Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në Shqipëri, diplomatët amerikanë dhe ata europianë po i shtojnë thirrjet ndaj partive politike për të mos kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme persona të inkriminuar.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, mori si shembull, që nuk duhet kandiduar, deputetin Tom Doshi, të cilit iu ndalua hyrja në SHBA.
Studiues të politikës pohojnë se thirrjet e diplomatëve ndërkombëtarë po ndeshin në heshtjen e partive politike, të cilat sërish po përdorin në fushatë zgjedhore persona të inkriminuar.
Dy ditë pasi ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Juri Kim, kërkoi publikisht të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit deputeti Tom Doshi, duke kujtuar vendimin e
Departamentit të Shtetit, për t?i ndaluar hyrjen në SHBA, ai regjistroi në KQZ partinë socialdemokrate si subjekt zgjedhor me cilësinë e kryetarit të saj.
Studiuesi i jetës politike shqiptare, profesori Roland Lami, thotë se është për të ardhur keq që edhe për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit sërish nevojitet presioni i faktorit ndërkombëtar, ndërkohë që atë nuk po e zbatojnë partitë dhe institucionet shtetërore.
Ai është skeptik për të ardhmen e afërt dhe nuk beson se njerëzit me rekore kriminale do të mbahen larg institucioneve demokratike.
?Po t?i referohesh heshtjes së liderëve kryesorë apo mënyrës si justifikohen karshi deklaratës së fortë të ambasadës amerikane, ajo të lë të kuptosh që ka mungesë vullneti dhe kjo mungesë vullneti nuk mund të kuptohet ndryshe vetëm me interesat që kanë partitë politike në disa zona zgjedhore të përfshihen persona me të shkuar kriminale për të bërë të mundur sigurimin e disa mandatave të rëndësishme. Pra, pushteti duket më i rëndësishëm se sa kriteret ligjore, që kërkojnë të zgjidhen kandidatë cilësorë dhe me integritet? – tha zoti Lami.
Disa individë të partive të mëdha e të vogla, të përjashtuar nga zgjedhjet vendore si të inkriminuar, kanë marrë në dorë shtabet zgjedhore në zona të caktuara dhe me investimet apo paratë që zotërojnë mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve dhe në standartin e procesit zgjedhor.
Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë që SHBA dhe BE po kërkojnë hapur që partitë të largojnë nga radhët e tyre persona të inkriminuar dhe të përfshirë në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por faktori ndërkombëtar po mbetet i vetmuar në këtë përpjekje, sepse partitë po refuzojnë ta bëjnë këtë ndërsa prokuroria, ILDKPI, KQZ nuk po ndërmarrin asnjë hap për të dekurajuar këta individë.
?Elementët e inkriminuar, të cilët mendohej që do të liheshin jashtë politikës, në fakt janë kthyer në garën elektorale dhe në radhët e partive politike. 3 nga 7 deputetë të tillë kërkojnë të kandidojnë në këto zgjedhje dhe kanë shpallur publikisht ambicjen e tyre. Ky është një sinjal i keq për politikën e pastër. Këta individë kanë blerë parti, kanë blerë media dhe janë shumë aktivë në nivele të larta të vendimmarrjes. Për shkak të sistemit të votimit, mandatet e tyre mund të përcaktojnë maxhorancat e ardhshme? – tha zoti Krasniqi.
Partitë politike po përfitojnë nga forca dhe pasuria e këtyre individëve të inkriminuar, duke i vendosur në krye të fushatave zgjedhore nëpër krahina të ndryshme, ndërkohë që ligji i dekriminalizimit kërkon që ata të mos kenë asnjë rol në vendimmarrjen publike.
Profesor Lami thotë se në Shqipëri varet nga vullneti dhe urdhëri i partive politike, dhe institucionet u binden këtij këti vullneti, duke mbyllur sytë për informacionet mbi inkriminimin e politikanëve, të cilat dihen botërisht.
?Të gjithë kanë një shkelje syri të ligjit dhe prandaj situata është këtu ku është. Nëse do t?ia faturojnë përgjegjësinë institucionet njëri tjetrit monitorimin e ligjit, dhe partitë politike të heqin dorë apo të lajnë duart, situata ka shumë gjasa të përsëritet sin ë parlamentin e kaluar? – tha zoti Lami.
Dekriminalizimi i qarqeve politike u kthye sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratave të përsëritura të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, që në zgjedhje partitë nuk duhet të kandidojnë figura nga bota e krimit dhe korrupsionit por të sjellin të pastra dhe të besueshme për qytetarët.
?Thelbi i ligjit të dekriminalizimit është integriteti. Edhe mesazhet e ndërkombëtarëve flasin për integritet. Nuk po flasim për individë me procese gjyqësore të thjeshta korrupsioni. Po flasim për individë, për të cilët ka dyshime themelore, që janë përfshirë në akte korruptive dhe kriminale. Partitë politike kanë përgjegjësinë të sjellin persona me integritet, me standarte morale. Këtë e kanë premtuar në statutet e tyre, kanë ngritur struktura të verifikimit paraprak dhe kanë bërë premtim publik, që do të sjellin përfaqësuesit më të mirë? – tha zoti Krasniqi.
Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur përmes diplomatëve të tyre se do të vazhdojnë të përdorin të drejtën për t?i ndaluar hyrjen në territorin amerikan zyrtarëve të korruptuar.
Një masë e tillë është marrë deri tani ndaj deputetit Tom Doshi, ish kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ish kryetarit socialist të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ndërsa mbi 170 zyrtarëve të tjerë iu është refuzuar viza.
Edhe mesazhet e fundit janë pjesë e një përpjekje të vazhdueshme të diplomatëve amerikanë për dekriminalizimin e politikës shqiptare./ VOA
Ka përfunduar takimi mes kreut të PR Fatmir Mediu dhe kreut ...
Policia gjobiti sot Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kry...
Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një tak...
Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Erion Veli...
Tashmë ka filluar fushta elektorale dhe Presidenti ynë në de...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ironizuar ...
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nënshkruar sot kontratën m...
Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgj...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komebty...
Partia Demokratike dhe PDIU duket se janë drejt finalizmit t...
Prej Janarit jemi mësuar të shohim dy analistët Andi Bushati...
Dy ditë më parë, e ftuar në një nga emsionet e pasdites për ...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku është ndalur tek pensionis...
Drejtuesja e Levizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli nuk nda...
Për të shpëtuar sa më shumë, shteti shpenzon çdo ditë me mil...
Kreu i PD Lulzim Bash aka prezantuar ditën e sotme programin...
Tom Doshi ka depozituar në KQZ kërkesën për regjistrimin në ...
Kreu i PD, Lulzim Basha e ka nisur ditën me optimizëm. Përme...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i shtetit për Rindërtimin...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...