Video-Tërmet i fuqishëm shkund Kroacinë/ Dëmtohen banesat
Një tërmet i fortë 5.2 ballësh ka goditur Zagrebin mëngjesin...
Ndërsa po ofrohej afati për mbylljen e mundshme të qeverisë amerikane, presidenti Donald Trump nënshkroi të dielën një paketë financimi prej 2.3 trilionë dollarësh që përfshinë 900 miliardë dollarë për lehtësimin e pasojave të koronavirusit dhe 1.4 trilionë dollarë për financimin e qeverisë deri në shtatorin e ardhshëm.
Presidenti e kishte quajtur projektligjin “të turpshëm ” pasi Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati e miratuan atë pas muaj negociatash në të cilat presidenti Trump ishte i përfshirë shumë pak.
Kundërshtimet e tij habitën shumë veta që menduan se presidenti do të mbështeste masën e financimit. Pa nënshkrimin e presidentit Trump, një mbyllje e pjesshme e qeverisë do të kishte filluar të martën, ndërsa përfitimet e rritura të papunësisë dhe mbrojtjet nga dëbimi skaduan të dielën në mëngjes.
“Nënshkrimi i ligjit dypartiak, është një lajm i mirëpritur për katërmbëdhjetë milionë amerikanë që sapo humbën përfitimet e papunësisë në fundjavën e Krishtlindjes dhe për miliona të tjerë që përpiqen të mbijetojnë gjatë kësaj krize historike pandemike dhe ekonomike?, tha në një deklaratë të dielën vonë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, e vlerësoi veprimin e presidentit Trump për parandalimin e “një mbylljeje të qeverisë në një kohë kur kombi ynë nuk mund ta kishte përballuar një gjë të tillë”.
“Paketa dypalëshe e shpëtimit që Republikanët në Kongres dhe Administrata Trump negociuan me Demokratët do të ofrojë një mjet tjetër shpëtimi për punëtorët në bizneset e vogla të goditura, do të ripërtërijë lehtësimin e madh për amerikanët e pushuar nga puna, do të investojë miliarda më shumë në shpërndarjen e vaksinave, do të dërgojë para direkt në familje dhe më shume. Projektligji i kompromisit nuk është i përsosur, por do të ofrojë një shumë të madhe të ndihmës për amerikanët gjithandej vendit?, tha zoti McConnell.
Vërejtjet kryesore të presidenti Trump kishin të bënin me atë që ai e cilësoi të të pamjaftueshëm 600 dollarë ndihma në luftën kundër koronavirusit, si dhe me fondet për programe të shumta qeveritare të tilla si ndihma e huaj dhe kërkimet shkencore.
“Si president, unë i kam thënë Kongresit se dua shumë më pak shpenzime të kota dhe më shumë para për amerikanët në formën e çeqeve prej 2 mijë dollarësh për të rriturit dhe 600 dollarë për fëmijët”, tha presidenti Trump.
Kërkesa për rritjen e shumës së ndihmave u pa si një kritikë ndaj vetë anëtarëve të Partisë së tij Republikane, të cilët u kishin rezistuar përpjekjeve të demokratëve për të negociuar pagesa më të mëdha.
Kongresi planifikon që të hënën të kthehet në punë, duke ndërprerë pushimin e zakonshëm të Krishtlindjes për të diskutuar rrëzimin e vetos së presidentit Trump ndaj një projektligji prej 740 miliardë dollarësh që autorizon programet e mbrojtjes së vendit. Nëse Dhoma e Përfaqësuesve e miraton, Senati mund të votojë mbi këtë masë që të martën. Procesi kërkon votat e dy të tretave në të dy dhomat në mënyrë që vetoja presidenciale të rrëzohet.
Presidenti Trump e ka kritikuar ligjin për mbrojtjen në disa aspekte, duke pretenduar pa dhënë shpjegime se ligji ndihmon Kinën, si dhe ka kërkuar heqjen e frazave që lejojnë ndryshimin e emrave të bazave ushtarake që nderojnë udhëheqësit e Konfederatës. Ai gjithashtu ka kërkuar shtimin e një klauzole që e bën më të lehtë paditjen e kompanive të medieve sociale për materiale të publikuara nga përdoruesit e tyre.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e quajti veton e Presidentit Trump ?një gjest tronditës shpërfilljeje që dëmton trupat ushtarake të vendit?./DW
Një tërmet i fortë 5.2 ballësh ka goditur Zagrebin mëngjesin...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Ju duhet t’ia njihni meritën se...
Një krizë si kjo aktualja, mund të ndodhë një herë në 100 vj...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur grumbullimin e in...
“New Statesman”Mbijetesa e pabesueshme politike e kryeminist...
Vitit 2020 solli një sezon rekord uraganesh, zjarre kërcënue...
Anembanë botës ka versione të ndryshme të një plaku me mjekë...
Çdo vit, gati 100.000 njerëz vdesin nga katastrofa të ndrysh...
Varianti i virusit korona i zbuluar në Britaninë e Madhe thu...
Turqia është goditur mbrëmjen e sotme nga një tjetër tërmet...
Një kamp refugjatësh sirianë në veri të Libanit u dogj të sh...
E ëma e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është infe...
Katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri i t...
Kosova ka vijuar të shënojë rënie të shifrave ndaj COVID-19 ...
Familja Bytyqi nga Suhareka është tronditur në ditët e fundi...
Kina do ta kapërcejë SHBA-në, për t’u bërë ekonomia më e mad...
“COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit që do njohë bota,...
Ashtu si liderët në SHBA, kryeministri grek Kyriakos Mitsota...
Të paktën tetë alpinistë janë konfirmuar të vdekur të shtunë...
Profesoresha Maria Rosaria Capobianchi, infermierja Claudia ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...