Kush ishin katastrofat më të rënda natyrore të vitit që po lëmë pas
Vitit 2020 solli një sezon rekord uraganesh, zjarre kërcënue...
?New Statesman?
Mbijetesa e pabesueshme politike e kryeministrit Xhuzepe Konte në Itali
Kur mbërriti vala e parë e Covid-19 në muajin shkurt, Italia drejtohej nga një kryeministër teknokrat që e kishte marrë detyrën në vitin 2018, pa asnjë përvojë paraprake të mbajtjes së posteve të larta shtetërore, dhe që ishte tashmë në qeverinë e tij të dytë të koalicionit pas rënies së të parës në vitin 2019.
Megjithatë Konte, një ekspert i ligjeve dhe pa ndonjë angazhim politik të mëhershëm, pësoi një rritje të madhe në sondazhe gjatë pranverës. Dhe kjo pavarësisht numrit të madh
të vdekjeve nga Covid-190. Këtu ndikim ka pasur edhe Plani Evropian i Rimëkëmbjes, përfituesi më i madh i të cilit do të jetë pikërisht Italia.
Stuhitë e njëpasnjëshme më të cila është përhapur Rexhep Tajip Erdogan në Turqi
Për Rexhep Tajip Erdogan, viti 2020 ishte një vit plot tensione në skenën ndërkombëtare, dhe me shumë probleme me vend. Ai nisi me dërgimin e trupave turke në Libi, një lëvizje që ndihmoi në kthimin e rrjedhës së luftës civile të vendit, në favor të Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare të njohur nga OKB.
Po këtë vit, Turqia pati tensione në rritje me Greqinë dhe Qipron, mbi të drejtat për kërkimin e gazit në ujërat e Mesdheut Lindor, dhe mbështeti me entuziazëm Azerbajxhanin në konfliktin e saj me Armeninë për rajonin e Nagorno-Karabakut.
Por një aventurizëm i tillë, e ka izoluar Turqinë. Ideja se Erdogan po ndjek një strategji koherente ?neo-otomane?, i jep shumë merita oportunizmit të tij. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione ndaj Ankarasë, dhe afrimi turko-rus është shumë pragmatik dhe transaksional në natyrën e tij.
Brenda vendit, nacionalizmi kulturor i Erdoganit (vendimi në korrik për ta shndërruar kishën e Shën Sofisë nga një muze në një xhami), është një lloj maskimi i problemeve ekonomike të vendit. Gjatë këtij viti, vlera e monedhës vendase, lirës, ka rënë ndjeshëm, në një kohë që inflacioni dhe normat e interesit janë rritur. Përpjekjet e reja për të koordinuar opozitën e fragmentuar në Turqisë, parathonë një 2021 relativisht të vështirë për presidentin e vendit.
Lufta e Xi Jinping ndaj disidencës dhe ndryshimit në Kinë
Ne nuk mund ta dimë me siguri se si do të mbahet mend viti 2020 i Xi Jinping. Por ai ndoshta mund të kujtohet si një vit i goditjeve. Në qershor, Kina vendosi në Hong Kong një ligj të ri mbi sigurinë kombëtare, duke e lejuar Pekinin të shënjestrojë këdo në këtë rajon, që cilësohet nga regjimi një disident.
Gjithashtu Kina zgjeroi rrjetin e saj të qendrave të paraburgimit në Xinjiang, ku grupimet e të drejtave të njeriut, thonë se aty mbahen të burgosur të paktën 1 milion ujgurë etnikë. Kina e nisi vitin 2020 duke e fshehur shfaqjen e koronavirusit, dhe duke këmbëngulur se nuk kishte raste të reja. Që të gjitha këto nxjerrin në pah dështimet e udhëheqjes së Xi.
Akti balancues i Emanuel Makron në Francë
Emanuel Makron, ka argumentuar prej kohësh se BE-ja duhet të marrë një borxh të përbashkët, një koncept që deri dje u refuzua nga shumica e vendeve të tjera anëtare. Por kriza e koronavirusit, i dha një shtysë të re instikteve federative të presidentit francez.
Këtë verë ai e bindi kancelaren gjermane Angela Merkel, të binte dakord, që BE-ja të emetonte për herë të parë bono të përbashkëta, duke krijuar fondin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh. Ndërsa ka mbetur më pak se një vit derisa Merkel të largohet nga detyra, suksesi i Makron me fondin e rimëkëmbjes, e ka ndihmuar atë të pozicionohet si udhëheqësi i ardhshëm i Evropës. Megjithatë, sfidat e brendshme, nga ekonomia tek qasja e tij ashpër mbi identitetin dhe sigurinë në Francë, mund t?i shkaktojnë probleme në rritje përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022.
Urra-ja e fundit e Angela Merkelit në Gjermani
Viti 2020 i kancelares gjermane, nisi me rënien e të përzgjedhurës prej saj, Anegret Kramp-Karrenbauer si udhëheqëse e Unionit Demokristian (CDU). Madje pati dyshime se Merkel mund të tërhiqej përpara zgjedhjeve të shtatorit 2021. Por pandemia ndryshoi gjithçka.
Komunikimi i qetë i kancelares, dhe aftësia e tij për të ndërmjetësuar marrëveshje midis krerëve të landeve federale, vlerësohet si një faktor kryesor për nivelin relativisht më të ulët të vdekjeve nga Covid-19 në Gjermani.
Në Evropë, Merkel ishte vendimtare në arritjen e konsensusit mbi një plan ambicioz rimëkëmbjeje prej 750 miliardë eurosh, mbështetur nga borxhi i përbashkët, teksa e ka përmbyllur këtë vit me një marrëveshje mbi buxhetin 7-vjeçar të BE-së.
Megjithëse reagimi pandemik i Gjermanisë, është dobësuar javët e fundit nga rritja e ndjeshme e rasteve te reja me Covid-19, pozicioni dhe popullariteti i Merkel duket i paprekshëm. Por ajo nuk do të kërkojë një mandat të pestë si kancelare në zgjedhjet e shtatorit, dhe pyetja se kush do ta pasojë mbetet ende pa përgjigje.
Viti i tmerrshëm për Donaldin Trump në SHBA
Presidenti në largim i SHBA, kaloi javë të tëra duke mohuar se pandemia Covid-19 do
të paraqiste një problem serioz për vendin, ndërsa i kaloi muajt e tjerë duke e keq-menaxhuar atë. Kur humbi, u përpoq të hidhte dyshime mbi legjitimitetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Ai po i jep fund 2020-ës, duke shmangur dyshimet se Rusia është autore e një sulmi të madh kibernetik ndaj SHBA-së.
Marrë me shkurtime/CNA.al
Burimi: https://www.newstatesman.com/world/middle-east/2020/12/how-2020-played-out-world-s-leaders
Vitit 2020 solli një sezon rekord uraganesh, zjarre kërcënue...
Anembanë botës ka versione të ndryshme të një plaku me mjekë...
Çdo vit, gati 100.000 njerëz vdesin nga katastrofa të ndrysh...
Varianti i virusit korona i zbuluar në Britaninë e Madhe thu...
Turqia është goditur mbrëmjen e sotme nga një tjetër tërmet...
Një kamp refugjatësh sirianë në veri të Libanit u dogj të sh...
E ëma e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është infe...
Katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri i t...
Kosova ka vijuar të shënojë rënie të shifrave ndaj COVID-19 ...
Familja Bytyqi nga Suhareka është tronditur në ditët e fundi...
Kina do ta kapërcejë SHBA-në, për t’u bërë ekonomia më e mad...
“COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit që do njohë bota,...
Ashtu si liderët në SHBA, kryeministri grek Kyriakos Mitsota...
Të paktën tetë alpinistë janë konfirmuar të vdekur të shtunë...
Profesoresha Maria Rosaria Capobianchi, infermierja Claudia ...
Vaksinimi kundër coronavirusit filloi sot në Gjermani, disa ...
Në vitin 2020, një virus shkatërrues zyrtarisht u zhduk nga ...
BE po fillon një shpërndarje të koordinuar të vaksinave për ...
Një tërmet i fortë ka tronditur Turqinë këtë mëngjes.Qendra ...
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një vid...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...