. Kremlini po e projekton fuqinë e tij thellë në Arktik.
“Garantimi i paqes dhe i sigurisë në Arktik është një detyrë kryesore dhe përgjegjëse për këtë është Flota Veriore,” thotë Gjeneral major Igor Churkin i flotës veriore ruse.
Edhe NATO-ja ka rritur aktivitetin e saj ushtarak në Arktik. Muajt e fundit, bombarduesit e Forcave Ajrore amerikane janë stërvitur bashkë me forcat norvegjeze.
Përforcimi ushtarak krijoi një sfond të tensionuar për samitin e Këshillit Arktik që u mbajt të enjten në Rejkjavik, ndërsa Rusia mori kryesimin e radhës të forumit nga Islanda.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u bëri thirrje anëtarëve të tjerë të Këshillit të kundërshtojnë përpjekjet e Moskës për të kontrolluar rrugët e transportit në Arktik, tani që ndryshimi i klimës po hap rrugë të reja. Ai shprehu shqetësim për përforcimin ushtarak të Rusisë, ndërkohë që Moska kritikoi veprimtaritë e NATO-s në rajon.
Aktiviteti ushtarak në Arktik paraqet një rrezik në rritje, thotë analistja e Arktikut Katarina Kertysova.
“Në mungesë të dialogut mes ushtarakëve ose të një forumi të përshtatshëm ku të mund të diskutohen shqetësime të tilla, po rriten gjasat e kalkulimit të gabuar, keqkuptimit apo një shkallëzimi aksidental,” thotë analistja.
Rusia thotë se dëshiron ta përdorë kryesinë e saj për t’u përqëndruar në zhvillimin e qëndrueshëm, në mbrojtjen e komuniteteve autoktone në Arktik dhe në çështjen e ndryshimit të klimës.
Shkencëtarët thonë se Arktiku po ngrohet dy herë më shpejt se rajonet e tjera dhe efektet janë dramatike. Në verën e vitit 2020, Siberia u prek nga një valë zjarresh shkatërrimtare. Shkrirja e shtresës nëntokësore të permafrostit, u fajësua për një rrjedhje të madhe nafte në Arktikun rus.
?Rusia e pranon që ka një problem. Por ajo i përqendron përpjekjet e saj tek përshtatja me kushtet e reja dhe jo tek strategjitë për të zbutur shkaqet e tyre,? thotë analistja Katarina Kertysova.
Në periferitë e takimit të nivelit të lartë të mërkurën, Sekretari Blinken zhvilloi një takim me homologun e tij rus Sergei Lavrov. Ai tha se Shtetet e Bashkuara kërkojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me Rusinë, duke shtuar se Uashingtoni do të kundërpërgjigjej nëse, siç tha ai, ?Rusia vepron në mënyrë agresive kundër nesh, partnerëve dhe aleatëve tanë.?
“Megjithatë, ka shumë fusha ku interesat tona kryqëzohen dhe mbivendosen dhe ne besojmë se mund të punojmë së bashku e t?i çojmë më tej këto interesa, pavarësisht nëse fjala është për COVID-in dhe pandeminë, luftën kundër ndryshimeve të klimës, programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut, apo Afganistanin,? tha Sekretari Blinken.
Zoti Lavrov u përgjigj:
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë të gjitha çështjet pa përjashtim, por nën premisën që diskutimi të jetë i sinqertë, me faktet në tryezë, dhe natyrisht në bazë të respektit të ndërsjellë.”
Ky diskutim mund të zhvillohet në nivelin më të lartë, me një samit midis Presidentit amerikan Joe Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin të propozuar për javët e ardhshme. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për një takim të tillë./ VOA
Hungaria duket se e ka fituar betejen me valen e tretë të pa...
Rriten shpresat për fundin e dhunës në Lindjen e Mesme, pas ...
Presidenti Joe Biden përshëndeti të enjten armëpushimin që p...
DUBAI, Emiratet e Bashkuara Arabe (AP) – Në këtë luftë të ka...
Izraeli dhe Hamasi do të ndërpresin zjarrin mes tyre duke fi...
Konflikti izraelito-palestinez nuk po jep shenja zbutjeje. D...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten u ka dërguar ...
Në Bashkimin Evropian janë duke bërë përpjekje maksimale që ...
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e ambasadorëve t...
Dymbëdhjetë shefa të misioneve diplomatike të Kosovës, janë ...
Në komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk ka qendra të hapur...
Sipas sugjerimeve të BE, njerëzit të cilët kanë marrë vetëm ...
Disa mite na kthejnë shumë vite prapa.Ky mit – nëse do të mu...
Diplomatët më të lartë nga administrata e Presidentit Biden ...
Bryce Wettstein është një 16-vjeçare e talentuar nga Kalifor...
Zyrtarë të lartë të disa vendeve kanë thënë se është shënuar...
Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e ...
Ministria e Jashtme e Kosovës i ka propozuar presidentes së ...
Presidenti Joe Biden vizitoi një fabrikë të makinave elektri...
Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...