"Lista e Shkodrës është bërë nga Basha"/ Topalli: Do ta përdorë si presion ndaj meje
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka folur mbrëmjen e ...
Në Tiranë, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi sot Barometrin e Sigurisë, një analizë e detajuar mbi besimin e qytetarëve tek institucionet shtetërore përballë krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.
Barometri vëren një rënie të konsiderueshme të besimit të qytetarëve ndaj reformës në drejtësi dhe SPAK.
Qytetarët shprehen për një korrupsion të zgjeruar në gjykata, prokurori, dogana dhe polici.
Shumica e qytetarëve të anketuar në të gjithë bashkitë e vendit për Barometrin e Sigurisë renditën si kërcënimet më të mëdha ndaj sigurisë së Shqipërisë krimin e organizuar, papunësinë dhe korrupsionin.
Ata i shohin korrupsionin dhe krimin e organizuar si pengesat kryesore për integrimin në BE.
Autorët thonë në studim se për vitin 2020 ka një rënie të konsiderueshme të përqindjes së qytetarëve, që mendojnë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të forcohet me krijimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe se efektiviteti i gjykatave do të rritet pas reformës në drejtësi.
Perceptimi i gjerë i të anketuarve është se institucionet e drejtësisë (Prokuroria dhe Gjykatat) janë të korruptuara dhe të varura nga politika.
Ndërsa institucionet e sigurisë që shihen si më të korruptuara nga një pjesë e madhe e qytetarëve renditen janë doganat, policia e Shtetit dhe Ushtria.
Sipas studimit, dy të tretat e qytetarëve mendojnë se policia nuk i respekton të drejtat e njeriut në punën e saj, ndërsa 3/5 e qytetarëve mendojnë se Policia e Shtetit nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.
Mbi 70% e qytetarëve mendojnë se vetëm një numër i vogël njerëzish punësohen në institucionet e sigurisë vetëm në bazë të meritës dhe aftësive.
Shumica e qytetarëve mendojnë se institucionet i drejtësisë dhe ato sigurisë janë të varura nga ndikimi politik në kryerjen e funksioneve të tyre.
Barometri i Sigurisë thotë se gjysma e qytetarëve nuk kanë besim tek qeveria dhe gjysma tjetër po. Kjo ndarje është edhe tek besimi tek institucionet për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Sipas studimit, afro tre të katërtat e qytetarëve mendojnë se pandemia Covid-19 ndikoi negativisht në sigurinë e vendit dhe pjesa dërrmuese thanë se pandemia do të ndikojë negativisht edhe këtë vit në Shqipëri, rajon dhe në Europë.
Qytetarët mendojnë se parlamenti nuk ka mbikëqyrur sa duhet institucionet e sigurisë dhe mbi 70% e të anketuarve duan që kontroll të forcohet.
Si kërcënime për sigurinë e vendit ata shohin edhe ndotjen e mjedisit, fluksin e emigrantëve të huaj, terrorizmin, përplasjet me fqinjët dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Një numër më i madh qytetarësh i perceptojnë luftën midis shteteve, terrorizmin, krimin e organizuar dhe korrupsionin si kërcënime kryesore edhe për sigurinë e Ballkanit.
Shumica e të anketuarve besojnë se SHBA dhe Gjermania ndikojnë pozitivisht në sigurinë e Shqipërisë, ndërsa Rusia dhe Irani kanë ndikim negativ për sigurinë e saj. NATO dhe BE shihen prej tyre si mbështetës të sigurisë së Shqipërisë.
Pjesa më e madhe e qytetarëve thonë se anëtarësimi në BE do të ketë ndikim pozitiv për sigurinë e Shqipërisë dhe qytetarët shqiptarë mbeten optimistë lidhur me anëtarësimin në BE./voa
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka folur mbrëmjen e ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një tak...
Ligji i dekriminalizimit e ka të ndaluar që personat që janë...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka komen...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim n...
Analisti Fatos Lubonja, ishte i ftuar pasditën e sotme në ru...
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka kërkuar nga partitë politike ...
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot në një ceremoni solemn...
Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka deklaruar ditën ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një vid...
KQZ dërgon në prokurori për verifikim kandidatët e PD. Agron...
Presidenti Ilir Meta takoi sot ZëvëndësKryeministrin e parë ...
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ishte i ftua...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant ...
Komisioneri për Zgjerim në BE Oliver Varhelyi është takuar m...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka vijuar sot fushat...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallati Élysée në Fran...
Kandidatja e PD në Elbasan, Flutura Açka ka komentuar mbi l...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi librin e t...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka prezantuar librin e tij, “Mis...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...