web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush janë katastrofat natyrore më vdekjeprurëse në histori

1 Janar 2021, 09:20, Kosova & Bota CNA

Çdo vit, gati 100.000 njerëz vdesin nga katastrofa të ndryshme natyrore – tërmete, shpërthime vullkanike, uragane, cunami, përmbytje, zjarre dhe thatësira – ndërsa mbi 150 milion të tjerë ndikohen prej tyre. Fatkeqësitë e rënda natyrore kanë ndodhur që nga fillimi i njerëzimit, por ja cilat janë katastrofat më vdekjeprurëse në historinë e regjistruar.

Tërmeti i Alepos në Siri në vitin 1138 pas Krishtit

Madhësia e tërmetit nuk dihet, por kronikanët e kohës raportuan se u shemb kalaja e qytetit dhe shumë shtëpi. Numri i viktimave vlerësohet të ishte në rreth 230.000. Por kjo shifër duhet marrë me rezerva pasi është raportuar në shekullin XV, pra 3 shekuj më vonë.

Tërmeti dhe cunami në Oqeanin Indian në vitin 2004

Tërmeti katastrofik me magnitudë 9.1 goditi brigjet perëndimore të Sumatras në Indonezi, më 26 dhjetor 2004. Ai shkaktoi një cunami të madh që vrau afërsisht 230.000 njerëz, dhe la të pa strehë gati 2 milionë të tjerë në 14 vende të Azisë Jugore dhe Afrikës Lindore.

Tërmeti i Tangshan në Kinë në vitin 1976

Tangshan, një qytet industrial me një popullsi prej rreth 1 milion banorësh në kohën e katastrofës, pati mbi 240.000 të vdekur nga tërmeti me magnitudë 7.8. Dhe ky ishte numri zyrtar, pasi disa ekspertë sugjerojnë se numri real ka të ngjarë të ishte afër 700.000 të vdekur.

Tërmeti i Antiokisë në vitin 526 Pas Krishtit

Kronisti i kohës Johan Malalas shkroi se rreth 250.000 njerëz vdiqën nga tërmeti në qytetin e Perandorisë Bizantine. Malalas ia atribuoi katastrofën zemërimit të Zotit, dhe raportoi se zjarret shkatërruan gjithçka që la pas tërmeti.

Tërmeti i Haijuan në Kinë i vitit 1920

Tërmeti me një magnitudë 7.8 shkaktoi deri në 273.400 të vdekur. Vetëm në provincën Shaanxi, vdiqën 30.000 njerëz, pasi sedimente poroze të terrenit në këtë provincë, sollën rrëshqitje masive dherash.

Cikloni i Çoringas i vitit 1839

Cikloni goditi në qytetin port të Çoringas në Gjirin e Bengalit në Indi më 25 nëntor 1839, duke shkaktuar një cunam prej 12 metrash të lartë. Shpejtësitë e erës nuk dihet. Por stuhia shkatërroi rreth 20.000 anije e varka, dhe i mori jetën rreth 300.000 njerëzve.

Tajfuni i Haifongut i vitit 1881

Stuhia që goditi qytetin port të Haifongut, në Vietnamin verilindor më 8 tetor. Edhe ajo katastrofë natyrore, besohet të ketë vrarë rreth 300.000 njerëz.

Tërmeti i Haitit në vitin 2010

Tërmeti katastrofik me magnitudë7 goditi Haitin në veriperëndim kryeqytetit Port-o-Prins, më 12 janar 2010. Ai shkaktoi 316.000 të vrarë dhe la të pastrehë rreth 3 milion njerëz.

Cikloni i Bholas i vitit 1970 në Bangladesh

Ky ciklon tropikal goditi në datat 12-13 nëntor 1970. Shpejtësia e erës ishte mbi 205 km/h. Një dallgë prej 10.6 metrash lartësi vërshoi në brendësi të tokës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Vlerësohet se cikloni shkaktoi 300.000-500.000 të vdekur.

Tërmeti i Shanxi në vitin 1556 në Kinë

Tërmeti vdekjeprurës ndodhi më 23 janar 1556. Rreth 830.000 njerëz vdiqën. Madhësia e tij nuk dihet, por gjykuar nga shkalla e shkatërrimeve, gjeofizikantët sot vlerësojnë se ai mund të ketë pasur një magnitudë rreth 8 ballë.

Përmbytja e madhe e Lumit të Verdhë në Kinë më 1887

Mbi këtë lum kinezët kishin ngritur shumë pengesa artificiale për të kontrolluar vërshimet. Këto prita ia kishin rritur lartësinë lumit. Reshjet e mëdha në shtatorin e vitit 1887, bënë që lumi të dilte nga shtrati dhe të përmbyste një sipërfaqe prej 12.949 km2. Si rezultat i asaj përmbytjeje humbën jetën 900.000 deri në 2 milion njerëz.

Përmbytjet e lumit Jangce në Kinë në vitin 1931

Reshjet e shumta të shiut mbi Kinën Qendrore në muajt korrik dhe gusht të vitit 1931, shkaktuan katastrofën natyrore më vdekjeprurëse në historinë botërore. Lumi Jangce doli me vrull nga shtrati,ndërsa shkrirja e borës në pranverë u përzje me mbi 600 milimetra shi të rëna vetëm gjatë muajit korrik. Ai përmbyti një sipërfaqe prej 180.000 km2. Shifrat zyrtare të qeverisë kineze flasin për rreth 2 milionë të vdekur. Por ekspertë të pavarur, thonë se numri real i viktimave mund të kenë qenë deri në 3.7 milion./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.livescience.com/33316-top-10-deadliest-natural-disasters.html





Lajmet e fundit nga