BE bie dakord për sanksione ndaj Bjellorusisë
Bashkimi Evropian ra dakord të hënën që të vendosë sanksione...
Politikanë të njohur nga e gjithë bota shprehen të zemëruar për uljen e detyruar të avionit Ryanair, dhe arrestimin e blogerit Roman Protasevitsh. Por kur do vijnë sanksionet që dhembin pyet Miodrag Soric.
Tani kërkohen vepra dhe jo më fjalë. Krerët e BE, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, politikanë amerikanë – të gjithë, po, janë të zemëruar për rrëmbimin e gazetarit bjellorus, Roman Protasevitsh. Ata mund të tundin kokën me mospranim e të shprehin zemërimin në twitter, por kjo nuk u bën përshtypje diktatorëve si Lukashenko apo Putin. Ata vetëm se testojnë rregullisht, se sa larg mund të shkojnë me përndjekjen e të pafajshmëve apo atyre që mendojnë ndryshe, para se perëndimi të veprojë.
Lukashenko rrëmbeu një avion irlandez, ngriti lart avionë ushtarakë, MIG, rrezikoi jetën e 170 pasagjerëve për të arrestuar një kritik të regjimit. Çfarë duhet të ndodhë më, që BE e perëndimi të veprojnë me vendosmëri? Me gjoja sanksionet si embargon e armëve, që Brukseli ka vendosur deri më tani, Lukashenko vetëm mund të tallet: Sikur Minsku është i varur nga blerja e armëve në Francë apo Angli. As ndalimet e udhëtimeve për një duzinë përfaqësuesish të qeverisë nuk e dëmtojnë kushedi regjimin. Në vend të pushimeve në Majorka, ata shkojnë në Krime. Jo këtë herë perëndimin duhet të vendosë sanksione që vërtet dhembin.
Jo pa mbështetjen e Putinit
Ato duhet ta godasin Minskun dhe ta bëjnë Moskën të mendohet. Se një gjë dihet: Lukashenko është siguruar njëherë tek Kremlini para këtij aksioni kriminal. Një gjë të tillë ai nuk do të guxonte ta bënte pa mbështetjen e Putinit. Regjimi i Lukashenkos do të kishte rënë prej kohësh, pa mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe politike të Moskës. Çelësi, që Protsasevitsh dhe opozitarë të tjerë të burgosur të dalin nga burgu, ndodhet në Moskë.
Krerët e BE-së duhet ta mendojnë këtë, kur mblidhen në Bruksel, për të folur për “reagimet”. Rrëmbimi i avionit ia bën të qartë edhe presidentit, Biden, se si mendon vërtet Moska. Ai vërtet ndoshta synon “marrëdhënie të stabilizuara dhe të parashikueshme” me Moskën, siç u shpreh Biden pas takimit të fundit mes dy ministrave të Jashtëm. Por për sa kohë që Putini mbetet në një kurs konfrontimi, kjo mbetet një dëshirë e mirë. Aventura e fundit e Lukashenkos do të vështirësojë edhe takimin e synuar me Biden e Putinit. Ndoshta do të ishte më e ndershme të refuzohet këtë samit, ose të shtyhet për sa kohë, që regjimi rus është i interesuar vërtet për marrëdhënie më të mira me perëndimin. Pas kaosit të disa viteve me Trumpin, kjo do t’i bënte mirë besueshmërisë së politikës së jashtme të perëndimit.
E drejta në anën e Perëndimit
Në ndërkohë perëndimi mund të bëjë shumë për t’ua bërë të qartë sunduesve në Minsk dhe Moskë, se ata kanë për të paguar një çmim për rrëmbimin apo vrasjen e kundërshtarëve politikë. Sidomos kur këtu vihet në rrezik edhe jeta e qytetarëve perëndimorë. Zhurmën histerike të luftës të mediave të kontrolluara në lindje, perëndimi duhet ta shohë ashtu siç është në të vërtetë – një formë e largimit të vëmendjes dhe kërcënimit. Në fund të fundit ajo është edhe një konfirmim i dobësisë së regjimit që i trembet popullit të vet. Perëndimi e ka të drejtën në anën e tij, ai është më i fuqishëm, ushtarakisht dhe politikisht. Ka ardhur koha që ai ta përdorë këtë fuqi të tij./ DW
Bashkimi Evropian ra dakord të hënën që të vendosë sanksione...
Gazetari i arrestuar bjellorus, Raman Protasevich, përmes nj...
Ish-ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian Gordon Sondlan...
Vokalisti i grupit italian, Maneskin, Damiano David, që fito...
Këshilltarët e sigurimit kombëtar të SHBA dhe Rusisë zhvillu...
Devijimi i aeroplanit të kompanisë Ryanair në Bjellorusi, i ...
Kroacia do ta ndihmojë Kosovën me 10 mijë doza të vaksinës k...
Behram Vitia 65 vjeç, me padurim pret që ta marrë vaksinën k...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është duke ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, udhëton për në...
Zyrtarët shëndetësorë në Kosovë kanë regjistruar të hënën nj...
Udhëheqësit e zemëruar të Bashkimit Evropian do të shqyrtojn...
Antisemitizmi – përfshirë edhe “antisemitizmin e përditshëm”...
Do të ketë implikime serioze për “veprimin misterioz” që ndë...
Sekretari i amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet...
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e sotme në Itali, ku n...
Në vitet 80-të Greqia konsiderohej si avokate e palestinezëv...
Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se janë të gatshme të ndërm...
Mijëra persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre pasi gjatë ...
Ka shkuar në 13 numri i viktimave në Itali ku një kabinë tel...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...