Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Një krizë si kjo aktualja, mund të ndodhë një herë në 100 vjet. Shkalla e humbjeve të shkaktuara nga epidemia e koronavirusit, është ende për t?u zbuluar. Gjithsesi, ne po shohim që njerëzit po hasin shumë vështirësi, ka shumë sektorë të dëmtuar të ekonomisë, dhe shumë familje të dëshpëruara nga humbja e të dashurve të tyre.
Edhe pse vaksina është në horizont, problemet tona nuk do të mbarojnë së shpejti. Evropianët nuk po shohin ende rrezen e shumëpritur të shpresës. Dhe nëse evropianët do të jenë në gjendje të rifitojnë besimin e tyre tek e ardhmja, kjo gjë varet nga Bashkimi Evropian, nga forca e tij, nga përpjekjet e përbashkëta, si dhe nga efikasiteti i vendeve anëtare. Pandemia e Covid-19, është kriza më e madhe që nga Lufta e Dytë Botërore. Për herë të parë, ne kemi mundësinë që t?i përgjigjemi bashkë kësaj sfide, si një Evropë e pavarur dhe pas vitit 1989 e bashkuar. Ky është një shans i madh. Por njëherazi, ekziston një pikëpyetje e madhe:A mund ta mbajmë ne peshën historike të kësaj sfide?
Unë besoj se historianët do ta përshkruajnë këtë moment, si kohën e një sprove të madhe për Evropën. E megjithatë në këtë moment vendimtar, që bën thirrje për solidaritet të ndërsjellë, në Evropë është ngjallur një frymë përçarëse. Mënyra se si kushtëzimi i sundimit të ligjit, tentohet të përfshihet në rezolutë, ngre jo vetëm dyshime serioze mbi aspektin ligjor të mekanizmit, por minon gjithashtu parimet e besimit dhe bashkëpunimit besnik midis shteteve anëtare dhe institucioneve të unionit.Veprimet aktuale që anashkalojnë Traktatet e BE, shkaktojnë një pasiguri të madhe ligjore.
A është kjo ajo që duam t?u ofrojmë qytetarëve tanë, në përgjigje të situatës dramatike, në të cilën ata u gjendën për shkak të pandemisë? Pasiguri dhe mosmarrëveshje politike?
Një nga problemet më serioze dhe paradokset e BE-së së sotme, është fakti që pavarësisht theksit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e diversitetit, ajo nuk po mundet që të pranojë larminë e sistemeve ligjore dhe kushtetuese të rrënjosura në traditat e vendeve të ndryshme. Komuniteti krijon modele të ndryshme të demokracisë, pasi kombet evropiane ndryshojnë nga njëri-tjetri. Republika e Pestë Franceze dhe Republika Federale e Gjermanisë, nuk janë të ngjashme . Dhe kjo është më se e natyrshme, pasi njëra është krijuar nga vullneti i popullit francez, ndërsa tjetra nga vullneti i popullit gjerman.
Italianët apo polakët, portugezët apo cekët, kanë të drejtë të jenë të ndryshëm. BE duhet të përpiqet të jetë solidare me këtë larmi modelesh, pasi vetëm atëherë uniteti i saj do të jetë konstruktiv dhe i dobishëm. Tek e fundit diversiteti, është një thesar evropian, dhe jo një mallkim. Ne kërkojmë barazi dhe respekt për Traktatet. BE0ja nuk mund të përmbysë rregullat e veta, dhe as t?i ndryshojë ato me kërkesën politike të disa vendeve anëtare. Rregullorja për mbrojtjen e interesave buxhetore të BE-së, është dytësore përballë Traktatit themeltar të Bashkimit Evropian. Për pasojë, ajo nuk mund të anashkalojë, zëvendësojë apo modifikojë rregullat e përcaktuara në atë Traktat. Mekanizmi i Kushtëzimit me sundimin e ligjit, përbën një shkelje të nenit 7 të Traktatit. Duhet thënë hapur:një mekanizëm i krijuar për të mbrojtur pajtueshmërinë e shteteve anëtare me sundimin e ligjit, del mbi të kompetencat e BE-së, dhe për këtë arsye e kërcënon shtetin e së drejtës.
BE ka shpesh mosmarrëveshje dhe mendime të ndryshime. Por ne kemi gjithashtu mekanizma që çojnë drejt një marrëveshje. Unë besoj që ne jemi të aftë të gjejmë një zgjidhje që respekton gërmën dhe frymën e Traktateve. Apo ndoshta kjo është një lojë e luajtur nga disa ?aktorë?, që nuk duan që Fondi i Rimëkëmbjes të nisë të funksionojë . Ndoshta ata nuk duan të kontribuojnë në buxhetin e përbashkët, duke përfituar më shumë nga të tjerët nga tregu i përbashkët evropian?
Sot, ne të gjithë kemi një qëllim të vetëm, dhe ai qëllim – rimëkëmbja ekonomike e Evropës – duhet të jetë udhëzuesi ynë. Mekanizmi në formën e tij aktuale, çon në interpretime të rrezikshme. Ai u jep fuqi të madhe entiteteve pa legjitimitet demokratik, apo subjekteve me një ?deficcit demokratik? të rëndësishëm krahasuar me parlamentet kombëtare.
Ai kërcënon rëndë që të gjitha vendet anëtare, dhe të ardhmen e të gjithë Bashkimit. Ata që mendojnë se janë imunë, nuk po arrijnë të kuptojnë shkallën e arbitraritetit të këtij mekanizmi.
Do të mjaftojë që të pretendohet në media dhe në Parlamentin e BE, se si kjo apo ajo reformë shkel shtetin e së drejtës, dhe kjo t?i hapë shtegun shkurtimit të fondeve. A është kjo vërtet ajo që duam?
Sot, ky mekanizëm arbitrar, i motivuar politikisht ka vënë në shënjestër Polonisë. Po si mund të jemi të sigurt se nesër nuk do të drejtohet kundër një vendi tjetër anëtar, që nuk dëshiron të përputhet me vullnetin politik të institucioneve të Brukselit?
Traktatet e respektojnë dhe mbrojnë sovranitetin kombëtar, ndërsa mekanizmi i ri e shkel dhe e kufizon ashpër atë. Mosmiratimi i tij, pra vetoja jonë, nuk e dobëson BE-në. Veto është një mekanizëm i ngulitur në realitetin e strukturave të BE-së, në përputhje me frymën e unionit dhe natyrën e tij demokratike. Ajo një valvul sigurie e domosdoshme, që BE-ja të vazhdojë të ekzistojë. Është një mënyrë për të mbrojtur kompromisin, dhe një pengesë kundër imponimit të vullnetit nga ata që janë më të fortë në një moment të caktuar. Dhe së fundmi është një konfirmim i faktit, se vota e secilit shtet anëtar ka një peshë të barabartë.
Sharl de Gol tha dikur se ?një njeri e sakrifikon të ardhmen për të tashmen, edhe thjesht duke mos qenë në gjendje të thotë ?jo?. Polonia ndihet përgjegjëse për të ardhmen e Evropës. Ndaj ?jo? -ja jonë për mekanizmin e propozuar sot, është në të njëjtën kohë një ?po? për një Evropë të bashkuar vërtet në larmi, të lirë, të barabartë dhe solidare.
Shënim:Mateusz Morawiecki, është kryeministër i Polonisë./Përshtatur nga CNA.al
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur grumbullimin e in...
“New Statesman”Mbijetesa e pabesueshme politike e kryeminist...
Vitit 2020 solli një sezon rekord uraganesh, zjarre kërcënue...
Anembanë botës ka versione të ndryshme të një plaku me mjekë...
Çdo vit, gati 100.000 njerëz vdesin nga katastrofa të ndrysh...
Varianti i virusit korona i zbuluar në Britaninë e Madhe thu...
Turqia është goditur mbrëmjen e sotme nga një tjetër tërmet...
Një kamp refugjatësh sirianë në veri të Libanit u dogj të sh...
E ëma e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është infe...
Katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri i t...
Kosova ka vijuar të shënojë rënie të shifrave ndaj COVID-19 ...
Familja Bytyqi nga Suhareka është tronditur në ditët e fundi...
Kina do ta kapërcejë SHBA-në, për t’u bërë ekonomia më e mad...
“COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit që do njohë bota,...
Ashtu si liderët në SHBA, kryeministri grek Kyriakos Mitsota...
Të paktën tetë alpinistë janë konfirmuar të vdekur të shtunë...
Profesoresha Maria Rosaria Capobianchi, infermierja Claudia ...
Vaksinimi kundër coronavirusit filloi sot në Gjermani, disa ...
Në vitin 2020, një virus shkatërrues zyrtarisht u zhduk nga ...
BE po fillon një shpërndarje të koordinuar të vaksinave për ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...