Rindërtimi kalon nga stomaku qeveritar i mbushur me mish, sallatë otomane dhe bakllava Nusr Eti
Përhapja e një videoje dhe një fature, bëri që të gëlojnë komentet dhe portalet shqiptare: Në kohën kur Shqipëria përmbytet, shumë njerëz dimërojnë jashtë shtëpive të tyre të prishura nga tërmeti, pa përmendur rritjen e varfërisë në vend, qeveritarët shqiptarë darkojnë mish e bakllava në një nga restorantet e shtrenjta në Dubai.
Por qeveria me shpejtësinë e përhapjes së versionit të ri virusit COVID 19, nxitoi të na sqaronte për mëkatin që po bënim ndaj Ahmetajt, Maznikut, Fugës, Belindës dhe Manes, dhe na tha që ushqimi paguhet nga pala pritëse investitore dhe atë ushqim e kanë shijuar dhe të tjerë qeveritarë, si sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave, apo një zëvendësministër, dhe sigurisht edhe disa gazetarë. Dhe mbi të gjitha qeveria na tërhoqi veshin që të mos u binim më qafë për oreksin sepse kishin vajtur atje për punë.
Ka të drejtë qeveria dhe i kërkojmë falje. Ajo lodhet për ne, e ne i përflasim ushqimin. Mirëpo duke i menduar pak më me kujdes këto punët qeveritare, na lindin ca pyetje për mënyrat se si qeveria zgjedh t?i kryejë punët e saj: Për shembull, me çfarë detyre ishte ngarkuar z. Samir Mane në këtë delegacion qeveritar? I kuptojmë gazetarët se do bëjnë propagandën e radhës, po Samiri çfarë roli ka në punët e qeverisë?
Apo, Drejtori i Shtypit i kryeministrit çfarë roli special ka në një delegacion ministror? Po gruaja e Tij çkerkon aty? Ne presim që në kulmin e situatës së përmbytjeve Drejtori të jetë pranë Kryeministrit për informacion e këshilla, jo të jetë mijëra kilomentra larg pranë ministrave! Mos vallë Rama ka dyshime për ministrat e tij??
Nuk po pyesim gje për Maznikun. Ai ia ka marrë dorën të dorovitet me fjetje dhe ngrënie të shtrenjta hoteleve të botës nga biznesmenët. Dhe këtë të drejtë e ka fituar me ferman prokurorie, pavarësisht se ligjet e shtetit nuk ia lejojnë zyrtarit marrjen e dhuratave në çdo lloj forme. Në fund na bie në sy mungesa e Ministres së Financave, Denaj. Ajo nuk e di pse na ngjan si ?e persekuturara? e qeverisë. Detyrat ia dublon Tigri i Financave.
Në delegacionet qeveritare që kryejnë punë me bereqet jo vetëm nuk shkon vetë, nuk çon as ndonjë zëvendësministër, por e përfaqëson Sekretari i Përgjithshëm. Dhe dihet që Sekretari Përgjithshëm në një ministri është hierark i administratës publike jo i politikave qeveritare. Pra, dhe këtu na habit qeveria Rama që Anilën nuk e ka gur të bukur të mozaikut të vet investues.
Dhe e fundit fare, si njerëz normal që jemi na bie në sy oreksi delegacionit qeveritar shqiptar. Sa ka kaluar festa e Vitit të Ri. Zakonisht fillojnë dietat dhe të ngrënit modest për të rikuperuar mbingopjen e festave. Por qeveritarët tanë siç duket kanë stomak të zgjeruar. Nuk kanë përtuar të hanë sallatë otomane, mish e baklava. Siç duket jo vetëm dashuria e kalon nga stomaku, por edhe rindërtimi kaloka nga mbiushqimi. Duke llogaritur që biftek te NusrEti kushton 1 mijë euro, i bie që pa filluar ndërtimi i banesave mistrat & co te kenë ngrëne nga një tavan apartamenti pa filluar ndërtimi.
Ju bëfshin mirë të ngrënat! Por dhe qeverisë i kujtojmë shprehjen e gjuhës angleze ?There ain?t no such thing as a free lunch?. Të shohim çfarë kosto do të ketë konsumi i këtij ushqimi./CNA.al
I dashur zoti Biden!Unë jam nga një vend ku njerëzve u është...
Sot u nda nga jeta Ilir Mata. La me dhimbje gruan, tre vajza...
Në datën 6 janar 2021 u mund përfundimisht revanshi antidemo...
Washingtoni u gdhi me diell sot. Prej tre ditësh këtu, kjo i...
Nga Kreshnik SpahiuJavën e kaluar isha në Shqipëri për të fe...
Janë dy mënyra sesi PD dhe LSI mund të paraqiten në zgjedhje...
Ministri i shëndetësisë së Kosovës njofton qytetarët se qeve...
Winston Churchill thoshte se në politikë të jashtme orientoh...
Nga Ardi StefaNë të pavetëdijshmen, thuajse gjithmonë ndërli...
Ndonëse Edi Rama i ftoi shqiptarët, këtë vit të ri, të buzëq...
Nga Miron ÇakoViti i Ri i bën njerëzit shumë supersticioz...
Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën politike në ...
Viti 2020 ishte vit i pamëshirshën,I lig, i pabesë, i friksh...
Me të drejtë në krizën e pandemisë shteti hyn në borxhe të m...
Duhani ka qenë kultura që përbënte zërin e dytë më të rëndës...
– Hiqen të gjitha privilegjet në pensione apo në trajtime të...
Nga Bujar Nishani‘Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur n...
Nga Miron ÇakoKrishtlindja, që shumë njerëz të krishter nëp...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...