Rrugëtimi kovedian i kryeministrit Rama/ Nga gjeneral grotesk, në tregëtar vaksinash
Nga Erion Dasho, ekspert i Shëndetit PublikTë gjithë i mbajm...
Nga Sherefedin Shehu
Fushata elektorale ka filluar, por realisht fushatë po bën vetëm Kryeministri Rama. Të tjerët hedhin ndonjë shashkë kundër qeverisë, por më shumë po luftojnë brenda vetes dhe me aleatët e mundshëm të tyre. Por, koha rrjedh dhe po të vazhdohet kështu, ajo punon me shumë për z. Rama. Po t?i shtojmë kësaj edhe faktin që opozita nuk ka asnjë lloj pushteti në nivel qendror dhe lokal, avantazhet e z. Rama shtohen.
Opozitarë të qeverisë sot janë forcat politike opozitare tradicionale dhe jotradicionale, por edhe të reja, që kërkojnë ndryshime strukturore politike dhe jo vetëm rrotacion pushteti. Të gjithë shprehen në publik se do të fitojnë kundër z. Rama, por e vërteta është se në Shqipëri akoma votohet dhe nuk bëhen zgjedhje. Dhe për të rritur mundësinë e fitores, z. Rama deformoi edhe Kodin Zgjedhor, duke hequr mundësinë e maksimizimit të votave nëpërmjet koalicioneve të shumta opozitare parazgjedhore.
Njëkohësisht, kemi edhe një histori të vjetër dhe të re të shpërndarjes, vjedhjes apo blerjes së votave. Dhe kjo histori, së bashku me gjendjen e Shqipërisë nën udhëheqjen e z. Rama, tregojnë se për të mundur z. Rama, forcat politike duhet të tejkalojnë objektivat dhe interesat e ngushta të lidershipit dhe të mbështetësve të tyre. Kështu, motivi i vetëm i të gjithëve në këto zgjedhje duhet të jetë largimi i z. Rama. Dhe për këtë ka vetëm një mënyrë, që është ?krijimi i një fronti unik opozitar.
Kjo mënyrë nuk është e preferuar për asnjë forcë politike opozitare. Është e kuptueshme se PD, si forca më e madhe opozitare, nuk e do këtë mënyrë, sepse ajo i rrezikon peshën politike dhe emrin e mirë të krijuar në të kaluarën dhe vë në diskutim postin e Kryeministrit për kryetarin e saj. Nga ana tjetër, një aleancë e PD-së me forca politike të majta nuk pranohet në realitetin shqiptar dhe i demotivon demokratët një, pjesë e të cilëve janë viktima të qeverisjeve të majta.
Edhe LSI dhe militantët e saj nuk do ta preferonin një koalicion të tillë, sepse duke qenë parti pragmatiste ata nuk kanë motivim të mjaftueshëm dhe garanci për rezultatet dhe përfitimet pas fitores së një koalicioni të tillë të gjerë.
Por, edhe partitë e reja politike, që, përgjithësisht i bashkon objektivi për ndryshime strukturore politike, ose, siç quhet ndryshe ?anti-establishment?, nuk e preferojnë një koalicion të tillë. Ata do të humbasin avantazhin e fushatës për parime dhe standarde politike dhe ndoshta mund të ?sakrifikohen politikisht?, mbasi nuk do të mund të krijojnë raporte direkte me votuesit e tyre. E njëjta gjë vlen edhe për partitë ekzistuese, të ashtuquajtura ?të vogla?, që futen në koalicione me partitë e mëdha. Kështu, motivimi i votuesve anti-establishment dhe të forcave opozitare dhe joopozitare tradicionale mund të ulet, sepse parimet dhe forcat politike, për të cilat ato votojnë, nuk përbëjnë objektivin kryesor të koalicionit.
Pavarësisht nga arsyetimet e mospranimit të një koalicioni unik anti-Rama, logjika e historisë dhe realitetit të numrave duhet të dominojë dhe e theksoj përsëri se një vlerësim objektiv i tyre tregon se e vetmja garanci për rrëzimin e regjimit të instaluar nga z. Rama, është një front unik opozitar. Kjo do të ishte edhe kundërpërgjigja e vetme ndaj sistemit zgjedhor të imponuar nga z. Rama, i cili e ka vlerësuar si të pamundur bashkimin në një front unik opozitar.
Ky mund të konsiderohet si një rast i paprecedent, por mendoj se këtë e kërkon momenti, në të cilin ndodhet Shqipëria. Prandaj, z. Basha, si kryetar i partisë më të madhe opozitare, dhe të gjithë kryetarët e partive të tjera opozitare duhet të dëshmojnë lidership. Ata duhet të shpallin rrëzimin e regjimit të z. Rama si objektivin e vetëm të zgjedhjeve të radhës dhe faktorin e bashkimit në tejkalim të objektivave dhe ambicieve politike partiake. I pari z. Basha duhet të pranojë dhe deklarojë se ?largimi i z. Rama është më i rëndësishëm sesa ambicia e tij për Kryeministër?. Pastaj, zonja Kryemadhi duhet të ftojë votuesit e LSI-së që të kontribuojnë për vendin, pavarësisht se ?llokma e pushtetit? mund të jetë më e vogël. Dhe kështu edhe ata që janë deklaruar për standarde të reja në politikë, duhet të pranojnë bashkimin në frontin opozitar kundër z. Rama, në këmbim të kompromisit për të zgjedhur me konsensus Kryeministrin e nesërm të fitores. Natyrisht që për një koalicion të tillë duhet të ketë drejtësi dhe besueshmëri reciproke, të bazuar në një vlerësim objektiv të valencës së votave historike dhe të mundësive për t?u votuar për secilin pjesëmarrës në koalicion.
A është kjo një zgjidhje e mirë kjo? Po të nisemi nga standardet politike, mund të thuhet, pa asnjë hezitim, jo. Por vendosja e largimit të z. Rama si objektivin e vetëm politik afatshkurtër e justifikon plotësisht një front unik opozitar, bazuar në një platformë qeverisëse që mundëson hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe kryerjen e një reforme kushtetuese dhe zgjedhore që të garantojë zgjedhje të drejta, të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Pas përfundimit të këtij misioni, duke supozuar që në Shqipëri do të bëhen ?zgjedhje dhe jo vetëm votime?, mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme, ku të krijohen koalicione të natyrshme dhe të qëndrueshme të bazuara në programet politike dhe valencën e votave.
Nga Erion Dasho, ekspert i Shëndetit PublikTë gjithë i mbajm...
Vaksina nuk beri pune! Shqiptaret donin mish ne kembim te bi...
Eshtë bërë virale në internet një video ku disa qeveritarë s...
Portali i qeverisë rilindase “Dritare.Net”, nuk ka vonuar t...
Qeveria Rama u gjend papritmas e përmbytur nga një video dis...
Nga Anisa ELMAZAJ; Hamza HATIKAMe fillimin e pandemisë si ed...
Rindërtimi kalon nga stomaku qeveritar i mbushur me mish, sa...
I dashur zoti Biden!Unë jam nga një vend ku njerëzve u është...
Sot u nda nga jeta Ilir Mata. La me dhimbje gruan, tre vajza...
Në datën 6 janar 2021 u mund përfundimisht revanshi antidemo...
Washingtoni u gdhi me diell sot. Prej tre ditësh këtu, kjo i...
Nga Kreshnik SpahiuJavën e kaluar isha në Shqipëri për të fe...
Janë dy mënyra sesi PD dhe LSI mund të paraqiten në zgjedhje...
Ministri i shëndetësisë së Kosovës njofton qytetarët se qeve...
Winston Churchill thoshte se në politikë të jashtme orientoh...
Nga Ardi StefaNë të pavetëdijshmen, thuajse gjithmonë ndërli...
Ndonëse Edi Rama i ftoi shqiptarët, këtë vit të ri, të buzëq...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...