web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Personazhe të botës së krimit kanë kontaktuar opozitën”/ Dritan Demiraj: Rama po nxit konflikt para zgjedhjeve

22 Mars 2021, 16:39, Politikë CNA

Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka deklaruar ditën e sotme se personazhe të botës së krimit kanë kontaktuar opozitën për të marrë garanci për veprimtarinë e tyre pas zgjedhjeve të 25 prillit, mirëpo, opozita ka mohuar kategorikisht të bëjë një gjë të tillë.

Në një intervistë për Fax News Demiraj u shpreh se ai vetë ka denoncuar mbi 100 persona që ushtrojnë funksionet publike dhe që i përkasin botës së errët.

?Në disa qarqe policia ka qëndruar asnjanëse. Përgjithësisht, një pjesë e madhe e drejtuesve është distancuar, por kemi persona të cilët kanë qenë pjesë e bandave të drogës. Unë vetëm kam denoncuar mbi 100 persona, shumica prej të cilëve vazhdojnë të jenë në detyrë. Të gjithë personat që kanë qenë pjesë e dosjeve të drogës do të përballen me ligjin pas datës 25 prill.

Një pjesë e personazheve të botës e krimit kanë kërkuar takim em pjesëtarë të opozitës, por opozita e ka mohuar në mënyrë kategorike. Nga ana e opozitës nuk i është dhënë asnjë garanci atyre, sepse ata duan garanci për veprimtarinë e tyre. Opozita e bashkuar është e vendosur që të përdorë të gjitha mjetet demokratike për zgjedhje të lira dhe ndershme?, tha ai.

Për sa i përket situatës së tensionuar në prag të zgjedhjeve parlamentare, Dritan Demiraj bëri fajtor Kryeminsitrin Edi Rama, që sipas tij ka ardhur në pushtet me anë të deputetëve me të shkuar kriminale, me të cilët e ka mbajtur pushtetin.

?Që ditën e parë kryeministri Rama ka filluar të tallet. Në krahasim me vitin 2017, fushatë të cilën e njoh mirë, kemi një klimë që nuk i shërben zgjedhjeve, por i tensionon. Në Elbasan, njerëzit panë se si u futën Taulant Balla dhe Edi Rama dhe si Balla i prekte ne shpatulla çunat problematike. Janë njerëz që janë përfshirë në trafik kokaine. Kemi policinë e Elbasanit, e cila fatkeqëasisht në 8 vitet e fundit nuk ka qenë në gjendje të zbatojë ligjin?, tha Demiraj.

Demiraj vlerësoi shumicën e trupës së Policisë së Shtetit që sipas tij nuk janë të lidhur me krimin, mirëpo ai vuri theksin te një pjesë e drejtuesve të policisë që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Demiraj i bëri thirrje të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit që të zbatojnë ligjin dhë të mundësojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme./CNA.al





Lajmet e fundit nga