OBSH/ “Puna me orar të zgjatur rrit rrezikun e vdekjes”
Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Or...
Në Brdo të Sllovenisë, ka përfunduar samiti i shefave të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që është në kuadër të nismës së përbashkët të Sllovenisë dhe Kroacisë Bërdo Brion. Kjo nismë ka për qëllim të ndihmojë vendet e rajonit në procesin e integrimeve evropiane.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është larguar para përfundimit të samitit, me arsyetimin se ka takime në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai citohet t?u ketë thënë gazetarëve serbë se nuk ka pranuar që në konkluzat e takimit, të përmendet mosndryshimi i kufijve në rajon, pa u përfshirë edhe kërkesa e Serbisë, që kjo të nënkuptojë ?mosndryshimin e kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara?, që sipas tij, nuk është pranuar nga presidentja e Kosovës.
Vuçiq ka insistuar se Kosova është ?pjesë e Serbisë? dhe se ?me shpalljen e pavarësisë së Kosovës po ashtu nuk është respektuar parimi i mosndryshimit të kufijve?.
Në takim morën pjesë presidentja e Kosovës, Vosa Osmani-Sadriu, krahas kolegëve nga shtetet tjera të rajonit, presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, Stevo Pendarovskit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiqit të Serbisë ndërsa nga Bosnja e Hercegvoina janë ftuar të tre anëtarët e presidencës kolektive të këtij shteti, Shefik Xhaferoviq, Zheljko Komshiq dhe Millorad Dodik.
Para samitit në Bërdo, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka zhvilluar disa vizita përgatitore nëpër vendet e rajonit. Ai dje (16 maj) në Bled të Sllovenisë ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e Kroacisë, Zoran Millanoviq, bashkëkryesuesin e samitit të sotëm.
Millanoviq ka thënë se qëllimi i takimit është që t’u ndihmohet fqinjëve që ?sa më shpejtë dhe sa më lehtë, nëse është e mundur, të hyjnë në Bashkimin Evropian?.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka thënë në prag të takimit se me rëndësi të madhe është që të formohet një qëndrim i përbashkët për zgjerim më të shpejtë të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe në të njëjtën kohë edhe qëndrimi për reforma që duhet t’i kryejnë këto vende për ta arritur këtë qëllim.
?Nëse do të kemi sukses në këtë drejtim do të jetë një arritje dhe një shpërblim për kurajon e këtij procesi, pasi shumica e liderëve nga rajoni para dhjetë vjetësh nuk kishin fare raporte dhe nuk bisedonin mes vete?, ka thënë, Pahor duke paralajmëruar se do të ketë biseda të hapura në këtë samit.
Ai ka shprehur bindjen se konkluzat që do të miratohen do të jenë një hap i madh përpara në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Sipas draftit të kësaj deklarate të përbashkët, do të bëhet ftesë për një qasje të përbashkët në procesin e zgjerimit të BE-së. Po ashtu edhe për bashkëpunim më të madh mes vendeve të rajonit.
Gjatë ditës, në margjina të samitit në Bërdo, do të zhvillohen edhe një varg takimesh bileterale.
Presidentja e Kosovës, Osmani u takua me homologun e saj kroat, Zoran Millanoviq, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, veçmas në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
?Temat që do të diskutohen në takimin në Bërdo afër Kranjit janë: rëndësia e procesit Bërdo-Brijoni në 10- vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE-së, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor?, thuhet në komunikatën e Zyrës së presidentes së Kosovës.
Presisndetja e Kosovës do të takohet me homologët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.REL
Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Or...
Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara UNICEF ka kërkuar...
Kancelarja amerikane Angela Merkel do të zhvillojë pasditen ...
“Radikal islamik” – kjo fjalë kyçe përdoret rregullisht në d...
Në pjesën veriore të Indisë policia ka nisur hetimet pas zbu...
Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 14 viktima nga C...
Në Britani, Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha të die...
Autostradat në Kosovë vazhdojnë të jenë pa pagesë, kurse ato...
Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se 33 persona humb...
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si paso...
Organizata për Bashkëpunim Islamik ka zhvilluar një takim ur...
Prej disa ditësh ka nisur një konflikt ndërmjet Izraelit dhe...
Prej disa ditësh ka nisur një konflikt ndërmjet Izraelit dhe...
Ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi masën e izolimit t...
Grupi militant Hamas që udhëheq me Rripin e Gazës ka marrë m...
Mediat greke raportojnë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua të shtun...
Për të tretën ditë radhazi India ka shënuar një rritje të nu...
Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tr...
Policia franceze përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...