Nga Andi Bushati/ Fatos Nano, sharlatani që kemi merituar
Rishfaqja pas kaq shumë kohësh e Fatos Nanos vërtetoi sërish...
Nga: Skënder Minxhozi
Fatos Nano nuk ka qenë kurrë një person për t?u marrë lehtë për ato që thotë. Ka bërë shkollë me oratorinë, ironinë dhe aftësinë për të goditur, shpotitur a sulmuar armiqtë jo të paktë rreth vetes. Di kaq shumë, por ka folur kaq pak. Veçse tani që vendosi të bëjë një përjashtim e të dalë nga heshtja e tij proverbiale, duket se tha ca gjëra që duhet t?i kishte thënë më parë e më fort. Më mirë vonë se kurrë.
Që Nano mbetet një socialist i vjetër, kryesocialisti në fakt, kjo është pak por e sigurt. Gabimet jo të pakta që ka bërë, paktet, paqëndrueshmëritë, anët e papërgjegjshme dhe dobësia e qeverisjes dhe karkateri acid që ka treguar ndër vite, nuk e bëjnë gjithsesi hiç më të keq sesa ata që i ka pasur bashkëkohës apo parsardhës. Fatos Nano është mjaft i ri që të ketë pasur mundësitë ta vendosë me qetësi trashëgiminë e vet, në vargun e gjatë të karrierave të konkurrentëve të vjetër e të rinj. E kjo përballje të jep të kuptosh se ai mund të jetë i qetë që ka lënë pas standarde të dorëheqjes e ndarjes së pushtetit, që askush nga të djeshmit dhe të sotmit nuk i barazojnë dot.
Kemi pasur (dhe çmendurisht i kemi ende edhe 30 vjet më pas) politikanë të përgjakshëm si Sali Berisha, hileqarë si Ilir Meta apo personalitete komplekse si Edi Rama, e në këtë listë emrash, ai i Fatos Nanos nuk stonon asesi. Përkundrazi.
16 vjet të shkuara, kur një figurë historike vetëm 53-vjeçare, vendoste të dilte prej vërteti nga jeta politike, një tjetër, sot 75 vjeç, bëhej gati të hynte triumfalist në cmendurinë e tij të rradhës si lider shteti. Përballja me Sali Berishën dhe krahasimi me të, është një ndër padrejtësitë më të mëdha që i janë bërë Nanos dje dhe sot.
E që u bë edhe mbrëmë pas intervistës televizive, kur llumi i medias dhe rrjetit social ji vërsul të dytit në emër të avokatisë së të parit e të tjerëve si ai. Është qesharake fjala vjen sesi disa rroskopë shifrash janë ulur t?i llogarisin këto orë Fatosit edhe kostot e makinës personale. Meqë kanë marrë kalkulatriçen, le të na thonë sa kushtojnë në total dy vila tek Gon Papuli, një vilë në Lalz dhe një apartament në Qerret! Pa llogaritur të tjerat, se shkon shumë lista!
Sot Nanon e sulmojnë ata që dikur bënin kryqin për të, që dikur hidheshin në flakë për kryetarin e partisë apo ata që kanë ndënjur pranë arkivolit të Maries së ndjerë ditën që vdiq, me një pikë loti në faqe, duke u kujdesur që shefi t?i shihte duke qarë. Është leksion jete dhe Fatosi s?ka pse mërzitet fare nga këto mësalla me një mijë faqe që janë gati të bëjnë më të fundit vetëm pse sot kanë inat Edi Ramën.
Fatos Nano nuk i ka borxh askujt nga personat të cilët sulmoi të enjten në darkë. S?i ka borxh Sali Berishës që e futi në burg në kulmin e karrierës politike, duke vendosur një rekord të përbindshëm për Shqipërinë, në agimin e ndërrimit të sistemit. S?i ka borxh as Ilir Metës që me skuthllëqet e tij provinciale bëri lesheli partinë më të madhe politike të Shqipërisë, duke krijuar një monstër që sot duan ta zhdukin nga skena edhe demokratët, edhe socialistët.
Fatos Nano nuk kandidon në 25 prill, por ai ka të gjithë të drejtën e botës për t?ia përplasur në fytyrë të keqen atyre që të gjithë i njohim se cilët janë dhe çfarë përfaqësojnë. Atyre që po e tregojnë këto orë sesa u ka djegur një rrëfim shumë personal dhe vetëm pjesërisht politik.
Nuk na takon t?i qajmë hallin Nanos për atë që ka kaluar dhe as për sulmet donkishteske që po i bëjnë prej mbrëmë. E ka lëkurën të trashë nga karriera politike dhe mbi të gjitha, ka paguar me largim dhe me heshtje për atë që ka bërë keq, jo me pirueta hijenash, si të atyre që s?na u hoqën qafe 30 vjet me rradhë e prapë duan t?i ngjiten pas këtij vendi si Kashai i Pavdekshëm. Në këtë vend ku askush s?di të ikë, Fatos Nano të paktën dha prova se dinte ta bënte kur u bë i padëshirueshëm. ?Vërsnikët? e tij të pluralizimit, Berisha e Meta më së pari, po bëhen gati të na thonë se do vijnë edhe një herë në pushtet në emër të të resë më 25 prill. Çfarë dyshje tragji-komike!
Meritojnë të gjithë përbuzjen e Fatosit dhe tonën gjithashtu./CNA.al
Rishfaqja pas kaq shumë kohësh e Fatos Nanos vërtetoi sërish...
Nga Ilir Levonja1) Nëse i famshi Jovan Bregu kishte ëndërr n...
Kemi sajuar “lajme” vetëm për të fituar më shumë klikime!Kem...
Nëse deri dje keni pyetur: “A do e kandidoj Basha në lista p...
Prej vitesh nuk e kam dëgjuar më shumë sesa pas prishjes së ...
Nga Bislim AhmetajNdërsa fushata zgjedhore për zgjedhjet e d...
Vetëm pak më shumë se 80 ditë më pas, në mbrëmjen e të dielë...
Kryeministri dje në aktivitetet e tij elektorale, duke tregu...
Nga Bledi ManePartia Demokratike paraqiti pardje programin e...
Nga Bledi Mane25 muaj ministër bujqësie qëndroi Bledi Çuçi d...
Dy partitë më të mëdha të opozitës po i afrohen 25 prillit d...
Nga: Kreshnik SpahiuNuk ja vlen ta lexoni dhe mos harxhoni a...
Më në fund kryeministri foli pas ditës së tretë. Pasi blloko...
Në fakt jemi në një situatë që duhet menduar me të gjitha sp...
Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi...
Ne zgjedhjet e 25 Prillit qytetareve shqiptare, i duhen dhen...
Nga: Bislim AhmetajNë vitin 91 pati votime të drejta por jo ...
Në politikë votuesi nuk zgjidhet anjëherë, pasi është ai që ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...