Largimi ambasadorëve politikë, “vendim i domosdoshëm”
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e ambasadorëve t...
Në Bashkimin Evropian janë duke bërë përpjekje maksimale që deri në fund të muajit qershor të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Për të dyja shtetet, çështja e hapjes së negociatave ka ngelur në Këshillin e BE-së ku Bullgaria ka bllokuar miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë, disa shtetet tjera, nuk kanë dashur që të miratohet as ajo për Shqipërinë.
Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje dhe rrugëdalje nga kjo situatë Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë, Augusto Santos Silva, në emër të Presidencës së radhës së BE-së dhe Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësisë, Oliver Verhelyi, të premten me 21 maj do të vizitojnë Sofjen dhe Shkupin.
Ata, sipas njoftimeve nga presidenca portugeze, do të bisedojnë me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, si dhe kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi.
Pastaj do të shkojnë në Shkup për të biseduar me presidentin e Maqedonisë së Veriut ku do të kenë biseda në nivel të njëjtë, me presidentin, Stevo Pendarovski, kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm dhe të çështjeve evropiane.
?Nisja zyrtare e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një prioritet kyç për BE-në dhe konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja këto vende duhet të zhvillohet sa më shpejtë pasi të miratohet korniza negociuese nga ana e Këshillit?, ka thënë në një njoftim presidenca portugeze e BE-së.
Edhe burimet diplomatike nga disa shtete të rëndësishme të BE-së kanë thënë se po bëjnë ?përpjekje maksimale? për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se po synojnë si afat për këtë fundit e muajit qershor, kur edhe skadon presidenca portugeze e BE-së.
Ka pasur edhe ide që, nëse Bullgaria nuk heq veton për Shkupin, negociatat të hapen vetëm me Shqipërinë. Por, disa shtete, në këtë moment, nuk duan një skenar të tillë duke insistuar se të dyja shtetet, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian i kanë përmbushur të gjitha kriteret dhe me të dyja duhet të hapen negociatat.
Por, burimet diplomatike thonë se heqja e pengesave nga ana e Bullgarisë nuk është e lehtë pasi në këtë shtet pritet të zhvillohen edhe një herë gjatë verës zgjedhjet e jashtëzakonshme. Në këto rrethana është edhe më e vështirë të arrihet ndonjë kompromis.
Në pjesën e dytë të vitit të shkuar Gjermania kishte bërë përpjekje për të siguruar nisjen e negociatave me këto dy shtete kandidate por nuk kishte pasur sukses. Presidenca Gjermane kishte shprehur keqardhje dhe frustrim për një situatë të tillë.
Çështja e zgjerimit të BE-së pritet të jetë në rend dite në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së në nivel ministrash me 22 qershor. Deri atëherë në BE thonë se do të bëjnë përpjekje që të ketë rezultate konkrete në mënyrë që të kthehet besimi në këtë proces./rel
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e ambasadorëve t...
Dymbëdhjetë shefa të misioneve diplomatike të Kosovës, janë ...
Në komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk ka qendra të hapur...
Sipas sugjerimeve të BE, njerëzit të cilët kanë marrë vetëm ...
Disa mite na kthejnë shumë vite prapa.Ky mit – nëse do të mu...
Diplomatët më të lartë nga administrata e Presidentit Biden ...
Bryce Wettstein është një 16-vjeçare e talentuar nga Kalifor...
Zyrtarë të lartë të disa vendeve kanë thënë se është shënuar...
Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e ...
Ministria e Jashtme e Kosovës i ka propozuar presidentes së ...
Presidenti Joe Biden vizitoi një fabrikë të makinave elektri...
Të dhënat e reja tregojnë se niveli i lindjeve në Shtetet e ...
Presidenti Joe Biden i bëri sot thirrje Kryeministri izraeli...
Radio Evropa e Lirë e ka paditur Rusinë në Gjykatën Evropian...
Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën për të l...
Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka kërkuar falje për përfsh...
Nxënësit e tri shkollave të mesme të kryeqytetit të Kosovës,...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në një preza...
Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëm...
Më shumë se 90 njerëz u zhdukën, pasi anija me të cilën lund...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...