BE rrit përpjekjet për të nisur negociatat me Shkupin dhe Tiranën
Në Bashkimin Evropian janë duke bërë përpjekje maksimale që ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhajt të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit thuhet se takimet planifikohet të mbahen javën e ardhshme dhe ?do të jenë në shërbim të bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Kosovës?.
Në njoftim nuk përmendet në mënyrë të veçantë çështja e dialogut me Serbinë, mirëpo Kurti disa herë e ka theksuar se nuk do të zhvillojë takimet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, pa u konsultuar me spektrin politik në Kosovë.
Në muajin qershor pritet të mbahet një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Duam dialog të përgatitur mirë, parimor, si palë të barabarta, në të cilën, natyrisht, thelbi është ai që tashmë e ka thënë edhe presidenti i ri amerikan, Joe Biden, por edhe shumë liderë të tjerë botërorë se zgjidhja e ka emrin në formën e togfjalëshit: njohja reciproke. Pra, as Serbia s?e njeh Kosovën, por as Kosova s?e njeh Serbinë dhe njohja reciproke është ajo që do të kontribuonte shumë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në Ballkan?, ka thënë Kurti darkës së punës së udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel më 18 maj.
Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 19 maj në Pragë të Çekisë, se është i gatshëm të takohet me Kurtin nga mesi i muajit qershor.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur dhjetë vjet më parë. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Më 30 prill, zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, parti këto politike opozitare në Kuvendin e Kosovës, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se procesin e dialogut politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta përcjellin me kujdes, por nuk kanë thënë nëse zyrtarët e tyre do të jenë pjesë e delegacionit të Kosovës në dialog.
Nga ana tjetër, Grupi për Ballkan (BPRG), Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Norvegjisë, tashmë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, i cili përcakton modalitetet për angazhimin e ekspertëve të jashtëm për procesin e dialogut me Serbinë dhe agjendave tjera që ndërlidhen me dialogun. REL
Në Bashkimin Evropian janë duke bërë përpjekje maksimale që ...
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e ambasadorëve t...
Dymbëdhjetë shefa të misioneve diplomatike të Kosovës, janë ...
Në komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk ka qendra të hapur...
Sipas sugjerimeve të BE, njerëzit të cilët kanë marrë vetëm ...
Disa mite na kthejnë shumë vite prapa.Ky mit – nëse do të mu...
Diplomatët më të lartë nga administrata e Presidentit Biden ...
Bryce Wettstein është një 16-vjeçare e talentuar nga Kalifor...
Zyrtarë të lartë të disa vendeve kanë thënë se është shënuar...
Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e ...
Ministria e Jashtme e Kosovës i ka propozuar presidentes së ...
Presidenti Joe Biden vizitoi një fabrikë të makinave elektri...
Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e ...
Presidenti Joe Biden i bëri sot thirrje Kryeministri izraeli...
Radio Evropa e Lirë e ka paditur Rusinë në Gjykatën Evropian...
Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën për të l...
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka kërkuar falje për përfsh...
Nxënësit e tri shkollave të mesme të kryeqytetit të Kosovës,...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një preza...
Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...