"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
?Vendime absurde të cilat betonizojnë kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit?, kështu i drejtohej në vitin 2014, Ministri i Brendshëm i asaj kohe Saimir Tahiri, Presidentit Bujar Nishani, si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Tahiri i kërkonte Nishanit, një kontroll të imtësishëm për 26 gjyqtarë dhe 30 prokurorë. Në mesin 26 gjyqtarëve, bënte pjesë e gjyqtari i Vlorës, Albert Spiro, pasi në dy raste, dyshohej se kishte marrë vendime që hidhnin poshtë punën e policisë.
Rasti i parë
Policia e Shtetit në datë 18/03/2014 ka ndaluar shtetasit, L. M. E. Xh. dhe B. H., për veprën penale të ?Shkatërrim prone me Zjarr?. Ata dyshohet se kanë djegur automjetin e markës Benz Mercedes ML me targa italiane CY 490 CE, pronë e shtetasit A. P., dhe posedues shtetasi A.S.?. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokuror të çështjes Saimir Smaka, ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg? për të tre të ndaluarit . Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Gjyqtar të çështjes Albert Spiro me vendimin e datës 26.03.2014, ka vendosur ?Detyrim për paraqitje?, për shtetasin B.H.i dhe ?Arrest në burg? për dy shtetasit e tjerë.
Rasti i dytë
Policia e Shtetit me datën 20.03.2014, ka arrestuar në flagrancë shtetasit L. V., D. V., D. L. dhe Q. P.M.. Me datën 20.03.2014, rreth orës 02:40, në fshatin Zvernec, komuna Qendër, ata janë kapur në kushtet e flagrancës duke prerë dhe vjedhur përcjellësat elektrik në linjën elektrike të fshatit Zvernec. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po lëviznin këta shtetas, në bagazh janë gjetur disa rrota me percjellës elektrik material bakri dhe një palë gërshërë për prerje metalike. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Prokuror të çështjes Dritan Marku ka kërkuar masën e sigurimit ?Arrest në burg? për këta shtetas. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me gjyqtar të çështjes Albert Spiro me vendimin Nr.87, datë 23.03.2014, ka vendosur masën e sigurisë ?Arrest në burg? për dy shtetas dhe ?Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore? për të tretin.
Këto kanë qenë dy rastet, që ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka përfshirë në ?listën e zezë? gjyqtarin Albert Spiro.
Sa i përket pasurisë, gjyqtari Spiro, bazat e financave rezulton ti ketë nga amigracioni. Përgjatë viteve 1992-1997 ai deklaron se ka punuar në emigracion, në Greqi.
Patundshmëri në kohën që ai ka hyrë në systemin e drejtësisë, deklaron tokë bujqësore, 8 ha, ku zotëron 33% në Zagori, shtëpi banimi, me vlerë 25 000 dollarë, blerë e të ardhurat nga emigracioni.
Në vitin 2008 ai ka shitur shtëpinë në Gjirokastër dhe ka prenotuar dy apartamente 1+1 dhe një garazh në Vlorë, por nuk e deklaron çmimin përveçse këstit që është 2 600 000 lekë.
Në vitin 2011 i ka shitur 2 apartament 1+1 dhe garazhin me vlerë 6 500 000 lekë dhe pas shitjes këtë pasuri në vitin 2014 e ka ndryshuar në hipotekë duke e regjistruar si 1 apartament.
Po në vitin 2011 ka porositur një apartament në Frakë me vlerë 58 000 euro dhe të njëjtin e ka shitur në vitin 2014 me vlerë 68 000 euro.
Në vitin 2012 ai deklaron huamarrje 50 000 euro, por se çfarë nuk e saktëson. Të njëjtin vit ai ka paguar 4 000 nga kjo hua.
Për më tepër po sjellim pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Albert Spiro, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.
Viti 2003
Tokë bujqësore, 8 ha, ku zotëron 33% në Zagori.
Shtëpi banimi, me vlerë 25 000 dollarë, blerë e të ardhurat nga emigracioni.
Letër me vlerë 0,045 milion lekë.
Depozita bankare, 0,2 milion lekë dhe 0,2 milion lekë.
Kesh, 0,45 milion lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tepelenë, 0,87 milion lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Gjirokastër, 0,21 milion lekë.
Viti 2004
Kesh, shtuar 120 000 lekë.
Kesh, pakësuar me 500 000 lekë. (dhënë hua)
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tepelenë, 1 000 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Gjirokastër, 260 000 lekë.
Viti 2005
Pakësuar depozita bankare me 153 000 lekë.
Shtuar kursimet familjare me 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tepelenë, 1 100 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Gjirokastër, 260 000 lekë.
Viti 2006
Automjet Benz, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tepelenë, 1 100 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Gjirokastër, 260 000 lekë.
Viti 2007
Kursime 3 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Tepelenë dhe Vlorë 849 590 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Gjirokastër, 292 300 lekë.
Viti 2008
Shtuar leke të përfituara si kapar nga premtimi për shitje ap, në Gjirokastër, 3 200 000 lekë dhe 26 000 euro.
26 000 euro janë dhënë si kapar për blerjen e një ap+garazh.
Kursime 4 000 euro.
Gjendje kesh 500 000 lekë.
Tërhequr nga depozita bankare 1 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 824 600 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Gjirokastër dhe Vlorë, 410 000 lekë.
Viti 2009
Shtuar nga shitja e ap në Gjirokastër 3 000 000 lekë.
Paguar paraprakisht për 2 ap dhe garazh në Vlorë, 2 600 000 lekë.
Shtesë kursime 300 000 lekë,
Depozitë kursimi 100 000 lekë.
Shtesë nga interesat bankare 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 975 980 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Vlorë, 463 015 lekë.
Viti 2010
Shtesë kursime 300 000 lekë,
Shtesë nga interesat bankare 50 000 lekë.
Tërheqje 180 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 980 300 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Vlorë, 520 000 lekë.
Viti 2011
Shitur 2 ap 1+1 dhe garazh me vlerë 6 500 000 lekë.
Blerë Benz me vlerë 3 850 euro.
Interesa bankare, 50 000 lekë.
Depozitë bankare 100 000 lekë.
Kthyer huaja e dhënë në vitin 2004, 5 000 euro.
Kontratë porosie për banesë dhe garazh në Farkë me vlerë 58 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 080 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Vlorë, 520 000 lekë.
Viti 2012
Interesa bankare, 70 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 066 490 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Vlorë, 620 000 lekë.
Huamarrje. Paguar 4 000 dhe pa u paguar 46 000 euro.
Viti 2013
Interesa bankare, shtuar me 30 000 lekë.
Pakësuar dhe mbyllur llogaria me 675 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 024 411 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Vlorë, 663 000 lekë.
Huamarrje. Paguar 3 500 dhe pa u paguar 42 500 euro.
Pagesë kësti për banesë, 5 000 euro dhe pa paguar 3 000 euro.
Viti 2014
Shitur automjeti 300 000 lekë.
Pasi i ka shitur ka ndryshuar pasurinë në Vlorë, nga 2 ap I ka regjistruar në 1.
Shitur ap në Farkë, 68 000 euro.
Llogaria e pagës së subjektit deklarues, 3 258 lekë.
Interesa nga depozita bankare, 15 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 317 061 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Vlorë, 694 140 lekë.
Huamarrje. Paguar 3 500 dhe pa u paguar 39 000 euro.
Pagesë kësti përfundimtar për banesën në Farkë, 5 000 euro.
Viti 2015
Mbyllur llogaria në emër të bashkëshortes dhe shtuar kesh, 119 419 lekë.
Llogaria e pagës së subjektit deklarues, 4 125 lekë.
Interesa nga depozita bankare, 15 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 346 070 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Vlorë, 733 930 lekë.
Huamarrje. Paguar 4 000 dhe pa u paguar 35 000 euro.
Viti 2017
Llogari bankare në emër të vajzës nga Klubi Flamurtari, 5 220 lekë.
Interesa nga depozita bankare, 4 420 lekë.
Llogaria e pagës së subjektit deklarues, 550 lekë.
Llogaria e pagës së bashkëshortes, 21 800 lekë.
Kursime, kesh 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 331 650 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Vlorë, 731 340 lekë.
Huamarrje. Paguar 3 500 dhe pa u paguar 28 000 euro.
Viti 2018
Llogari bankare në emër të vajzës nga Klubi Flamurtari, 1 800 lekë.
Interesa nga depozita bankare, 4 164 lekë.
Llogaria e pagës së subjektit deklarues, 4 616 lekë.
Llogaria e pagës së bashkëshortes, 15 466 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtar në Vlorë 1 319 362 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes, nga Drejtoria Arsimore, Vlorë, 781 907 lekë.
Huamarrje. Paguar 3 000 dhe pa u paguar 25 000 euro./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë g...
Prej më shumë se një viti gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës s...
Ditën e votimeve, të 23 Qershorit, 2013, u shpërthye me eksp...
Vlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në tre kriteret, atë ...
Komisionerët e Vettingut, pasi janë pagëzuar me këtë titull,...
Gjyqtari Sokol Pina e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjy...
Procesi i rivlerësimit ka nisur së fundmi për prokurorin Gen...
Në vitin 2012 gjyqtari i Tropojës, Sami Ujkashi u dërgua në ...
Françeskina Lekani, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë,...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e rivle...
Në vitin 2019, zëvendëskryeministri Erjon Braçe listoi tre g...
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar t...
Prej rreth gjashtë muajsh Komisioni i Pavarur i Kualifikimit...
Çuditë e sistemit të drejtësisë nuk kanë fund! Vettingu ka n...
Me 27 Korrik 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratua...
Pothuajse menjëherë pas përfundimit të hetimeve të “dosjes 1...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar mëngjesin e...
Nga sot nis procesi i vettingut për 39 kandidatët që aspiroj...
Gjyqtarja e Korçës, Eglantina Mikani, nuk ka kaluar ende në ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë ne fuqi vendimin e KPK-...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...