Nga Astrit Patozi/ Sondazhet e shtuara janë lajm i mirë
Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyr...
Në politikë votuesi nuk zgjidhet anjëherë, pasi është ai që zgjedh partinë apo kandidatin e vet. Por çdo formacion politik e ka gjithmonë një grup shoqëror si shenjestër të vetën, kur futet në një garë.
Ne nuk kemi pse e fshehim që më shumë i hedhim sytë tek ata shqiptarë të lirë dhe pa detyrime politike, të cilët nuk e kanë lidhur jetën e tyre me humorin e pushtetit. Me ata që mund të mos kenë kaluar asnjë ditë të vetme në oborrin e njërës prej partive, duke pritur një vend pune apo një favor, nga ato që kapërcejnë ligjin dhe rregullat e shtetit.
Apo nga ata që ndërrojnë stacionin, sa herë u shfaqen në ekran fytyrat e personazheve të stërkonsumuar të politikës, të cilët edhe lajmet i kanë bezdi t?i shohin nga krupa, që u shkaktohet.
Me ata që jetojnë më djersën e vet dhe rrisin fëmijët e tyre në këtë vend, duke kërkuar vetëm që qeveria mos t?ua shtojë hallet. Por vetëm kaq, se të tjerat i zgjidhin vetë. Natyrisht, që nuk e kanë kaq të lehtë, sepse pushteti i konsideron gjithmonë si pre të lehtë ose si një turmë të nënshtruarish, që ka kuptim vetëm një herë në dy vjet, vetëm kur vijnë zgjedhjet.
Dhe për sa kohë ata janë shumica, ne besojmë dhe shpresojmë se ndryshimi mund të vijë, duke filluar që nga 25 prilli, pwr shkakun dhe pwr meritwn e tyre. Dhe se për këtë nuk ka nevojë për ndonjë kurajo të madhe dhe as për ndonjë mençuri profetike. Mjafton të votosh bindjen tënde.
Sot po na thonë për të na dekurajuar se e kemi të vështirë, ngaqë nuk e kemi lidhur fatin tonë politik me njërën prej dy partive të mëdha. Që i bie se tani duhet të ishim duke mbajtur radhë për të kapur ndonjë vend të sigurtë në listat e tyre në tregun e pështirë politik, i cili përsëritet me një rregullsi vrasëse çdo katër vjet. Ndërkohë, që neveria nga kjo është arsyeja e lindjes dhe e ekzistencës sonë.
Sepse duan të krijojnë bindjen e verbër se asgjë nuk mund të gjallojë dhe pipëtijë në këtë vend pa lejen e dy gjelave që këndojnë majë të njëjti pleh, pavarësisht se njëri është në pushtet dhe tjetri në opozitë.
Dhe ne po u themi se shembulli më i mirë për t?i injoruar këto zëra është ajo masë e madhe shqiptarësh jofanatikë partish, të cilët ia dalin të jetojnë, punojnë dhe bëjnë biznes në këtë vend pa e kthyer kokën nga qeveria, apo edhe ajo lloj opozite, që premton apo gënjen gjithmonë se nesër do të bëhet qeveri.
Ne kemi zgjedhur me dëshirë të plotë që të mos mbetemi në mëshirën atyre mëkatarëve të mëdhenj, njësoj si ata qindra e mijëra shqiptarë, të cilët as nuk e mendojnë dhe as nuk presin që hallet dhe problemet t?ua zgjidhin ata, që ua kanë shkaktuar. Dhe për shkak se ngjajmë shumë në këtë pikë, kemi besim të plotë se bashkë me ta do t?ia dalim.
Denduria e pazakontë sondazheve dhe sidomos diferencat e tyr...
Nga Lorenc VangjeliIlir Meta kishte të drejtë dy vjet më par...
Nga Artur AjaziNë qarkun e Korçës, i deleguari i Lulzim Bash...
5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura ...
Gjatë ditëve të fillimit të janarit kanë ndodhur dy ngjarje ...
Nga Bledi ManeKur kryeministri bujt në një studio televizive...
SPAK-u mund të jepte një kontribut të madh për interesin pub...
Nga: Ilir YzeiriPasi e ndoqa pjesë –pjesë shfaqjen e Lulëzim...
Te gjithe biem dakort qe kjo klase politike nuk eshte ajo qe...
Kosova dhe Shqipria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare....
Nga Sherefedin ShehuFushata elektorale ka filluar, por reali...
Nga Erion Dasho, ekspert i Shëndetit PublikTë gjithë i mbajm...
Vaksina nuk beri pune! Shqiptaret donin mish ne kembim te bi...
Eshtë bërë virale në internet një video ku disa qeveritarë s...
Portali i qeverisë rilindase “Dritare.Net”, nuk ka vonuar t...
Qeveria Rama u gjend papritmas e përmbytur nga një video dis...
Nga Anisa ELMAZAJ; Hamza HATIKAMe fillimin e pandemisë si ed...
Rindërtimi kalon nga stomaku qeveritar i mbushur me mish, sa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...