Nga Kreshnik Spahiu/ Pse u harrua për 7 ditë Klodian Rasha?
Që çudia më e madhe zgjat 3 ditë këtë e di gjithë Shqipëria,...
Shumë njerëz bëjnë habi se përse Edi Rama nuk ndodhej në Kuvend gjatë fjalës së Presidentit në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Eshtë fare e thjeshtë, ka të bëj me kultin e individit, regjimin e tij. Vetëm shqiptarët nuk e po e kuptojnë dot se Edi Rama aktualisht ka ngritur një regjim. Sado të prisni 25 prillin, prapë nuk do fitoni. Sado të shpresoni në një rrotacion normal, prapë ai do fitoj.
Do ta gjej një kleçkë, një mënyrë, do e plasi një bombë tjetër ku ju të futeni në atë gangrenën, që, e bëri veza pulën apo pula vezën? Ju do gërrëvrreni prapë, pasi ai i ka kapur të gjitha. Dhe sado të dalldiseni studiove, pasi bini kollaj në rrjetat e makinerisë së tij, me meditimet mbi protestat, ligjshmëritë, vagabondët, adoleshentët, studentët etj.. Apo larjen e duarve nga përgjegjësia mbi protestat, mënjanimin sikur jeni të virgjër në politikë, prapë jeni të humbur. Përse? Sepse nuk po e merrni seriozisht regjimin e këtij individi. Por po bëni lojrat e tij.
Nga ana tjetër dasimet sociale dhe pretendimet politike të bythecëve që e kujtojnë veten liderë të demokracisë, duke rishpikur forca me prirje tavolinash ku dominon kafeja turke dhe alkoli, plotësojnë kuadrin e një rënie totale të vendit amë. Një Kosovë e sfilitur luftrash duhej të kishte sot një nderim katërfishor, për shkak se shikon tek ne kombin. Deri pak vite më parë, pavarsisht të gjithave, lidereshipi politik i të të dy anëve, kishin vëmendje të lartë dhe të ndërsjelltë.
Me ardhjen e Edi Ramës kryeministër, raportet Shqipëri-Kosovë futen në një konflitualitet të përditshëm sa sot askush nuk e ka të vështirë të kuptoj ftohjen e madhe mes Prishtinës dhe Tiranës. Dhe ta mendosh që ca javë më parë e gjitha makineria e propogandës e regjimit të Tiranës, çfarë nuk tha në lidhje me një kasetë ku lideri i opozitës paska hetuar kundër UÇK-ës. Megjithatë, kreu i regjimit, ky strateg i madh i rajonit, nuk denjon të dëgjoj drejtpërdrejtë fjalën e Presidentit në detyrë të Kosovës.
Ai nesër mund të dali, siç edhe e ka zakon, ashtu masiv qillotash, me sy plot urrejtje, të japi mendje. Të flasi plot përbuzje si bullist që është, karshi kundër çdo mendimi ndryshe, pavarsisht titullit si kryeministër i shqiptarëve. Mund të përbuzi kërkënd duke i pëlqyer veç e vetëm mendja e tij. Dhe kjo mund t’i bëjnë të fërkojnë shalët perversët e kastës së tij, të gjitha ata që janë gati ta shkelin akoma Shqipërinë veç e vetëm për hatër të shefit të tyre dhe për inat të Sali Berishës etj. Në fund të fundit, Kosova apo çështja kombëtare nuk është punë e tyre. Punë e tyre është vetëm kulti i individit.
Ndaj sot fjalimi i Presidentit në detyrë të Kosovës, stonon në Tiranë. Kjo për sinqeritetin, opozitarizmin e drejtëpërdrejtë, fisnikërinë dhe historinë e individit të përndjekur nga i huaji dhe i veti. Vjosa Osmani stonon edhe për mendësinë e femrës së Tiranës karshi asaj të Prishtinës, në raport me shefin dhe çështjen kombëtare.
Ajo e Kosovës e sheh Skëndërbeun në Krujë, kurse ajo e Tiranës tek kryeministri në detyrë. Çështje regjimi, jo kombi. Edi Rama nuk ka se si ta duroj askënd që i del përpara planeve të tia. Për ‘të takimet mes shqiptarëve janë vetëm të mbyllura, janë ato çfarë u servir mediave ertv-ja e tij. Kurse Vjosa është e hapur. Nuk punon për vete por për Kosovën dhe Shqipërinë. Në Tiranë Edi Rama punon për vete. Një vajzë nga Mitrovica e përvëluar nuk ka se si të punoj për vete. Një pinjoll i regjimit po. Madje ashtu si Enver Hoxha, u thotë të tijëve që Kosova nuk është në axhendën tonë. Dhe nuk është. Nuk ka se si! Nuk është Vjosë…. Po ty faleminderit moj fisnike se çele bash në kohën e duhur./CNA.al
Që çudia më e madhe zgjat 3 ditë këtë e di gjithë Shqipëria,...
Marin kaqolat, i ngrenë lart, u bëjnë tekstet, skenarët, u p...
Qazim Rasha me siguri që nuk ka dashur kurrë të jetë persona...
Ata që të gjithë sot i shërbejnë regjimit të Edi Ramës, nuk ...
Dje është mbajtur protesta e 5-të për vrasjen e Klodian Rash...
Nga Mentor KikiaShikoji pak këto dy foto, zoti Drejtor i Për...
-Mbrëmë vonë, mu te hyrja e redaksisë së gazetës KOHA JONE, ...
Në pamundësi, apo në mungesë të dëshirës, për tu thelluar mb...
Protesta në natën e dytë jashtë kontrollit. Grupe të rinjsh ...
Analisti Baton Haxhiu ishte i ftua mbrëmjen e djeshme në “Op...
Nga Mero BazeVrasja tragjike e një 25- vjeçari nga një polic...
Në Ditën e Rinisë, si për ironi të fatit, i riu 25 vjeçar, K...
Analizë nga Luan Rama:Klodian Rasha, 25 vjeçari i vrarë prej...
Efektivi i Policisë së Shtetit që plagosi për vdekje sot një...
Nga Mero BazeLulzim Basha e ka mbështetur shumicën e shpresa...
Nga Sali BerishaNje vrasje shteterore mizore mbas shpine e t...
Lexova sot disa komente, lidhur me ndryshimet që Shqipëria k...
Orën e dytë të leksionit e kishim me një pedagog të ri, quhe...
Qe nga vitet ’90, emigracioni eshte bere nje nga problemet m...
Nga Azgan HaklajDita e lirisë në 30- vjetorin e saj në prang...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...