Nga Mitro Çela/ Elegji për mikun Ilir Mataj
Sot u nda nga jeta Ilir Mata. La me dhimbje gruan, tre vajza...
I dashur zoti Biden!
Unë jam nga një vend ku njerëzve u është dashur në shekuj të përshtaten për të mbijetuar, aq sa tashmë na është bërë instikt. Madje s’e kemi patur për gjë as fenë… mor as emrin ta këmbejmë pa na u dridhur qerpiku, mjafton që kjo që të na sjellë ca lehtësira në jetë. Sipas Darwin, nuk mbijeton krijesa më e fuqishme por ajo që përshtatet.
Ndaj edhe unë lumëmadhi, që isha deri sot përkrahës i flaktë i presidentit Donald Trump, them ta ndjek këtë frymë mbijetese kombëtare: përshtatjen.
E mbështeta kaq vjet me zemër dhe mendje Donaldin.. e meqë ai nuk fitoi e fituat ju, MBRETI VDIQ – RROFTË MBRETI!
Kështu e ka jeta!
I pari mekanizëm mbijetese është tradhëtia dhe vajtja pas më të fortit. Kështuqë më lejo ta tradhëtoj, si fillim, humbësin!!
Trump ishte një fodull i madh! Njeri që kish arritur ç’kish dashur në jetë, VET!! Pasuri, popullaritet, femra, famë e në fund edhe postin e njeriut më të fuqishëm të botës, atë të presidentit të Amerikës. Ka shijuar 3 çerek shekulli jetë siç ia ka dashur qejfi … a nuk duhet urryer ky njeri? A nuk është modeli më i zi për gjithë ata – si unë – që janë gjallë për shkak të instikteve dhe mekanizmave të mbijetesës? Leksioni i madh nëse do të mbetesh gjallë e të keshë bukë është ” ul kokën, mos bjer në sy, lëpi b¥çën më lart dhe harro dinjitetin”.
Shumë i nderuari Presidenti i ri i Amerikës!
E urrej kundërshtarin tuaj tashmë të mundur edhe për doktrinën e tij: “Make America Great Again”, sovranizmin dhe antiglobalizmin. Na zgjoi kot një ëndërr, që në fund të fundit, në një koloni , siç është Shqipëria e me një popull të mbijetuarish, siç janë shqiptarët kjo s’ është ëndërr por makth mizor e i rrezikshëm. Edhe sikur të detyroheshim të bëheshim sovran, ju garantoj se kjo do të ndodhte vetëm pasi ambasadorja juaj të thërriste politikanët tanë në ambasadë e ti urdhëronte e shtrëngonte të jenë të lirë e të pavarur. Dhjetra shekuj përshtatje mbijetese, desh na i rrëzoi në 4 vjet përbindëshi Trump? Shyqyr që e mundët, o i dashur Joe!
E urrej rivalin tuaj edhe sepse na tregoi të vërtetën për elitat. Për konspiracione kundër njerëzimit, për ESTABLISHMENTIN, DEEP STATE e të tjera. Ne ishim shumë rehat kur nuk dinim gjë. Përse duhej që ky njeri të na trazonte mendjet? Ka njerëz që rrojnë e vdesin me kancer pa e marrë vesh kurrë. Pse duhet t’ua nxish jetën e tu thuash se janë të sëmurë?
E urrej Trumpin, Joe, sepse kështu na thotë instikti i mbijetesës! Që të shkosh pas më të fortit duhet të shash fort kundërshtarin e tij. Siç leh qeni kur dikush i bërtet të zotit!
E urrej , Joe, edhe për të mësuar veten se UNË E URREJ e të mos më shpëtojë goja ndonjëherë kur nuk duhet e them ndonjë llaf të mirë për të!
E urrej Trumpin, Joe, se ka thënë për ty se vuan nga demencia. Domethënë degradimi i trurit. Jam i bindur se ai gënjen… Por nëse është e vërtetë Joe, të shkuara!!
Tani, ti je më i forti Joe! Pas 3 nëntorit plot të mbijetuar (dmth tradhëtarë, pa dinjitet, pa parime, që shkojnë pas të fortit) u shfaqën si ithtarët e tu më të flaktë, si martirë të tiranisë trumpiste. Po e provoj edhe unë një herë. E di që të gjithë do thonë “b**lëpirës”. Ama po më ngjiti ( të më ecë lëpirja domethënë) më pas do thonë “sa i zoti” e do më nderojnë. Siç ndodh edhe me hajdutët që bëjnë emër e karierë. Se në provincat e të mbijetuarve nuk ka rëndësi morali, karakteri, dinjiteti. Por MBIJETESA. Me çdo mjet e mekanizëm. Tradhëtia, servilizmi, spiunllëku, mercenarizmi si fillim e më tej vjedhja, kurvëria e vrasja bashkë me çdo ndyrësi tjetër të kësaj bote, po të dhanë emër, pasuri, karierë në provincën e të mbijetuarve nderohen!
Dhe në fund, o më i forti Joe, në këmbim, të përgjërohem për një gjë fare të vogël… 2 gisht letër nga ty… mundesh të më nisësh? Në provincën e të mbijetuarve bën namin me të! Po morën vesh se MË I FORTI të begenis, vlen më shumë se një pasuri!
I penduar që luftova me mendje e zemër për doktrinën Trump, nga Provinca e të Mbijetuarve./CNA.al
Sot u nda nga jeta Ilir Mata. La me dhimbje gruan, tre vajza...
Në datën 6 janar 2021 u mund përfundimisht revanshi antidemo...
Washingtoni u gdhi me diell sot. Prej tre ditësh këtu, kjo i...
Nga Kreshnik SpahiuJavën e kaluar isha në Shqipëri për të fe...
Janë dy mënyra sesi PD dhe LSI mund të paraqiten në zgjedhje...
Ministri i shëndetësisë së Kosovës njofton qytetarët se qeve...
Winston Churchill thoshte se në politikë të jashtme orientoh...
Nga Ardi StefaNë të pavetëdijshmen, thuajse gjithmonë ndërli...
Ndonëse Edi Rama i ftoi shqiptarët, këtë vit të ri, të buzëq...
Nga Miron ÇakoViti i Ri i bën njerëzit shumë supersticioz...
Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën politike në ...
Viti 2020 ishte vit i pamëshirshën,I lig, i pabesë, i friksh...
Me të drejtë në krizën e pandemisë shteti hyn në borxhe të m...
Duhani ka qenë kultura që përbënte zërin e dytë më të rëndës...
– Hiqen të gjitha privilegjet në pensione apo në trajtime të...
Nga Bujar Nishani‘Nuk fitohet lufta me Serbinë duke ardhur n...
Nga Miron ÇakoKrishtlindja, që shumë njerëz të krishter nëp...
Me rastin e 96 vjetorit të “Triumfit të Legalitetit”Tetë vje...
Aktivistja Elona Caslli ka mbajtur qëndrimin e saj, përsa i ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...