SHBA, ritmi i lindjeve në nivelin më të ulët në rreth 50 vjet
Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e ...
Presidenti Joe Biden vizitoi një fabrikë të makinave elektrike në Miçigan të martën, ku promovoi planin e tij prej 174 miliardë dollarësh për këto lloj automjetesh, duke e vënë atë në kontekstin e konkurrencës kundër Kinës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës pranë Shtëpisë së Bardhë Patsy Widakuswara njofton.
Presidenti Joe Biden, i apasionuar pas makinave, provoi të martën kamion elektrik F-150 të kompanisë Ford në pistën e testimit në Diërborn të Miçiganit.
Para provës, zoti Biden pa nga afër punën për prodhimin e kamionit, automjeti më i fundit elektrik që prodhuesi amerikan i automobilave shpalos të mërkurën.
?E ardhmja e industrisë së automjeteve janë makinat elektrike. Nuk ka kthim mbrapa?, tha presidenti.
Presidenti vizitoi fabrikën e automjeteve elektrike të kompanisë Ford dhe argumentoi ndihmën prej 174 miliardë dollarësh në shpenzime qeveritare që ka premtuar për të përshpejtuar kalimin tek automjetet elektrike, duke përfshirë kreditë e taksave dhe stimuj të tjerë për ti nxitur amerikanët të qëndrojnë larg automjeteve konvencionale.
Biden po e paraqet shtytjen e tij në dritën e konkurrencës me Kinën – aktualisht lideri botëror në prodhimin e automjeteve elektrike, si dhe tregu më i madh dhe me rritjen më të shpejtë.
“Sot, Kina ka shkallën më të lartë të prodhimit se të gjitha vendet e tjera. Dhe ata po e përdorin këtë epërsi për të prodhuar këto bateri, jo vetëm në Kinë, por po i bëjnë ato në Gjermani dhe në Meksikë. Ata po eksportojnë makina elektrike nëpër botë, duke synuar tregun amerikan. Dhe mendojnë se do të fitojnë. Por kam diçka për t?u thënë. Nuk kanë për ta fituar këtë garë“.
Sipas firmës kërkimore ?LMC Automotive?, kompanitë amerikane të automobilave janë në rrugën e duhur për të prodhuar 1.4 milionë makina elektrike në vit deri në vitin 2028, por Kina do të prodhojë mbi tetë milionë makina elektrike në vit deri atëherë. Një arsye përse Kina ka dominuar këtë industri është për shkak të mbështetjes së konsiderueshme të qeverisë.
“Dhe pastaj vijnë pengesat e pakta tregtare, që lejuan Kinën të eksportojë këto produkte në Shtetet e Bashkuara. Dhe kombinimi i këtyre dy faktorëve i jep Kinës atë që administrata Biden e sheh si një avantazh të padrejtë. Administrata Biden po ndërmerr hapa siç kanë bërë administratat e mëparshme amerikane, në përpjekje për t’i bllokuar të dyja këto avantazhe“, thotë Timothy Meyer me Universitetin Vanderbilt.
Në aspektin e brendshëm, plani i Bidenit përfshin përpjekje për të bindur sindikatat e punonjësve të automobilëve se më shumë makina elektrike do të sjellin punë me paga më të mira.
?Politikisht, është një plan shumë popullor që mbështetet ndoshta në nivelin 60-70% nga njerëzit e zakonshëm. Kjo do të thotë se ka mbështetjen e punëtorëve republikanë, të zyrtarëve lokalë republikanë, si dhe demokratëve dhe të pavarurve. Pra, është diçka që ka shumë energji politike?, thotë Harley Shaiken me universitetin e Kalifornisë.
Nxitja e presidentit për makinat elektrike është pjesë e planit të tij prej 2 trilionë dollarësh të infrastrukturës, që aktualisht po debatohet në Kongres./ VOA
Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e ...
Presidenti Joe Biden i bëri sot thirrje Kryeministri izraeli...
Radio Evropa e Lirë e ka paditur Rusinë në Gjykatën Evropian...
Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën për të l...
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka kërkuar falje për përfsh...
Nxënësit e tri shkollave të mesme të kryeqytetit të Kosovës,...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një preza...
Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëm...
Më shumë se 90 njerëz u zhdukën, pasi anija me të cilën lund...
Është rritur në Shtetet e Bashkuara niveli i krimeve të urre...
Së paku 6,000 migrantë arritën të martën në qytetin Ceuta të...
Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i kërkoi ndjesë...
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut tha se ...
Izraeli kreu një valë sulmesh ajrore mbi, siç tha, militantë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, shprehu të hën...
Atmosfera në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor do t...
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se ...
Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka dalë në një ...
Presidentët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe at...
Amerikanët po përballen me udhëzime të reja nga Qendrat për ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...