Ku ndryshon programi humbës i Bashës, nga programi fitues i Berishës?
Nga: Kreshnik SpahiuNuk ja vlen ta lexoni dhe mos harxhoni a...
Dy partitë më të mëdha të opozitës po i afrohen 25 prillit duke ndjekur rrugën më tinzare të mundshme ndaj shumicës së shqiptarëve që kërkon largimin e këtij regjimi. Sot, tre muaj para zgjedhjeve, ende askush nuk e di zyrtarisht nëse PD, LSI dhe partitë e tjera do të garojnë me një front të përbashkët, me lista të ndara, apo sikurse thuhet aty këtu, në disa qarqe veç dhe në disa të tjera bashkë.
Përpara opozitës së bashkuar u shfaqën dy dilema, që kur Edi Rama organizoi një puç kushtetues në bashkëpunim me sharlatanët e blerë në parlament, për të penguar koalicionet mes partive kundërshtare.
I pari qe futja në një listë të vetme e PD me LSI-në e cila mund të maksimalizonte numerikisht votën, por përmbante riskun e zhgënjimit të dy elektorateve të veçanta, që nuk është se ushqejnë ndonjë dashuri të pakusht ndaj njëri-tjetrit.
Versioni i dytë ishte që të dalin në zgjedhje, secili me siglën e vet, duke kënaqur fanatikët e partive, duke nxjerrë avantazhe nga dyfishimi i kandidatëve në terren (me dy lista dublohet numri i njerëzve që kërkojnë vota për çdo qark), por edhe me një paradoks të madh: duke bërë fiks atë që kërkoi Edi Rama, përçarjen taktike të opozitës dhe mos përfitimin numerik që jep sistemi, për ata që i mbledhin votat në një thes.
Që ky ka qenë një synim i mirë përcaktuar i Ramës këtë e tregon edhe mënyra se si ai veproi në vitin 2017, e dëshmon pabesia e prishjes së marrëveshjes së 5 qershorit, por edhe forma sesi i nxjerrin sondazhet lakejtë e vet mediatikë, që predikojnë se PD ? LSI humbasin po dolën të bashkuar.
Pra e zënë në kurthin e këtyre dy dilemave opozita duhej të merrte një vendim. Ajo duhet ta bënte këtë me transparencë, me një diskutim të gjërë publik, në emër të një qëllimi të vetëm: rrëzimit të një bande që po vjedh, po varfëron dhe po keqtrajton shqiptarët.
Por në vend të merrte këtë drejtim opozita e ka kyçur diskutimin në kasafortën e sekreteve, njësoj siç veproi Rama me akrobacitë për vaksinën e Pfizer.
Ndonëse tepër vonë, ky debat duhet këmbëngulur të rihapet, pasi fati opozitarizmit në Shqipëri është shumë më i madh sesa kapriçot e Monikës dhe çupulinave që i shkojnë nga pas, apo frikërave të Lulit, të ushqyera nga eunukët që hezitojnë ta kundërshtojnë.
Nga konsultimet me disa ekspertë të zgjedhjeve, personalisht më rezulton, se dalja me një listë e favorizon numerikisht opozitën. Kjo nuk mbështetet vetëm mbledhjen e rezultateve të 2017, ku nëse do të dilnin bashkë, PD dhe LSI do e kishin lënë pakicë rilindjen. Në llogaritë e sotme, e bashkuar, opozta mund të fitonte teorikisht deri 5 deputetë më shumë, në 5 qarqe të ndryshme. Ajo mund të përfitonte avantazh të madh në ato zona elektorale ku numri i deputetëve është tek (si psh Korça ku një listë e përbashkët do përmbyste rezultatin). Ajo mund të mbronte avantazhin në vende të tjera ku rilindja po tenton ta ktheje duke blerë me para dhe shantazhuar me banditë.
E gjithë kjo strategji e daljes në një listë, sikurse u tha në fillim, do kishte problemin e mos fuzionimit perfekt të dy elektorateve. Psh disa demokratë mund të mos dilnin të votonin ngaqë në listën e përbashkët mund të gjendeshin edhe emrat majtisto- klientelistë të LSI-së.
Por, kjo barrierrë psikologjike ishte lehtësisht e kapërcyeshme, nëse do mendohej një strategji e zgjuar politike. Nëse liderët opozitarë do të dinin ti sqaronin ndjekësve të tyre se kjo qe një kundërpërgjigje ndaj hilesë së pabesë që u bëri Rama, nëse kjo do mbështillej me slloganin e një fronti të përbashkët opozitar, qëllimi i të cilit ishte përbysja e këtij regjimi, nëse ajo do justifikohej thjeshtë si një mjet për të arritur tek qëllimi i ndryshimit të pushtetit, anomalia do shuhej. Pra kështu fronti opozitar do arrinte të siguonte edhe të gjithë avantazhin që të jep sistemi nga garimi me një listë (pa djegur asnjë votë) edhe thelbin politik të një bashkimi që do garantonte rrëzimin e Ramës.
Natyrisht një zgjidhje e tillë kërkon sakrifica. I pari duhet të lëshojë Lulzim Basha, i cili duhet të mendojë më shumë për krijimin e një shumice të gjërë qeverisëse sesa për llogaritë meskine të numrave të një PD-je humbëse.
E dyta, Monika Kryemadhi duhet të heqë dorë nga paranoja se sekti ç?thuret po u përzje me të tjerë. Të dy së bashku ata duhet të të zbrapsen në emër të të gjithë atyre shqiptarëve që edhe ndonëse nuk i besojnë, i shohin si faktorin e vetëm të ndryshimit.
Por, fatkeqësisht edhe Basha edhe Kryemadhi po zhgënjejnë. Ata duket se janë të prirur ta marrin si skuthë, pas dyerve të mbyllura, vendimin më të madh që i përket gjithë popullit opozitar. Ata duket se po shohin më tepër hallin e vogël të menderes së tyre para pikturës së madhe. Dhe kjo është e pafalshme. Sepse nëse e djegin pa provuar dhe pa tentuar mundësinë e një fronti të përbashkët, nëse sillen thjeshtë si marioneta të sondazheve të Piepolos, ky do të qe një krim i pafalshëm. Nëse e flakin mundësinë e bashkimit, madje e flakin pa e konsultuar me kërkënd, ata duhen ndëshkuar po dështuan në 25 prill. As Monika që e ka parti familjare dhe as Basha që e ka të trashëguar, nuk mund të qëndrojnë më në krye të tyre. Ata duhet të shporren nga sytë këmbët, madje edhe nëse Rama i vjedh e i kërdis pasi i ka shpënë në garë të përçarë. Askush nuk do mundet ti amnistojë për vendimet që morën vetëm vetë./LAPSI
Nga: Kreshnik SpahiuNuk ja vlen ta lexoni dhe mos harxhoni a...
Më në fund kryeministri foli pas ditës së tretë. Pasi blloko...
Në fakt jemi në një situatë që duhet menduar me të gjitha sp...
Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi...
Ne zgjedhjet e 25 Prillit qytetareve shqiptare, i duhen dhen...
Nga: Bislim AhmetajNë vitin 91 pati votime të drejta por jo ...
Në politikë votuesi nuk zgjidhet anjëherë, pasi është ai që ...
Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyr...
Nga Lorenc VangjeliIlir Meta kishte të drejtë dy vjet më par...
Nga Artur AjaziNë qarkun e Korçës, i deleguari i Lulzim Bash...
5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura ...
Gjatë ditëve të fillimit të janarit kanë ndodhur dy ngjarje ...
Nga Bledi ManeKur kryeministri bujt në një studio televizive...
SPAK-u mund të jepte një kontribut të madh për interesin pub...
Nga: Ilir YzeiriPasi e ndoqa pjesë –pjesë shfaqjen e Lulëzim...
Te gjithe biem dakort qe kjo klase politike nuk eshte ajo qe...
Kosova dhe Shqipria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare....
Nga Sherefedin ShehuFushata elektorale ka filluar, por reali...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...