Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si elektoratit gjerman, ashtu edhe botës. I drejtohej si Të Gjelbërve konkurentë në sondazhe, po ashtu përcaktonte ai linjën e politikës gjermane përballë ish-rivalëve brendapartiakë, si p.sh. Friedrich Merz-it.
CDU-ja, ndryshe nga Të Gjelbrit, nuk e ka paraqitur ende programin zgjedhor. Kështu që pozicionimet e Laschet-it në politikën e jashtme mund të shihen edhe si hapi i parë në programin zgjedhor të kësaj partie.
Në fjalën që mbajti në Fondacionin Konrad Adenauer, Armin Laschet-i u përqëndrua në temat që u interesojnë aktualisht gjermanëve në politikën e jashtme: në raportin e Gjermanisë me Bashkimin Evropian dhe botën pas pandemisë; në qëndrimin ndaj Rusisë dhe Kinës; në investimet ushtarake të Gjermanisë.
Si politikan i Realpolitikës, Laschet-i ndihet komod në këto tema edhe ndaj Të Gjelbërve, të cilët nuk janë krejt të lirë nga disa korniza ideologjike. Në politikën e jashtme ai ka mundësinë të jetë më i qartë se kandidatja e Gjelbër për kancelare, Analena Baerbock. Dhe se socialdemokratët, me kandidat për kancelar Olaf Scholz-in.
Rrethana të reja për politikën e jashtme gjermane
Në sondazhin e fundit të para tre ditëve të Institutit Insa, CDU/CSU-ja merr 25 përqind të votave, Të Gjelbrit 24%, ndërsa Socialdemokratët 16 %. Rrethana të reja për politikën e jashtme gjermane
Laschet-i mbështet politikën e jashtme të kancelares Merkel, të zhvilluar më tej. Këtë politikë e mbështesin, në fakt, edhe shumica e gjermanëve. Por Lascheti shikon të nevojshme nisjen e një “dekade modernizimi” për Gjermaninë – që të ruajë aftësinë për veprim.
Ai evidentoi se kanë ndryshuar me themel kushtet për politikën e jashtme gjermane. Kjo ka të bëjë edhe me forcimin e Kinës. Lascheti e mbështet marrëveshjen e investimeve të BE me Kinën. Por Kinën ai e quajti njëkohësisht “konkurente, rivale dhe partnere”. Ky karakterizim është i ngjashëm me atë që kanë bërë së fundi për Kinën SHBA.
Qasje e re me instrumenta të rinj: një Këshill Kombëtar i Sigurisë
Rrethanave të reja Gjermania duhet t’u përgjigjet me një qasje të re. Kjo është e nevojshme që t’u rezistojë më mirë goditjeve shokuese nga jashtë, sulmeve kibernetike dhe krizave ekonomike. Lascheti mendon se Gjermania duhet “të bëhet më strategjike”. Të hartojë strategji kombëtare, të cilat të miratohen nga një bazë e gjerë.
Nga njëra anë kjo do ta lejojë Gjermaninë të veprojë më shpejt, pasi me to do të parashikohen më mirë zhvillimet. Nga ana tjetër, me to do të bindet më mirë populli për angazhimet gjermane në botën e sotme, që është e ndryshme nga bota në të cilën është zhvilluar deri sot Gjermania. Si prioritet të parë ai përcaktoi ngritjen e një Këshilli Kombëtar të Sigurisë, që të jetë i vendosur në Zyrën Kancelarore.
Kandidati konservator për kancelar tha se “në momente vendimtare, vendi ynë ka nevojë për ekspertizën e gjithë qeverisë, duke përfshirë shërbimet e inteligjencës. Dhe të gjithë ata duhet të ulen në të njëjtën tavolinë”.
Ky Këshill do të përcaktojë p.sh. se cilat janë krizat e mëdha që përvijohen dhe si duhet reaguar. Pjesëtarë të Këshillit do të jenë aktorë të rëndësishëm, nga ekzekutivi, landet federale, shërbimet e inteligjencës. Këshilli do të zhvillojë një strategji kombëtare, të cilën do t’ia paraqese edhe Bundestagut. Strategjia do të hartohet në vitin e parë të legjislaturës dhe do të rishikohet në vitin e tretë.
Gjermania ka aktualisht një Këshill Federal të Sigurisë. Por ai është i kufizuar në disa ministri dhe mblidhet vetëm për çështje të caktuara.
“Bërthama e Evropës? dhe investimet ushtarake
Armin Lascheti u shpreh qartë që Gjermania është një vend i fuqishëm. Dhe në përputhje me këtë duhet të shpenzojë dy përqind të Produktit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, në mënyrë që Nato-ja të mbetet “në gjendje të veprojë”.
Ai thumboi Të Gjelbrit kur tha se kush lëshon teza “të mjegullta” për këtë, nuk i plotëson kërkesat për kancelar. Kandidatja për kancelare e Të Gjelbërve, Analena Baerbock e ka quajtur “absurde” lidhjen e shpenzimeve ushtarake me Produktin Kombëtar Bruto. Ajo ka thënë se në rast fitoreje do të negociojë për këtë me Presidentin Biden. Kandidatja e Gjelbër kërkon ?një kapitull të ri”. Si ?kompensim të barrës në NATO? ajo përfytyron ngritjen e një “qëndre të mbrojtjes kibernetike?.
Kandidati konservator Laschet kërkon më tej edhe “një bërthamë të Evropës në politikën e jashtme”. Me këtë ka parasysh një grup vullnetar shtetesh të BE, që mund të mbështeten te Gjermania dhe Franca, të mbështeten në bashkëpunimin për të cilin janë dakorduar këto dy shtete në Traktatin e Ahenit.
Qëndrimi ndaj Rusisë: konfirmim i politikës aktuale gjermane
Kjo bërthamë e Evropës mund të merret edhe me çështje armatimi dhe të politikës ushtarake. Kur t’i kërkojnë Gjermanisë mbështetje, ajo duhet ta ofrojë, tha Lascheti. Qëndrimi ndaj Rusisë: konfirmim i politikës a Armin Lascheti tha se “nuk do të ndryshoj gjë në politikën e deritashme gjermane ndaj Rusisë”. Sipas tij, në rastin e Ukrainës, formati i Normandisë pengoi që lufta të shpërthente gjerësisht.
Ai kujtoi se “Rusia është fqinjë e Evropës”, se është partnere në shumë çështje, si p.sh. në politikën e klimës. Por nga ana tjetër, tha se sanksionet kundër Rusisë janë “të justifikuara”, sepse “zhvendosja e kundraligjshme e kufijve” është “e papranueshme”. Pushtimin e Krimesë ai e quajti “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Si i tillë, ai “nuk duhet të njihet”nga Evropa dhe Gjermania. Qëndrimi gjerman “do të jetë solidar me Shtetet Baltike”, kur ato ndihen të kërcënuara nga Rusia.
Përsa i përket projektit të gazsjellësit Nord Stream 2, që do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani dhe në Evropë, Lascheti shprehu mbështetjen e tij. Ai tha se e quan “të drejtë qëndrimin e qeverisë gjermane, që ia dha të gjitha licensat projektit.” Por, pranoi se duhet shtruar pyetja se “cilat janë pasojat gjeopolitike (të projektit) ndaj Ukrainës?” Ai kërkoi që “ne të sigurohemi, që Ukraina të mos ndëshkohet?.
Të Gjelbrit e kundërshtojnë prerazi Nord Stream 2. Ata kanë deklaruar se po të vijnë në pushtet do të kërkojnë moratorium për këtë projekt në prag të përfundimit. Rezervat e tyre ushqehen nga shqetësimi për kli Një evropian emocional
Armin Lascheti është një politikan emocional për Evropën. Si qeveria aktuale edhe ai e mbron multilateralizmin. Ai ka shprehur disa herë gatishmërinë për të rishqyrtuar idetë e francezëve për Evropën.
Kandidati për kancelar tha se hyrja në borxhe, e të gjitha shteteve të BE për të ndihmuar shtetet më të goditura nga Covid-19, ishte një hap epokal. E quajti ?hap të duhur” Fondin e Rindërtimit të dalë nga iniciativa e Merkelit dhe e Macronit. Por ai e kundërshtoi me një “jo? të qartë idenë franceze për ta kthyer instrumentin e borxheve të përbashkëta në një instrument të përhershëm të Bashkimit Evropian.
Lascheti kujtoi se ?gjermanët janë më të fortë, kur janë edhe të tjerë të fortë”. Në Gjermani janë të ndërgjegjshëm, për një element themelor: “se tregu i përbashkët mund të funksionojë vetëm kur janë të fortë edhe Spanja, edhe Greqia, edhe Portugalia, Italia dhe Franca”.
Prandaj, për kandidatin e CDU-së për kancelar, Fondi i Rindërtimit duhet të mbushet me jetë, në gjashtë vitet e ardhshme: “për të nxitur një dinamikë të re”, “jo për të mbyllur boshllëqe diku”.mën, si edhe nga pasojat gjeopolitike të projektit.ktuale gjermane.
Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim të enjten,...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesë...
Spanja do t’iu mundësojë të gjithë udhëtarëve të vaksinuar q...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK)...
Në samitin e kësaj jave të Këshillit të Arktikut në Islandë,...
Hungaria duket se e ka fituar betejen me valen e tretë të pa...
Rriten shpresat për fundin e dhunës në Lindjen e Mesme, pas ...
Presidenti Joe Biden përshëndeti të enjten armëpushimin që p...
DUBAI, Emiratet e Bashkuara Arabe (AP) – Në këtë luftë të ka...
Izraeli dhe Hamasi do të ndërpresin zjarrin mes tyre duke fi...
Konflikti izraelito-palestinez nuk po jep shenja zbutjeje. D...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten u ka dërguar ...
Në Bashkimin Evropian janë duke bërë përpjekje maksimale që ...
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e ambasadorëve t...
Dymbëdhjetë shefa të misioneve diplomatike të Kosovës, janë ...
Në komunat me shumicë serbe në Kosovë nuk ka qendra të hapur...
Sipas sugjerimeve të BE, njerëzit të cilët kanë marrë vetëm ...
Disa mite na kthejnë shumë vite prapa.Ky mit – nëse do të mu...
Diplomatët më të lartë nga administrata e Presidentit Biden ...
Bryce Wettstein është një 16-vjeçare e talentuar nga Kalifor...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...