Rriten sërish temperaturat/ Ja sa gradë do të shënojë sot termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Qeveria Rama u gjend papritmas e përmbytur nga një video disa sekondshe dhe një buqetë fotosh të nxjerra prej saj, ku shfaqej njëri prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, në shoqërinë e dy ministrave dhe eksponentëve të rëndësishëm të rilindjes.
Gjithçka dukej sikur ishte përgatitur për të bërë zhurmë: Vendodhja Dubai. Restoranti: ai i Nusretit të famshëm. Periudha: në kulmin e përmbytjeve. Konteksti: biznesmenë e politikanë që festojnë së bashku në kulmin e akuzave, kur ky kabinet po akuzohet gjithandej si qeveria e oligarkëve.
Ky koktej molotov ishte i mjaftueshëm për ti vënë flakën rrejeve sociale. Dhe në këtë kuptim kjo është një ngjarje nga ato të cilat mbahen shënim në historinë e një vendi.
Sepse ndonëse asnjë nga mediat e mëdha, apo më pak të tilla, nuk foli për këtë ngjarje, qeveria u mundua të japë shpjegime. Ajo sqaroi me anë të një komunikimi se të ftuarit ishin aty për punë, në kuadrin e një projekti rindërtimi, ndërsa vetë Rama, mori mundimin të përgjigjej në Facebook se ministrat e tij e kishin të ndaluar të shkonin me pushime jashtë, ndaj kjo përrallë me ?gjellë pasanikësh? ishte e pavlerë.
Në fakt alibia e qeverisë ishte pak bindëse. Në pamje dukej qartë se festa ishte organizuar nga biznesmeni Samir Mane, dhe ministrat Ahmetaj, Balluku, apo zyrtarë si Mazniku dhe Fuga kishin pak lidhje me njëri tjetrin.
Çdo mendje normale e ka të pamundur të përtypë se ata gjendeshin sëbashkëu duke punuar për rindërtimin. Fjala vjen, ç?lidhje ka zëdhënësi i kryeministrit me këtë proces? Apo për të shoqëruar gazetarët e tv-ve që gjendeshin në Dubali dhe që u informuan gjithashtu për këtë festë nga facebook-istat e Tiranës?
Në këtë kuptim, alibitë e zyrës së propagandës qeverisë nuk kanë asnjë vlerë.
Për faktin e thjeshtë se ato nuk arrijnë të bindin askënd. Jo sepse pretendimi që thotë kryeministria nuk mund të mos jetë i vvërtetë. Jo sepse ministrat mund të mos kenë qenë vërtet të ftuar për punë.
Por, për një arsye krejt tjetër që e kapërcen fabulën e një feste në një restorant të famshëm të emirateve.
Ato pak sekonda që u përhapën me shpejtësi rrufeje në rrjet, që u transformuan në dhjetra meme, që u mveshën me audion e zërit të Reshat Arbanës, që gumëzhinë me mijra komente dhe që e detyruan kryeministrin të prishte të dielën për tu përgjigjur, qenë tejet simbolike.
Ato qenë dëshmia e asaj që mendojnë të gjithë, lidhjeve okulte mes bisznesit dhe politikës. Ato qenë prova e moskokçarjes apo indiferencës së ?shërbëtorëve? tanë ndaj fatkeqësisë së një vendi të përmbytur nga ujrat.
Mënyra se si ato u përhapën, forca më të cilën ato u ripostuan, ishte një tregues i qartë se realiteti që perceptojnë shqiptarët nuk është as ai që i kumton qeveria mes kronikave të përgatitura, as temat për të cilat zgjedhin ti ?informojnë? mediat.
Prandaj qeveria, vendosi të lëshojë sqarim publik dhe Kryeministri të reagojë personalisht. Ata kuptuan se sado që të kesh nën kontroll gjithë kastën, mjaftojnë disa sekonda imazhe që gjithë propaganda të bëhet shkrumb e hi.
Në këtë kuptim, ajo që ndodhi në Dubai me Rilindjen është e ngjashme me historinë e vallzimit të Nanos dhe Xhoanës në një buzuk grek, kur vendi ishte në zi kombëtare.
Atëhere, ish-kryeministri nuk i kishte nën kontroll gjithë mediat e mëdha dhe mjaftoi një kronikë në një TV kombëtar, që imazhi i tij të shembej.
Sot Edi Rama i ka vënë në thundër të gjitha ekranet, por fatmirësisht jetojmë në kohën e rrjeteve sociale. Dhe për Dubain shpërthyen si rrallëherë ato. Jo thjesht se u konsumua një darkë te Nusreti, por mbi të gjitha si revoltë, kundërshtim dhe neveri për fabulën që u tregohet nga kasta./ LAPSI
Nga Anisa ELMAZAJ; Hamza HATIKAMe fillimin e pandemisë si ed...
Rindërtimi kalon nga stomaku qeveritar i mbushur me mish, sa...
I dashur zoti Biden!Unë jam nga një vend ku njerëzve u është...
Sot u nda nga jeta Ilir Mata. La me dhimbje gruan, tre vajza...
Në datën 6 janar 2021 u mund përfundimisht revanshi antidemo...
Washingtoni u gdhi me diell sot. Prej tre ditësh këtu, kjo i...
Nga Kreshnik SpahiuJavën e kaluar isha në Shqipëri për të fe...
Janë dy mënyra sesi PD dhe LSI mund të paraqiten në zgjedhje...
Ministri i shëndetësisë së Kosovës njofton qytetarët se qeve...
Winston Churchill thoshte se në politikë të jashtme orientoh...
Nga Ardi StefaNë të pavetëdijshmen, thuajse gjithmonë ndërli...
Ndonëse Edi Rama i ftoi shqiptarët, këtë vit të ri, të buzëq...
Nga Miron ÇakoViti i Ri i bën njerëzit shumë supersticioz...
Analisti Agron Gjekmarkaj ka komentuar situatën politike në ...
Viti 2020 ishte vit i pamëshirshën,I lig, i pabesë, i friksh...
Me të drejtë në krizën e pandemisë shteti hyn në borxhe të m...
Duhani ka qenë kultura që përbënte zërin e dytë më të rëndës...
– Hiqen të gjitha privilegjet në pensione apo në trajtime të...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...