"Kallashnikovi çau jelekun anti-plumb"/ Hita: Po kryhen procedurat që efektivi i vrarë të përfitojë statusin e dëshmorit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Nga Blendi Kajsiu*
Afrimi i i zgjedhjeve të 25 prillit ka filluar të prodhojë nervozizëm në sferën publike shqiptare?. Të shumtë janë ata që shqetësohen se një mandat i tretë i Ramës do të çojë në vendosjen e diktaturës në Shqipëri. Për këta zëra, nëse Rama sot është autoritar, nesër, me një mandat të tretë, do transformohet në diktator të tipit Erdogan.
Është një shqetësim i arsyeshëm. Një mandat i tretë për Ramën nënkupton shkatërrimin politik të opozitës PD-LSI. Nëse edhe sot opozita nuk arrin të kontrollojë dhe kufizojë pushtetin e Ramës, është e imagjinueshme se çfarë mund të ndodhë nesër.
E, megjithatë, shqetësimi i një diktature ?Rama? bazohet në dy premisa të gabuara. Së pari, supozon se shkatërrimi i opozitës do të prodhojë forcimin e pushtetit të Ramës. Së dyti, i njeh Ramës një mbështetje të thellë popullore që ai nuk e gëzon.
Ideja se opozita është themeli i një sistemi pluralist përbën një nga konceptet bazë të teorisë demokratike, sidomos asaj të zhvilluar nga i famshmi Robert Dahl (Poliarkia). Problemi është se teoritë klasike e merrnin si të mirëqenë ekzistencën e partive politike që kanalizonin dhe përfaqësonin grupe të ndryshme interesi.
Ama, në ditët e sotme në Shqipëri, dhe përtej saj, partitë politike e përfaqësojnë gjithnjë e më pak shoqërinë. Jo rastësisht, ligjërimi antipolitik ka kulmuar edhe në demokracitë më solide të botës. Po të shikojmë sondazhet e fundit, shumica e elektoratit nuk identifikohen as me PD-në dhe as me PS-në.
Në këto kushte, partitë politike kthehen në organizma që u shërbejnë interesave të ngushta dhe kanalizojnë apo përfaqësojnë pak ose aspak interesat e grupimeve të gjera sociale. Në rastin konkret, PS, PD dhe LSI vështirësisht mund të kanalizojë apo artikulojë pakënaqësinë e gjerë shoqërore me korrupsionin dhe kapjen e shtetit pasi janë pjesë themelore e sistemit.
Nuk është rastësi që opozita nuk e gjeneron, por i bashkëngjitet protestës qytetare. Ky fenomen nuk ka të bëjë me paaftësinë organizative të liderit të opozitës, siç duan ta banalizojnë çështjen disa analistë. Ka të bëjë me faktin që opozita është pjesë themelore e sistemit politik, i cili prodhon korrupsion dhe kapjen e shtetit.
Në fakt, roli i opozitës është të legjitimojë pushtetin dhe anasjelltas. Në lojën e bipolaritetit, Ramës i duhet Basha dhe Meta se përballë tyre ai është pa dyshim e keqja më e vogël. Nuk është rastësi që Rama e bëri Metën President pasi e denoncoi si hajdutin më të madh të kombit.
Edhe opozitës i shërben një Kryeministër arrogant dhe shpesh jotransparent si Rama për të denoncuar kapjen e shtetit nga oligarkia. Është një sistem politik që mund të karakterizohet si ?bashkëqeverisës dhe bashkëfajtor? po të modifikojmë pak shprehjen e famshme të Berishës mbi komunizmin shqiptar.
Por, nuk është vetëm opozita që vuan një krizë legjitimiteti. Popullariteti i Ramës është më i brishtë se sa duket. Nuk është çudi që Rama është më popullor në elektorat se Basha, Meta apo Berisha. Ama, kjo nuk do të thotë se Rama ka mbështetje të thellë në shoqërinë shqiptare.
Ndryshe nga Enver Hoxha, Sali Berisha i viteve 1990-të, apo nga Erdogani dhe Trump në ditët tona, Rama gëzon një legjitimitet politik të cekët. Nuk ekziston asnjë grupim social, klasor, krahinor, gjinor, fetar apo ideologjik që identifikohet thellësisht me Edi Ramën apo që ndihet thellësisht i përfaqësuar prej tij. Ndryshe ndodh me Erdoganin në Turqi apo me Trump në SHBA.
Ndërsa Trumpi dhe Erdogani përfaqësojnë ndarje të thella sociale sot, ashtu sikurse Berisha dje, Rama nuk përfaqëson asnjë grupim social solid. Ndaj, as në gjirin e PS-së nuk kemi Ramista që janë gati të sakrifikohen për Ramën siç kemi Trumpista sot, apo siç kishim Berishista dhe Nanoista dje.
Në këtë aspekt, Rama është një produkt mediatik më shumë se një produkt social, sikurse ka argumentuar me të drejtë analistja Belina Budini. Fuqia e tij buron nga dobësia e kundërshtarit dhe aftësia e tij menaxhuese dhe mediatike.
Ky aspekt i legjitimitetit politik të Ramës injorohet shumë në analizën publike, ku Rama shpesh krahasohet me Erdoganin dhe akuzohet si autoritar dhe diktator. Që Rama i ka të gjitha karakteristikat dhe dëshirën për të qenë diktator, nuk ka dyshim. Ama, diktatura nuk është një fenomen personal, por social.
Ndaj një mandat i tretë i Ramës ka shumë pak gjasa të prodhojë në vendin tonë një diktaturë apo sistem tejet autoritarist si rasti i Erdoganit. Së pari, shkërmoqja e opozitës do t?i heqë Ramës një mekanizëm të rëndësishëm legjitimiteti. Do ta përballë direkt me protestën shoqërore, të cilën nuk mund ta injorojë dhe përqeshë aq lehtë sa Monikën, Lulin apo Ilirin. Dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende si SHBA-të ka qenë protesta shoqërore dhe jo opozita politike që ka prodhuar ndryshimin (mjafton të mendosh lëvizjen e udhëhequr nga Martin Luther King dje dhe Black Lives Matter sot në SHBA). Politikanët dhe analistët tanë elitistë kanë tendencën ta përçmojnë shoqërinë tonë dhe t?ia veshin arritjet e saj elitës.
Ata harrojnë se komunizmin nuk e hodhi as Azem Hajdari dhe as Sali Berisha. Ishin qytetarët e thjeshtë që ikën nëpër ambasada, ishin së pari minatorët e Valiasit me grevën e tyre të përgjithshme, dhe më pas studentët që e rrëzuan regjimin. Por kontributi i minatorëve dhe klasës punëtore nuk futet në studiot televizive, që çdo dhjetor përsërisin të njëjtin emision mbi rënien e komunizmit.
Pothuajse të gjitha momentet kur pushteti abuziv është frenuar apo rrëzuar, që nga 1997-ta deri te protestat kundër armëve kimike apo protestat më të fundit studentore, kanë qenë të udhëhequra nga shoqëria dhe jo nga elitat politike apo mediatike. Këto të fundit ose janë përpjekur t?i përdorin ose t?i zhvleftësojnë ato si të pamjaftueshme.
Në mungesë të një mbështetje të thellë sociale, në mungesë të një opozite të diskretituar që e legjitimon, skandalet dhe degradimi i natyrshëm i qeverisë Rama III me shumë gjasa do të prodhojë reagim të fortë social. Do të jetë pikërisht ky reagim social që do të krijojë hapësirën për daljen e forcave të reja politike.
Ndaj, një mandat i tretë i Ramës me shumë gjasa përbën hapin e parë në ristrukturimin kaq të vonuar të sistemit tonë politik. Që ky ristrukturim të prodhojë një regjim politik më demokratik dhe efikas duhet të shohim përtej pseudodebatit bipolar Rama-Basha/Meta që na ofron media, për të kuptuar ndryshimet strukturore që po ndodhin tek elektorati dhe shoqëria shqiptare.
Nga: Skënder MinxhoziFatos Nano nuk ka qenë kurrë një person...
Rishfaqja pas kaq shumë kohësh e Fatos Nanos vërtetoi sërish...
Nga Ilir Levonja1) Nëse i famshi Jovan Bregu kishte ëndërr n...
Kemi sajuar “lajme” vetëm për të fituar më shumë klikime!Kem...
Nëse deri dje keni pyetur: “A do e kandidoj Basha në lista p...
Prej vitesh nuk e kam dëgjuar më shumë sesa pas prishjes së ...
Nga Bislim AhmetajNdërsa fushata zgjedhore për zgjedhjet e d...
Vetëm pak më shumë se 80 ditë më pas, në mbrëmjen e të dielë...
Kryeministri dje në aktivitetet e tij elektorale, duke tregu...
Nga Bledi ManePartia Demokratike paraqiti pardje programin e...
Nga Bledi Mane25 muaj ministër bujqësie qëndroi Bledi Çuçi d...
Dy partitë më të mëdha të opozitës po i afrohen 25 prillit d...
Nga: Kreshnik SpahiuNuk ja vlen ta lexoni dhe mos harxhoni a...
Më në fund kryeministri foli pas ditës së tretë. Pasi blloko...
Në fakt jemi në një situatë që duhet menduar me të gjitha sp...
Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi...
Ne zgjedhjet e 25 Prillit qytetareve shqiptare, i duhen dhen...
Nga: Bislim AhmetajNë vitin 91 pati votime të drejta por jo ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...