Maqedonia e Veriut shpall person të padëshirueshëm një diplomat rus
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut tha se ...
Presidenti i Republikës Çeke, Millosh Zeman, i kërkoi ndjesë të martën presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për bombardimet e NATO-s të vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës. Presidenti Zeman, një ish-kryeministër i majtë, u zgjodh për herë të parë president në vitin 2013, është i njohur për qëndrimin e tij pro-rus dhe mbështetjen për lidhje më të afërta me Kinën.
Ai priti të martën në Pragë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe në fillim të takimit tha se Serbia është mik i Çekisë dhe këtë e ka dëshmuar edhe në vitin 1938 edhe në vitin 1968, duke ju referuar situatës para Luftës së Dytë Botërore dhe invadimit sovjetik të para 53 vitesh.
“Në ju falënderuam me bombardime. Prandaj me këtë rast në emrin tim kërkoj ndjesë për bombardimin e Jugosllavisë së atëhershme. Ishte gabim. Si njeri kërkoj ndjesë nga populli serb. Tërë kohën më ka munduar kjo gjë?, tha presidenti çek, i cili ishte kryeministër në kohën e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe.
Ai tha se kishte bërë përpjekje për të parandaluar fushatën e bombardimeve por nuk kishte gjetur mbështetje tek aleatët.NATO-ja ndërmori një fushatë bombardimesh më 24 mars të vitit 1999 e cila vazhdoi deri më 10 qershor duke u dhënë fund luftës gati dyvjeçare.
Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur. Nëntë vjet pas asaj ndërhyrjeje Kosova shpalli pavarësinë e cila është njohur nga mbi 100 vende të botës, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj, Rusia. Republika Çeke e njohu Kosovën në maj të vitit 2008.
Më 11 shtator të vitit 2019 presidenti çek, Zeman tha në Beograd se do të diskutojë me ekspertët kushtetues të vendit të tij, mundësinë e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, një veprim që nuk përkon me postin kryesisht ceremonial të tij. Pak kohë më pas zyrtarët më të lartë kushtetues të Çekisë, refuzuan propozimin e tij.
Ministria çeke e punëve të Jashtme tha atëbotë se njohja e Kosovës ishte ?njohje de jure, pra njohje e plotë dhe përfundimtare e shtetit në kushtet e së drejtës ndërkombëtare. Republika Çeke gjithashtu, nuk ka anuluar kurrë njohjen e ndonjë shteti në praktikën e saj?. VOA
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut tha se ...
Izraeli kreu një valë sulmesh ajrore mbi, siç tha, militantë...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, shprehu të hën...
Atmosfera në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor do t...
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se ...
Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka dalë në një ...
Presidentët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe at...
Amerikanët po përballen me udhëzime të reja nga Qendrat për ...
Izraeli tha se sulmet e tij ajrore kanë vrarë një komandant ...
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë që të shfuqizojë Lig...
Autoritet indiane po marrin masa ndaj ciklonit Tauktae, që p...
Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus u konfirmuan...
Ushtria izraelite ndërmori një valë sulmesh ajrore mëngjesin...
Parrulla antihebreje dhe sulme ndaj sinagogave. Skenat që ka...
Në Brdo të Sllovenisë, ka përfunduar samiti i shefave të sht...
Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Or...
Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara UNICEF ka kërkuar...
Kancelarja amerikane Angela Merkel do të zhvillojë pasditen ...
“Radikal islamik” – kjo fjalë kyçe përdoret rregullisht në d...
Në pjesën veriore të Indisë policia ka nisur hetimet pas zbu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...