Përplasjet Palestinë-Izrael/ Shkon në 33 numri i viktimave në Gaza
Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se 33 persona humb...
Autostradat në Kosovë vazhdojnë të jenë pa pagesë, kurse ato mirëmbahen nga buxheti i shtetit. Në buxhetin e Kosovës për vitin 2021, për mirëmbajtjen e rrugëve janë ndarë mbi 19 milionë euro. Ndërkohë, pagesa e udhëtarëve në autostradat në Evropë, por edhe në rajon, tashmë është një rregull i zakonshmën.
Vënia e taksave për shfrytëzimin e autostradave, në të kaluarën ishte thënë se do të bëhet për arsye të menaxhimit dhe mirëmbajtjes nga sektori privat, për shkak të kostove të papërballueshme për buxhetin e shtetit.
Por, tetë vjet nga lëshimi në qarkullim i autostradës që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe dy vjet nga përfundimi i autostradës që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut, në to qarkullohet pa pagesë.
Lidhur me procesin e dhënies me koncesion të autostradave, Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur për publikun ndonjë plan të detajuar.
Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Ministrinë e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, për të marrë informacione lidhur me këtë temë, por nga ky institucion kanë kthyer përgjigje.
Po ashtu, edhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, lidhur me këtë çështje.
Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, profesor në Kolegjin UBT, thotë se kriteret teknike të autostradave në Kosovë nuk janë plotësuar dhe nuk mund të bëhet përcaktimi i pagesës për autostradë.
?Autostradat tona ende nuk janë të pranuara teknikisht, nuk i plotësojnë të gjitha kriteret, pasi që iu mungojnë pushimoret. Nuk mund të bëhet një pagesë, për shembull 3 euro, derisa drejtuesi i automjetit nuk ka ku të ndalet të pushojë për nevoja të veta. Këto janë elementet teknike që ne i përkufizojmë tek autostradat. Këto janë detaje dhe kritere që nuk janë plotësuar?, thotë Dedaj për Radion Evropa e Lirë.
Që nga paslufta e deri në vitin 2020, janë bërë investime kapitale në ndërtimin e rrugëve në Kosovë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vend janë 137 kilometra autostradë.
Autostrada që lidh Kosovën më Shqipërinë, e quajtur ?Ibrahim Rugova?, ka kushtuar mbi 700 milionë euro. Ndërkaq, autostrada Prishtinë ?Shkup, e quajtur ?Arbën Xhaferi?, me gjatësi prej 55 kilometrash, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 600 milionë euro.
Të gjitha vendet e rajonit kanë një taksë specifike për autostradat, taksë e cila shërben për mirëmbajtjen e rrugës. Kjo taksë ndryshon nga shteti në shtet.
Sipas faqes zyrtare tolls.eu, e cila tregon të gjitha çmimet që duhet të paguhen në çdo autostradë në vendet e rajonit dhe me gjerë, çmimet e taksës për autostradë, përcaktohen sipas lartësisë së automjetit.
Në Shqipëri, në autostradën, Milot ? Morinë, që njihet si ?Rruga e Kombit?, e që ka gjatësi prej 128 kilometrash, pagesa për motoçikleta është 2.50 euro, ndërsa për vetura 5 euro. Autostrada Beograd ? Preshevë, me gjatësi 350 kilometra, për motoçikleta kushton 6.2 euro, ndërsa për vetura, taksa është 12.4 euro.
Për autostradat në Maqedoninë e Veriut, çmimet fillojnë nga 1.3 euro deri në 4.36 euro, varësisht nga kilometrat e autostradës.
Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili drejtoi këtë ministri më 2018- 2019, në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se kishin nisur ta bënin një studim të fizibilitetit, por që kishte mbetur në gjysmë.
Autostradat, thotë ai, kishin menduar t?i bënin me pagesë, pasi që ato duhet të mirëmbahen.
?Çdo shtet që pretendon që të ketë një zhvillim ekonomik apo zhvillim të korridoreve, duhet të investojë në infrastrukturë. Por, ajo që vlen të theksohet është që infrastruktura duhet të mirëmbahet. Unë kam menduar që autostradat të bëhen me pagesë, por pas dorëheqjes së Qeverisë Haradinaj, ky proces ka ngecur?, thotë Lekaj.
Infrastruktura rrugore, kryesisht ka mbizotëruar investimet në Kosovë këto vitet e fundit. Përveç autostradave, investime të mëdha janë përqendruar edhe në ndërtimin e rrugëve lokale e magjistrale.
Përqindja më e madhe e buxhetit të Kosovës, zakonisht ishte ndarë pikërisht për ndërtimin e autostradave.
Kosova ka një infrastrukturë të mirë rrugore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës të vitit 2020, nga gjithsej 2,378.7 kilometra rrugë, 2,210.7 kilometra apo 96.6 për qind janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 81 kilometra apo 3.4 për qind e rrugëve janë të paasfaltuara./rel
Ministria e Shëndetësisë së Gazës njoftoi se 33 persona humb...
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën si paso...
Organizata për Bashkëpunim Islamik ka zhvilluar një takim ur...
Prej disa ditësh ka nisur një konflikt ndërmjet Izraelit dhe...
Prej disa ditësh ka nisur një konflikt ndërmjet Izraelit dhe...
Ministria e Brendshme e Turqisë shfuqizoi masën e izolimit t...
Grupi militant Hamas që udhëheq me Rripin e Gazës ka marrë m...
Mediat greke raportojnë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua të shtun...
Për të tretën ditë radhazi India ka shënuar një rritje të nu...
Masakra e Tivarit e vitit 1945 cilësohet ndër ngjarjet më tr...
Policia franceze përdori gaz lotësjellës për të shpërndarë t...
Analistë amerikan dhe evropian thanë se nxitja e hakmarrjes ...
Mes Izraelit dhe grupit palestinez islamik Hamas është ndezu...
Britania po dërgon zyrtarë të shëndetit publik, të mbështetu...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi ...
Duket se luftimet që po zhvillohen mes Hamasit dhe Izraelit ...
Ditët e fundit, në Indi, autoritetet shëndetësore dhanë alar...
Gjithçka dukej shumë mirë. Britania e Madhe po udhëhiqte jo ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar shtet...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...