Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Ligji i dekriminalizimit e ka të ndaluar që personat që janë me të kaluar kriminale të kandidojnë për deputetë.
Edhe vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka shtuar retorikat e saj ndaj partive politike që të mbajnë larg emra të inkriminuar, një gjë e tillë duket se nuk është zbatuar. Ditën e sotme KQZ ka dërguar për verifikim 12 kandidatë të PS, PD, LSI dhe PSD në prokurori.
CNA.al ka zbardhur formularët e dekriminalizimit dhe kemi treguar të gjithë kandidatët që janë me të kaluar të errët dhe ata që kanë ndryshuar gjeneralitetet.
Ndërsa sot po risjellim edhe një herë zbardhjen e formularit të dekriminalizimit të 12 emrave, pretendentë për të marrë mandatin e deputetit, që janë për verifikim në prokurori.
Emri më i përfolur në listë është kandidati i PSD, Tom Doshi, një emër për të cilin ka pasur reagime të shpeshta edhe nga ambasada amerikane në vendin tonë. Doshi ka deklaruar në formular se ka qenë i dënuar më parë në vendin tonë, ndërsa ka mohuar të ketë qenë i dënuar në ndonjë shtet të huaj. Doshi thotë se aktualisht nga asnjë masë shtrënguese të sigurisë në fuqi ndaj tij, duke plotësuar në formular se detyrimi për t?u paraqitur në policinë gjyqësore dhe arresti shtëpiak janë revokuar.
Ai thekson se Gjykata e Lartë në Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ?arrest shtëpie? në vitin 2015, ndërsa pak muaj më vonë po kjo gjykatë e ka lënë në detyrim paraqitje. Tom Doshi shprehet se nuk është dëbuar nga ndonjë shtet i huaj, ndërsa në listën e shteteve ku ka jetuar përmend Australinë dhe Gjermanin për bashkëjetesë me familjen dhe arsye emigracioni.
Ndërkohë në radhët e socialistëve për verifikim është dërguar kandidati i listës së Durrësit Artan Bitri, i cili ka deklaruar në formular se ka ndërruar njëherë emrin, dhe më herët ka mbajtur edhe emrin Ergi Bitri. Ai ka deklaruar se nuk është dënuar apo hetuar asnjëherë për ndonjë vepër penale. Bitri është dëbuar nga Italia, dhe thekson se arsyeja ka qenë mungesa e dokumentacionit. Bitri është dëbuar nga autoritetet e Napolit në vitin 2002 dhe masa e dëbimit ndaj tij ka qenë në fuqi deri në vitin 2012, shkruan abcneës.al.
Halim Dauti, kandidati socialist në qarkun e Kukësit në radhën e personave që do dërgohen për verifikim të thelluar, ka deklaruar se nuk është dënuar apo hetuar ndonjëherë. Por ashtu sikurse Bitri edhe Dauti është dëbuar nga një shtet i huaj, konkretisht nga UK, në 16 Tetor 2013, ku thotë se ishte zhvendosur për arsye emigracioni.
Ndërsa Leonard Beqiri, kandidat i PS në qarkun e Vlorës shprehet se nuk është dënuar asnjëherë në vendin tonë, por ka qenë i hetuar nga autoritetet gjermane për shkak se dyshohej se ka deklaruar emër të rremë në formularin e garancisë për viza ndaj familjarëve. Sipas Beqirit kjo çështje tashmë është pushuar dhe pas verifikimeve është konfirmuar që familjarët e tij kanë ndryshuar mbiemrin në vitin 1992 dhe kjo ka sjellë dyshime mbi deklarimin e tij.
Nga ana tjetër në listën e kandidatëve të PD që janë në listën e emrave që do dërgohen për verifikim të thelluar është Agron Kapllanaj i cili ka mbajtur më herët postin e kryetarit të Bashkisë Mallakastër. Ai përmend dënimin në shtetin italian në vitin 1995.
Në listë në radhët e PD, është edhe Gentjan Muça, ish-futbollist. Ai thotë se nuk është dënuar asnjëherë më parë. Muça shprehet se është dëbuar nga Gjermania për shkak të shkeljes së vizës studentore.
Rezeart Tusha, kandidat i selisë blu në qarkun e Durrësit ka deklaruar se nuk është dënuar apo hetuar asnjëherë. Tusha është dëbuar nga Zvicra në vitet 1994-1995, kur i është komunikuar sipas tij se i ka mbaruar leja e qëndrimit në këtë shtet. Tusha shprehet se ka qenë në hetim po nga autoritete zvicerciane për arsye emigracioni.
I fundit në listë në radhët e PD, është Zef Hila, kandidat në qarkun e Shkodrës. Hila nuk ka deklaruar asnjë shkelje në formularin e vetëdeklarimit duke listuar arritjet në politikë në qarkun ku synon një mandat deputeti, raporton abcneës.al.
LSI, ka vetëm një kandidat në listën e emrave që do dërgohen për verifikim të thelluar. Është fjala për Arbër Arifajn i cili synon një mandat në qarkun e Kukësit. Ai thotë se nuk është hetuar apo dënuar ndonjëherë, por është dëbuar nga shteti francez si azilkërkues, ku si arsye përmend mungesën e dokumentacionit.
Përveç Tom Doshit në radhët e socialdemokratëve, për verifikim është dërguar edhe Kleo Murataj. Ai ka deklaruar një hetim në Hannover, por shton se arsyet nuk i kujton pasi kanë kaluar shumë kohë. Murataj përmend edhe një dënim nga Gjykata e Tiranës për të cilin, shprehet se nuk e mban mend me të njëjtin arsyetim: Ka kaluar shumë kohë.
Në ?lupën? e verifikimit të thelluar do të jenë dy kandidatë nga koalicioni ABEOK, Altin Gjeloshaj dhe Elsa Voka. Voka ka deklaruar se nuk është dënuar asnjëherë. Ajo është dëbuar nga Gjermania pasi është refuzuar azili për mungesë dokumentacioni, në vitin 2015. Në jetëshkrimin e saj, Voka shprehet se ka arsim të mesëm dhe 16 vite eksperiencë pune, duke përmendur një kualifikim për stiliste mode.
Megjithatë KQZ ka deklaruar se kjo listë është përpiluar nga verifikimi i deritanishëm i listave, ndërsa me gjasa deri në përfundim të verifikimeve të plota do të ketë më shumë emra në listë./CNA.al
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka komen...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim n...
Analisti Fatos Lubonja, ishte i ftuar pasditën e sotme në ru...
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka kërkuar nga partitë politike ...
Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot në një ceremoni solemn...
Ish-Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka deklaruar ditën ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një vid...
KQZ dërgon në prokurori për verifikim kandidatët e PD. Agron...
Presidenti Ilir Meta takoi sot ZëvëndësKryeministrin e parë ...
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ishte i ftua...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant ...
Komisioneri për Zgjerim në BE Oliver Varhelyi është takuar m...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka vijuar sot fushat...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallati Élysée në Fran...
Kandidatja e PD në Elbasan, Flutura Açka ka komentuar mbi l...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi librin e t...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka prezantuar librin e tij, “Mis...
Presidenti Ilir Meta ka folur sot nga Botërore Bektashiane n...
Deputeti i PS, Arben Pëllumbi ka folur mbi sulmet e Presiden...
Kreu i Partisë Demokratike, njëherësh kreu i Opozitës, Lulzi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...