Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Tucker Carlson ?Fox News?
Ju duhet t?ia njihni meritën secilit kontributor nga MSNBC që shkroi fjalimin që mbajti Xho Bajden të hënën në mbrëmje. ?Në këtë betejë për shpirtin e Amerikës, dominoi demokracia?- tha Bajden. ?Politikanët nuk e marrin pushtetin, janë njerëzit që u japin pushtet atyre?-shprehej në tej shkruesi i fjalimit të presidentit të zgjedhur.
Pra Xho Bajden dëshiron që amerikanët t`a dinë se ai nuk kandidoi për president 3 herë sepse dëshironte pushtet, apo sepse kërkon të pasurojë të afërmit. Jo, ai garoi për president sepse shqetësohet për amerikanët e thjeshtë. Ajo që ka rëndësi për Bajden është që ju të besoni se SHBA është një demokraci. Ka qenë dhe do të jetë gjithmonë. Dhe duke zgjedhur Bajdenin president, dhe grupin e vogël sekret të miliarderëve që koreografojnë çdo lëvizje të tij, ky vend është bërë edhe më demokratik. Në fakt është qetësuese të dëgjohet diçka e tillë, pasi disa prej nesh kishin filluar të kishin përshtypje të tjera, dukshëm jo-demokratike.
Për shembull, një ditë më pas Bill Gjtes njoftoi se bllokimet me të cilat po përballemi tani do të duhet të vazhdojnë për një kohë shumë të gjatë. Gejts nuk është epidemiolog apo ndonjë shkencëtar që merret me kërkime. Ai është një 65-vjeçar në pension nga Siatëll, që dikur bënte softuerë mediokër për kompjuterat e zyrave.
Por tani ai është një miliarder. Prandaj, Bill Gejts duhet të vendosë mbi politikën tonë kombëtare të shëndetit publik, njësoj si Tom Stejer që ju thotë se çfarë duhet të mendoni mbi klimën, si 78-vjeçari Majk Blumberg që vendos se cilat armë mund të blini, si Xhorxh Soros që mund të zgjedhë prokurorët, si Tim Kuk i ?Apple? që dikton politikën tonë tregtare,apo si Mark Zukerberg i Facebook që kërkon mbajtjen hapur të kufijve të Amerikës. Dhe askush nuk thotë asgjë për këtë, pasi miku i tij zotëron gazetën e qytetit të lindjes në Uashington, dhe së shpejti mund të blejë CNN. Kjo është demokracia për të cilën flet Xho Bajden, lloji i demokracisë në të cilën 11 miliarderë të majtë financojnë fushatat e tij dhe drejtojnë gjithçka.
Ky është modeli kinez i demokracisë, që admirojnë Xho Bajden dhe miqtë e tij. Në Kinë, njerëzit me pushtet nuk kanë pse t?u përgjigjen pyetjeve, dhe po kështu as Bajden. Njerëzit në SHBA janë vërtet ata që mund t?ia japin pushtetin politikanëve. Por, po na del se njerëzit që e japin atë pushtet nuk marrin asgjë në këmbim. Ajo që dimë është se Xho Bajden është ?shumë krenar? për djalin e tij, dhe hetimin federal ndaj këtij të fundit, dhe kjo është gjithçka që ju duhet të dini.
Pra, përse Xho Bajden nuk është i gatshëm t?u përgjigjet pyetjeve më themelore në lidhje me marrëdhëniet e biznesit të huaj të djalit të tij, ato mbi marrëveshjet shumë fitimprurëse me kompani të lidhura drejtpërdrejt me Partinë Komuniste të Kinës?
Kjo ndoshta sepse vetë Xho Bajden ishte i përfshirë direkt në ato marrëveshje, dhe ka gënjyer mbi to. Ne e kemi thënë prej më shumë se 1 muaj, dhe tanimë është e qartë. Një nga ish-partnerët e biznesit të Bajden, Toni Bobulinski, ka paraqitur tashmë fakte se mediat kryesore dhe aleatët e tyre në Silicon Valley bënë gjithçka që mundën për të varrosur atë histori, pasi e dinin se do të dilnin në dritë akoma më shumë prova. Të cilat tani kanë dalë. Këtë fundjavë, The Daily Caller publikoi një e-mail nga Hanter Biden. Në shtator 2017, Hanter Biden i shkruante menaxherit të kompanisë së tij:?Të lutem siguro kopje të çelsave për kolegët e rinj të zyrës:Xho Bajden, Xhill Biden, Xhim Baden, Gongueng Dong (i dërguari i kreut të kompanisë kineze CEFC)?.
Pra, shokët e rinj të zyrës përfshinin ish-zëvendëspresidentin e SHBA-së, gruan e tij dhe një përfaqësues të CEFC, kompanisë energjitike kineze,që sipas e-maileve të botuara nga ?The New York Post?, po i rezervonte Xho Bajdenit 10 për qind të aksioneve.
Njeriu që përfaqësonte Gongueng Dong, kreu i CEFC, Ji Jianming,ka lidhje me ushtrinë dhe shërbimet sekrete kineze, dhe me sa duket rezulton i zhdukur diku në Kinën kontinentale. Por sipas një e-maili të gushtit 2017 të shkruar po nga Hanter Biden, Ji i ofroi atij një kontratë 3-vjeçare me vlerë 30 milion dollarë vetëm ?për prezantimin?.
Por me kë? Sigurisht me babain e tij, Xho Bajden. Nëse e gjithë kjo ju duket paksa e çuditshme, po ju kujtojmë se në vitin 2019, Xho Bajden nuk po deklaronte se ishe krenar për djalin e tij. Jo, ai mohoi se dinte ndonjë gjë për marrëdhëniet e biznesit të djalit të tij jashtë vendit, përfshirë edhe ato me komunistët kinezë.
Synimi i operacionit politik Bajden, ka qenë që nga fillimi fitimi i sa më shumë parave përmes shitjes së ndikimit. Sa shtëpi me mbi 900 metra katrorë zotëron Xho Bajden, që ka mbajtur poste publike në nivelin federal që nga viti 1972? Disa prej tyre. E si i ka blerë ato,vetëm me pagën e tij zyrtare?
Si kaloi Hanter Biden nga i papunë tek një njeri i pasur brenda një dite? Ju e dini përgjigjen.
Në janarin e vitit 2017, Erik Shuerin – presidenti i kompanisë së Bajden Xhunior ?Rosemont Seneca?, e paralajmëroi përmes një e-maili Hanter Bajden se gjërat po bëheshin shumë të dukshme.
?Në vitin 2014, ju u bëtë pjesë e bordit të Burisma-s në Ukrainë, dhe ne duhet të ndryshojmë sërish deklaratat tuaja tatimore të vitit 2014, për të pasqyruar të ardhurat e pa raportuara. Bëhet fjalë për një shtesë prej 400 mijë dollarësh?-i shkruante Shuerin.
Nëse nuk e dimë më saktësi,nëse Hanter ka ndryshuar ndonjëherë deklaratat e tij tatimore, hetimi i nisur duket se po i shqyrton të gjitha këto. Nëse Bajden do që të rivendosë demokracinë në SHBA siç pretendon, ne të tjerët kemi të drejtë të dimë saktësisht se nga erdhën paratë, çfarë u bëme to, dhe çfarë efekti do të ketë kjo në ecjen përpara të vendit.
Në një demokraci, kjo është një kërkesë themelore, dhe nuk ka asgjë demokratike në injorimin e pyetjes. Në fakt, ajo thjesht konfirmon atë që është e qartë, se Bajden dhe miqtë e tij nuk planifikojnë të qeverisin këtë vend si një demokraci, por si një oligarki./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/tucker-carlson-joe-biden-democracy-oligarchy-hunter-biden
Një krizë si kjo aktualja, mund të ndodhë një herë në 100 vj...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur grumbullimin e in...
“New Statesman”Mbijetesa e pabesueshme politike e kryeminist...
Vitit 2020 solli një sezon rekord uraganesh, zjarre kërcënue...
Anembanë botës ka versione të ndryshme të një plaku me mjekë...
Çdo vit, gati 100.000 njerëz vdesin nga katastrofa të ndrysh...
Varianti i virusit korona i zbuluar në Britaninë e Madhe thu...
Turqia është goditur mbrëmjen e sotme nga një tjetër tërmet...
Një kamp refugjatësh sirianë në veri të Libanit u dogj të sh...
E ëma e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është infe...
Katër ushtarë pakistanezë humbën jetën, pasi helikopteri i t...
Kosova ka vijuar të shënojë rënie të shifrave ndaj COVID-19 ...
Familja Bytyqi nga Suhareka është tronditur në ditët e fundi...
Kina do ta kapërcejë SHBA-në, për t’u bërë ekonomia më e mad...
“COVID-19 nuk do të jetë pandemia e fundit që do njohë bota,...
Ashtu si liderët në SHBA, kryeministri grek Kyriakos Mitsota...
Të paktën tetë alpinistë janë konfirmuar të vdekur të shtunë...
Profesoresha Maria Rosaria Capobianchi, infermierja Claudia ...
Vaksinimi kundër coronavirusit filloi sot në Gjermani, disa ...
Në vitin 2020, një virus shkatërrues zyrtarisht u zhduk nga ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...