Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming me BE, së shpejti tarifa të njëjta kur udhëtoni
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Këshilli Europian njoftoi sot miratimin e hapjes së negoci...
Çdokush që e ndjek me vëmendje fushatën e Rilindjes, me siguri që vë re një anomali: sa më shumë që qeveritarët flasin për arritjet dhe sukseset e këtij 8 vjeçari, aq më pak duan të përmendin transformimin e Tiranës, kullat e rokaqiejtë që po lartësohen përditë në kryeqytet.
Erion Veliaj është i gatshëm të përgatisë minuta të tëra me kronika televizive edhe kur mbjell një lule të vetme, por nuk është shfaqur kurrë në prerjen e shiritit për fillimin e punimeve të një grataçiele. Edi Rama nuk lë katundari pa i dhënë kyçet e shtëpisë 50 metër katror, por nuk pozon asnjëherë përkrah një biznesmeni të ndershëm që është duke ngritur në ajër me mijra të tilla.
Asnjëri prej të dyve, që është i aftë të shndërrojë në 3D edhe fantazitë më të çmendura, nuk ka treguar me mburrje projektin e një pallati të ri.
Rilindasit po sillen sikur nuk i llogarisin mes sukseseve të tyre rreth 3 milionë metra leje që kanë dhënë në kryeqytet, duke i hapur rrugë një biznesi që i kalon mbi 3 miliardë euro.
Nëse të gjithë flasin nën zë për kullën e atyre të Hollandës, për lejen e ndërtimit që morën çunat e Kolumbisë, për objektin e xhamtë që po lartësojnë ata të kumarit, kjo ?politikë e madhe zhvillimi? nuk pasqyrohet në manualet e fushatës së rilindjes. Aty nuk ka asnjë fjalë, qoftë edhe për zhvillimin e qytetit. Asnjë lavdërim për nxitjen e biznesit të ndërtimit. Madje, çuditërisht, as edhe një mburrje për hapjen masive të vendeve të punës për muratorë, teknikë, inxhinjerë.
Hiç dhe hiç. Të gjithë sillen sikur ?minarja duhet mbajtur e futur në thes?, megjithëse ajo është në sy të të gjithëve. Dhe këtu nuk është fjala për minaren e xhamisë së Et?hem beut që po zhduket nga peisazhi dita ditës, por për simbolet e reja të narko kapitalizmit që po përjetojmë prej tetë vitesh.
Natyrisht, ky stërmundim për të mbajtur të mbuluar një të fshehtë publike që ulëret, nuk ka të bëjë as me skrupujt e betimeve të Erion Veliajt, se ai do të firmoste ?zero ndërtime në qendër të Tiranës? dhe as me ëndërrat e tij se do të donte të mbahej mend si ?kryebashkiaku i pemëve dhe jo i betonit?.
Kjo heshtje nuk është e lidhur as me përgjime si ato të Ndraghetas, sepse, në fund të fundit, këta ?specialistë? që na premtuan me gojën e tyre se do vidhnin më pak se paraardhësit, 20- 30%-shin e marrin në çdo firmë që vënë dhe jo vetëm për lejet e ndërtimit.
Prandaj pyetja që shtrohet është, pse ata që nuk kanë cipë të mbrojnë PPP si ato të Check-Up dhe laboratorëve, koncesione ai ato të traut të rrugës së kombit dhe inceneratorëve, përgjysmimin e dividentit për më të pasurit dhe faljen e pasurive të nëntokës, nuk i dalin zot asaj që po bëjnë në Tiranë?
I vetmi krahasim që mund t?i shkojë për shtat kësaj dileme, është ai me investimin më të madh që ndërmori rilindja në fillim të mandatit të parë: atij të kanabizimit të vendit. Edhe atëherë, megjithëse të gjithë e kishin parasysh atë që po ndodhte, Edi Rama dhe Saimir Tahiri bërtisnin kundër mediave të kazanit dhe makinerisë së baltës që shpiknin për të nxirë imazhin e Shqipërisë.
Edhe sot ndaj projektit gjigand të kullëzimit po sillen po njësoj, me ndryshimin e vetëm se vendin e ish ministrit të brendshëm, që përfundoi si personazh i kronikës së zezë, e ka zënë tani kreu i bashkisë.
Arsyet se pse rilindja kërkon ta mbajë minaren të fshehur në thes edhe kësaj radhe i kanë bërë me dije institucionet ndërkombëtare.
Në një raport të gushtit 2020, të titulluar ?Flukset financiare të paligjshme në Shqipëri??, hartuar nga ?Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar? (Global Initiative against Transnational Organized Crime) i financuar nga projekti gjerman GIZ dhe ministria e Jashtme Norvegjeze, zbulohet e vërteta që djeg. Aty theksohet se ?Rreth 60% e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në periudhën 2017- 2019 në kryeqytet, nuk justifikojnë burimet e tyre financiare, ndërsa vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro?.
Por, ky nuk është raporti i vetëm përvëlues.
Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës, theksonte në shkurt 2020 se ne jemi i vetmi vend europian që hyjmë në ?zonën gri? për pastrimin e parave duke u renditur përkrah shteteve të botës së tretë.
Edhe agjencia Reuters në momentin kur nuk u hapën negociatat nga BE në korrik 2019, shkruante se një nga shkaqet që u ndëshkua Shqipëria, qe se ajo perceptohej si një nga vendet më të korruptuara të Evropës që nuk ka arritur të luftojë pastrimin e parave, prandaj përballet me rezistencë më të fortë nga shtetet e Evropës veriore. Të njejtën gjë nënvizonte dhe raporti i departamentin Amerikan të Shtetit, ku pastrimi i parave lidhej me ?investimet në pasuri të patundshme dhe marrëveshjet zhvilluese të biznesit?.
Pra, nuk është e nevojshme të shkohet përtej këtyre burimeve krejtësisht të pavaruara nga njëra tjetra, për të kuptuar atë që i bën të kenë turp edhe personazhet më të paturpshme të politikës.
Eshtë pikërisht kjo gjë që i detyron rilindasit, që me gjithë gropat e mëdha në bilancin e sukseseve të këtyre tetë viteve, të mos guxojnë të përmendin qoftë edhe një herë të vetme, kantierin më të madh të tyre me ndërtimin e kullave në Tiranë. Kjo shpjegon dhe faktin se përse Erion Velinë s?e kemi parë kurrë në inagurimin e një grataçiele, se përse imazhin e Edi Ramës s?e kemi shikuar asnjëherë të asociuar me një nga rokaqiejtë e skicuar prej tij.
Por, ky turp i të paturpshmëve, që po rezulton ulëritës në këtë prag fushate, po shërben për ta ndarë njëherë e mirë debatin publik mes atyre që janë për një Tiranë me kulla edhe atyre që janë kundër saj. Heshtja e ideatorëve të këtij projekti flet më shumë se gjithçka./CNA.al
Ne nentor te vitit te kaluar, Ministria e Financave i propoz...
Nga: Mentor KikiaSa herë na janë shfaqur foto si kjo e kësaj...
Nga Mustafa NanoKa një parehati të madhe mes opozitarëve. Ka...
Sipas gjasave edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021 emigrantët...
Ish-kryeministri Fatos Nano, lider historik i socialistëve ...
Sot e kam kuptuar më në fund, falë Fevziut, pse Fatos Nano n...
Gjatë 2 orësh intervistë Fatos Nano nuk e shqiptoi asnjë her...
Nga Blendi Kajsiu*Afrimi i i zgjedhjeve të 25 prillit ka fil...
Nga: Skënder MinxhoziFatos Nano nuk ka qenë kurrë një person...
Rishfaqja pas kaq shumë kohësh e Fatos Nanos vërtetoi sërish...
Nga Ilir Levonja1) Nëse i famshi Jovan Bregu kishte ëndërr n...
Kemi sajuar “lajme” vetëm për të fituar më shumë klikime!Kem...
Nëse deri dje keni pyetur: “A do e kandidoj Basha në lista p...
Prej vitesh nuk e kam dëgjuar më shumë sesa pas prishjes së ...
Nga Bislim AhmetajNdërsa fushata zgjedhore për zgjedhjet e d...
Vetëm pak më shumë se 80 ditë më pas, në mbrëmjen e të dielë...
Kryeministri dje në aktivitetet e tij elektorale, duke tregu...
Nga Bledi ManePartia Demokratike paraqiti pardje programin e...
Nga Bledi Mane25 muaj ministër bujqësie qëndroi Bledi Çuçi d...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...