web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kemi mësuar nga gabimet”/ Majko zbulon strategjinë, si do e fitojë Rama mandatin e tretë

22 Mars 2021, 15:27, Politikë CNA

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ishte i ftuar pasditen e sotme në ?Top Talk? ku ka folur për situatën parazgjedhore.

Ai u shpreh se pavarësisht gabimeve, Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë.

?Nuk mund të krahasohemi me qeverisjen e mëparshme, kemi mësuar nga gabimet. Kemi kaluar periudha shumë të vështira, që përfshijnë tre tërmetet dhe pandeminë dhe ia kemi dalë. Ne po përpiqemi të  nxisim reflektimin e njerëzve tanë. Janë njerëzit që na kanë votuar dhe ndihen të pakënaqur, por ne themi që i pranojmë dhe fajet?, tha Majko.

Sipas tij, synimi është që në zgjedhjet e 25 prillit të votojnë Partireflenë Socialiste ata që e kanë votuar edhe para katër vitesh.

?Sikur të kemi votat që kemi pasur në zgjedhjet e fundit, jemi mbi  70 mandate?, tha ai.

 

 





Lajmet e fundit nga