Kush janë katastrofat natyrore më vdekjeprurëse në histori
Çdo vit, gati 100.000 njerëz vdesin nga katastrofa të ndrysh...
Anembanë botës ka versione të ndryshme të një plaku me mjekër e të gëzuar, që u jep dhurata fëmijëve në dhjetor, ose në disa vende në janar. Por ndryshe nga Babagjyshët që jemi mësuar të shohim në Perëndim, Santa Klausi i Rusisë, i njohur si Ded Moroz (Gjyshi i Akullit), është truphollë me një mjekër të gjatësi magjistar, dhe mban veshur një mantel të gjatë me ngjyra të ndryshme, si për shembull blu dhe të bardhë.
Ai nuk ndihmohet në punën e tij nga elfët, por nga mbesa e tij e bukur Sneguroçka (Shërbëtorja e Dëborës). Ndërkohë slita e tij nuk tërhiqet nga drerët, por nga 3 kuaj prej çeliku. Ajo që e dallo Santa Klausin e Rusisë nga homologu i tij perëndimor, është shekulli i trazuar me të cilin është përballur i pari.
Ai i ka mbijetuar një revolucioni të dhunshëm social dhe politik,duke përjetuar në fillim ndalimin si një element shkatërrues, dhe më pas rehabitilimin dhe vlerësimin si një simbol i shpirtit të vërtetë rus. Problemet për Ded Moroz dhe mbesën e tij ndihmëse, që e kanë origjinën nga mitologjia pagane sllave, nisën që me themelimin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1922.
Nën regjimin e ri komunist, që u ndërtua me premtimin e krijimit të barazisë shoqërore, feja u ndalua pasi ajo u cilësua si një instrument borgjez për të shtypur klasën punëtore. Shumë klerikë dhe besimtarë të Kishës Ortodokse Ruse u dërguan në kampe pune ose u vranë.
Në vitin 1928, Ded Moroz u dënua ?me internim?, pasi u demaskua si një ?aleat i priftit dhe kulakut?, thotë Karen Petrone në librin e saj ?Jeta është bërë më e gëzueshme shokë?.
Dita e Krishtlindjes, e kremtuar më 7 janar në Rusi, dhe në disa vende të Evropës Lindore që ndjekin kalendarin Julian, u fshi, dhe të gjitha festat fetare ndaluan. Kushdo që shkelte rregullat rrezikonte arrestimin. Por në një kthesë të beftë në vitin 1935, diktatori sovjetik
Josif Stalin vendosi ta rehabilitojë Ded Moroz si pjesë e përpjekjeve të tij për të ?rritur popullaritetin dhe forcuar stabilitetin?- thotë Petrone, profesore e historisë në Universitetin e Kentakit, SHBA. Një periudhë agresive e kolektivizimit midis viteve 1929-1932, kur qeveria i detyroi fermerët të hiqnin dorë nga tokat e tyre dhe t?i bashkoheshin fermave kolektive shkaktoi një kundërshtim të dhunshëm. Miliona fshatarë që i rezistuan politikës u dërguan në kampet e punës.
Problemet e shkaktuara nga kolektivizimi shkaktuan një uri që vrau të paktën 5 milion njerëz në të gjithë Bashkimin Sovjetik. Stalini e anuloi ndalimin e festimeve, por vetëm në prag të Vitit të Ri për të shmangur dhënien e një rëndësie fetare festimeve, teksa udhëzoi që Ded Moroz të mbante dhurata mëngjesin e 1 Janarit.
Ai riktheu gjithashtu traditën e vendosjes së pemës së Krishtlindjes në shtëpi, një akt që më parë konsiderohej si një ?e keqe ekonomike? thotë Petrone. ?Jeta është bërë më e mirë, shokë, më e gëzueshme?- tha Stalini në vitin 1935, teksa u premtoi punëtorëve standarde më të mira jetese.
Filmimet propagandistike të kohës tregojnë punëtorë të lumtur duke kërcyer dhe duke pirë për shëndetin e Stalinit,tentonin të përcillni imazhin e një epoke më të begatë. Por në realitet, jeta nuk u përmirësua për shumicën e popullsisë.
Ndërkohë, më shumë sesa dhënësi i dhuratave, Ded Moroz ishte dhënësi propagandës komuniste. Në vitin 1949, Associated Press raportoi se në mbledhjet me fëmijë, Ded Moroz e mbaron zakonisht fjalimin e tij me pyetjen ?Kujt i detyrohemi për të gjitha të mirat në shoqërinë socialiste??, së cilës korit i fëmijëve i përgjigjej?Stalinit?.
Në vitet 1960, në kulmin e garës hapësinore midis Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, Ded Moroz shfaqej në kartolina dhe postera hipur mbi me raketa fluturuese. Kur komunizmi filloi të binte në të gjithë Evropën Lindore në vitin 1989, Ded Moroz u braktis nga shtetet satelite të Moskës. Vende të tilla si Bullgaria dhe Rumania rivendosën versionet e tyre origjinale të Santa Klausit dhe iu rikthyen zakoneve të tyre të vjetra.
Ded Moroz mbetet ende dhurata-dhënësi më popullor në Rusinë e sotme, dhe Viti i Ri është festa kryesore e dimrit. Por duket se ekziston një rivalitet midis magjistarit sllav, të cilin disa politikanë e promovojnë si një simbol të vërtetë të shpirtit rus, dhe kolegut të tij perëndimor i cili shpesh shihet si një ?mashtrues?./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://time.com/5922931/santa-claus-soviet-history/
Çdo vit, gati 100.000 njerëz vdesin nga katastrofa të ndrysh...
Varianti i virusit korona i zbuluar në Britaninë e Madhe thu...
Turqia është goditur mbrëmjen e sotme nga një tjetër tërmet...
Një kamp refugjatësh sirianë në veri të Libanit u dogj të sh...
E ëma e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është infe...
Katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri i t...
Kosova ka vijuar të shënojë rënie të shifrave ndaj COVID-19 ...
Familja Bytyqi nga Suhareka është tronditur në ditët e fundi...
Kina do ta kapërcejë SHBA-në, për t’u bërë ekonomia më e mad...
“COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit që do njohë bota,...
Ashtu si liderët në SHBA, kryeministri grek Kyriakos Mitsota...
Të paktën tetë alpinistë janë konfirmuar të vdekur të shtunë...
Profesoresha Maria Rosaria Capobianchi, infermierja Claudia ...
Vaksinimi kundër coronavirusit filloi sot në Gjermani, disa ...
Në vitin 2020, një virus shkatërrues zyrtarisht u zhduk nga ...
BE po fillon një shpërndarje të koordinuar të vaksinave për ...
Një tërmet i fortë ka tronditur Turqinë këtë mëngjes.Qendra ...
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një vid...
Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundje...
Maqedonia e Veriut regjistroi të shtunën 26 të vdekur nga ko...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...