Nga Lorenc Vangjeli/ Gjithë kuajt që tërheqin karrocën drejt pushtetit
Vetëm pak më shumë se 80 ditë më pas, në mbrëmjen e të dielë...
Nga Bislim Ahmetaj
Ndërsa fushata zgjedhore për zgjedhjet e dekretuara të 25 prillit ka kohë që ka nisur dhe nga dita e zgjedhjeve na ndajnë më pak se tre muaj, partia më e madhe e opozitës akoma nuk i ka shpallur listat për deputetë në asnjë zonë të vendit.
Deri tani akoma s?janë plotësuar të 13 qarqet me drejtuesit politikë të fushatës. Për pasojë ka nisur dyshimi i arsyeshëm që kandidatët për deputetë të opozitës do të shpallen në mënyrë të ngjashme me procedurën e fundit që përdori kreu i Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Kur dihet që ato lista prodhuan një humbje katastrofike për Partinë Demokratike dhe për vendin, ato lista prodhuan parlamentin e sotshëm të barsoletave me 122 anëtarë, ato lista e përçanë Partinë Demokratike si asnjëherë tjetër në historinë e saj 30-vjeçare. Por unë në këtë shkrim se kam ndërmend të merrem gjatë me çfarë ka ndodhur katër vite më parë, sepse atë histori e kemi përjetuar deri në asht.
Procesi që i parapriu përzgjedhjes së kandidaturave me gjasë nga anëtarësia u quajt një risi, në fakt, s?ishte i tillë pasi ka ekzistuar një përvojë shumë më demokratike, shumë herë më e qartë dhe produktive në përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar bashkie dhe komunash në zgjedhjet lokale të vitit 2000.
Fatkeqësisht askush s?e përmendi publikisht këtë fakt domethënës, bile as njëri prej anëtarëve të komisionit të vlerësimit të kandidaturave që ka qenë subjekt i këtij procesi dhe ka fituar në balotazh me një personazh që më pas u bë President i Republikës dhe pas mbarimit të mandatit krijoj një parti të vetën. Ai model u tradhtua në vite dhe u përsërit në kopje të kundërt në vitin 2020.
Ku anëtarësia ndëshkonte me votë dhe nuk vlerësonte, pra vota e anëtarësisë nuk nxirrte kandidatin më të mirë, por ndëshkonte më të keqin. Edhe pse kjo metodë vlerësimi ekziston në matjen e përformancës individuale të kandidatëve si metodologji bashkëkohore asnjëherë nuk është më motivuese dhe shpërblyese se metoda e vlerësimit të më të mirit.
Megjithatë ky proces u quajt pozitiv dhe pati përkrahjen e opinionit publik dhe mediave, paçka se nuk u monitorua dhe kontrollua si duhet ai gjithsesi pas përfundimit të shqyrtimeve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave kualifikoi në të gjithë vendin rreth 350 kandidatë për kandidatë.
Por çfarë po ndodhë me këta 350 kandidatë për kandidatë që u kualifikuan nga komisionet e votimit të ngritura në të gjithë Shqipërinë përgjatë atij aksioni politik aq të mediatizuar?!? Deri tani asgjë.
Asnjëri prej të nominuarve nuk e di nëse do të jetë apo jo pjesë e kalorësisë së fushatës për fitoren apo humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit. Deri tani dimë që përmes sforcosh dhe dilemash lidershipi i Partisë Demokratike ka mundur të nxjerrë nja dhjetë ?asa? si kryetar të grupeve të punës nëpër qarqe. Diku janë pritur shumë mirë, diku relativisht mirë dhe diku keq. Ata janë të vetmit që për momentin mendojnë që janë udhëheqës të listave nëpër qarqet përkatëse.
Ndërsa në oborrin e Partisë Demokratike shtohen përditë makinat dhe njerëzit brenda selisë së saj ka një heshtje panikuese. Konferenca shtypi, video mesazhe, publikime të pjesshme të programit elektoral, polemika për konsum ditor dhe kaq.
Po çfarë duhet bërë realisht në këtë kohë (?!?) pasi të gjithë thjeshtë konstatojmë dhe askush s?thotë diçka. Disa s?kanë ditur kurrë se çfarë duhet të thonë, disa të tjerë s?duan ta prishin ekuilibrin e heshtjes në stacionin e fundit, të tjerë veprojnë kulisave të errëta të karakterit të tyre, por askush s?flet.
Partia Demokratike, aty ku është varur shpresa e ndryshimit me 25 prill po vuan nga ?sindromi i heshtjes? një prej patologjive më shkatërruese që njeh psikologjia moderne. Ky sindrom përkthehet pak a shumë me këto shprehje: ?Ai duhet ta dijë.?, ?E din Ai, kot nuk është kryetar?, ?Po se diti ai, kush do ta dijë?, ?Kësaj radhe duhet t?i ketë menduar mirë se e ka edhe sfidë personale? e forma të tjera shfaqje që unë i shpreha thjeshtë për çdo kategori lexuesi. Nga i njëjti sindrom Partia Demokratike ka vuajtur edhe në pranverën e vitit 1997. Kur të gjithë mendonin dhe thoshin: ?E di Doktori!?. Po mirë në ?97-n e largët po edhe pas 21 vitesh duhet të vazhdojë të vuajë nga e njëjta patologji kjo parti(?!?)
Po si mendoni ju a mund ta dijë ?Ai? edhe sikur të ishte gjeni dhe udhëheqës i lindur (?!?) Jo asnjëherë s?mund ta dijë Lulëzim Basha dhe asnjë lider tjetër se cilët duhet të jenë 140 kandidatët më të mirë për një listë fituese në të gjithë Shqipërinë. Për më tepër që ai vjen nga një vendimmarrje vulnerabël në 2017, gjithashtu, me një bilanc negativ arritjesh në këto 8 vite që ka drejtuar partinë më të madhe të opozitës.
Ai në këtë moment kyç duhet ndihmuar, duhet asistuar, duhet çliruar nga ?sindromi i heshtjes? që e ka rrethuar me ose pa dashje . Ndoshta ndihet i lumtur nga ky fakt por duhet me çdo kusht të zhvishet nga kjo lumturi naive që prodhon vetëm gabime. Atij i lejohet të ?gabojë? në zgjedhjen e kabinetit të qeverisë në rast se fiton zgjedhjet, por jo të gabojë në zgjedhjen e kandidatëve për deputet. Ky do të ishte një faj i të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike me pasoja dramatike për fatet e vendit dhe të demokracisë.
Unë e kam thënë fjalën time brenda kësaj partie qysh në ditët e para kur e kam firmosur themelimin e saj dhe deri sonte që po e shkruaj këtë shkrim të paralajmëruar në një status në profilin tim në median sociale ?FB?.
E kam thënë në forume kur kam qenë pjesë e tyre, e kam thënë nëpër gazetat më të mëdha të vendit në kohën kur ato lexoheshin, e kam thënë nëpër studio televizive modeste dhe të mëdha, nëpër mikrofona radiosh dhe nëpër rrjete sociale.
Po çfarë duhet bërë sipas meje(?!?)
Kemi ardhur aty ku koha nuk toleron më. Jemi në limitet që duhet vepruar me urgjencë, veçse urgjenca nuk duhet të ndikoj tek maturia dhe vizioni. Pa gjykuar asgjë në procesin e votimit nga anëtarësia të kandidaturave, po ashtu edhe të seleksionimit të tyre nga komisioni i ngritur për këtë qëllim tani, Partia Demokratike ka rreth 350 emra të cilët janë nominuar nga anëtarësia dhe komisioni i vlerësimit.
Këtyre 350 emrave mund tu shtohen edhe 15 apo 20 emra që kanë spikatur me opozitarizmin e tyre, por nuk kanë qenë të nominuar për votim nga anëtarësia. Brenda këtij numri duhet të përfshihen edhe disa eksponentë të opozitës politike(të koalicionit opozitar), në këtë numër të reduktuar duhen përfshirë edhe disa intelektualë të zëshëm me profil të lartë dhe me ndikim në elektoratin gri, po ashtu edhe disa flamurtarë të rrjeteve sociale të shquar për opozitarizëm të qëndrueshëm dhe parimor. Dhe ja numri arriti tek 370 eksponentë garues në shkallë kombëtare.
Pa dashur të cenoj apo të lëndoj asnjërin prej atyre që janë kualifikuar në listën prej 350 vetash njoh me dhjetëra prej tyre që kanë pretendime më shumë se modeste për vazhdimin e garës si bartësh të listave për deputetë. Ka prej tyre që pretendojnë të bëhen drejtorë shkollash, apo përgjegjës të zyrave arsimore nëpër rrethe. Ka nga ata që mund të shërbejnë në policinë e shtetit në poste të ndryshme prej nga i kanë hequr arbitrarisht, siç ka nga ata që mund të jenë drejtues të bujqësisë në rrethe, qarqe, rajone apo institucione qendrore.
Ka individë të spikatur që mund të drejtojnë institucione lokale dhe qendrore të artit, kulturës dhe sporteve, siç ka ekspert të nivelit të lartë që mund të jenë pjesë e fiskut apo doganave në mbarë vendin. Ka udhëheqës lokal të përkushtuar dhe shumë të respektuar të cilët mund të marrin përsipër drejtimin e prefekturave dhe kandidimin për 61 bashkitë e vendit. Po ta mendosh që vetëm zëvendësministra qeveria Rama ka 33, mbi 30 është numri i agjencive kombëtare dhe çdo ministër ka një kabinet me të paktën 5 anëtar stafi politik, shto përqindjen e stafit diplomatik që i takon politikës dhe jo diplomatëve të karrierës do ta zgjidhje si me magji listën e kalorëseve të fitores për zgjedhjet e 25 prillit.
Në këtë logjikë kam përdorur vetëm postet politike, të cilat janë super të mjaftueshme për të zgjidhur me urgjencë ngërçin e kandidaturave, të cilët po i pret elektorati i djathtë me zemër në dorë.
Ngritja e një grupi ekspertësh pranë Partisë Demokratike me subjekt vlerësimin e ?CV-ve? të këtyre ?kandidatëve? për kandidatë, thirrjen e tyre nëpër departamentet përkatëse profesionale apo sekretariatet e Partisë Demokratike do ta shfrynte automatikisht listën prej 370 vetash në më pak se 100 personalitete të spikatura që kanë vokacion politikëbërjen dhe parlamentarizmin.
Deri tani Kryetari s?ka pse luan asnjë rol, kjo pjesë duhet kryer nga departamentet dhe sekretariatet. Kryetari nis punën me kabinetin qeveritar, shef i të cilit është shpallur vetën tash 8 vite. Edhe këtu Kryeministri hipotetik duhet të përdorë procesin e seleksionimit të ministrave me kushtin; Kush do të jetë ministër s?do të jetë deputet. Ikën edhe 10 apo 13 persona kyç.
Dhe na mbetën vetëm 70 kandidatë potencial. Këta duhet të shpallen para 20 Shkurtit ditës historike kur mbi 700 studentë dhe pedagogë në solidaritet absolut me qytetarët e Tiranës rrëzuan bustin e diktatorit Hoxha në fillim në Tiranë dhe më pas në të gjithë Shqipërinë.
Unë e thjeshtova shumë shpjegimin tim pasi jam mësuar të punoj me studentë, por siç na mëson Çurçilli ?Sado e bukur të jetë strategjia, unë gjithmonë parapëlqej dhe shoh rezultatet?. Kjo thënie e tij më nxiti të japë një ide modeste se si mund të shpejtohet koha për lançimin e kandidatëve për deputet pasi ngërçi i krijuar përveçse është i pashpjegueshëm bartë me vete edhe një risk shumë të lartë për vendin, gjithashtu, shton dyshimet që lidershipi i PD nuk është i aftë të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur./CNA.al
Vetëm pak më shumë se 80 ditë më pas, në mbrëmjen e të dielë...
Kryeministri dje në aktivitetet e tij elektorale, duke tregu...
Nga Bledi ManePartia Demokratike paraqiti pardje programin e...
Nga Bledi Mane25 muaj ministër bujqësie qëndroi Bledi Çuçi d...
Dy partitë më të mëdha të opozitës po i afrohen 25 prillit d...
Nga: Kreshnik SpahiuNuk ja vlen ta lexoni dhe mos harxhoni a...
Më në fund kryeministri foli pas ditës së tretë. Pasi blloko...
Në fakt jemi në një situatë që duhet menduar me të gjitha sp...
Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi...
Ne zgjedhjet e 25 Prillit qytetareve shqiptare, i duhen dhen...
Nga: Bislim AhmetajNë vitin 91 pati votime të drejta por jo ...
Në politikë votuesi nuk zgjidhet anjëherë, pasi është ai që ...
Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyr...
Nga Lorenc VangjeliIlir Meta kishte të drejtë dy vjet më par...
Nga Artur AjaziNë qarkun e Korçës, i deleguari i Lulzim Bash...
5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura ...
Gjatë ditëve të fillimit të janarit kanë ndodhur dy ngjarje ...
Nga Bledi ManeKur kryeministri bujt në një studio televizive...
SPAK-u mund të jepte një kontribut të madh për interesin pub...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...