Krimi zgjedhor dhe imuniteti i Ballukut/ Kreu i SPAK vendos pikat mb “i”: Pa prova nuk ngrihen akuza
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Rusia njoftoi këtë muaj se ka arritur të zhvillojë vaksinën e parë kundër koronavirusit. Por kjo fitore e vetëshpallur dhe planet e njoftuara për prodhim në masë të vaksinës nuk kanë ndalur pyetjet për efektivitetin dhe sidomos dyshimet nëse vaksina është e padëmshme.
Bota i ka varur shpresat tek zhvillimi i një vaksine për të luftuar koronavirusin. Në këtë klimë, Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi me bujë se shkencëtarët rusë do të shpëtonin njerëzimin me vaksinën e parë kundër këtij virusi të rrezikshëm:
?E di që është mjaft efektive dhe ofron imunitet të konsiderueshëm. E përsëris që ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme,? tha Presidenti Putin.
Vaksina është zhvilluar nga Instituti shtetëror Gamaleya, i cili thotë se ka realizuar me sukses prova me punonjës dhe vullnetarë, përfshirë me vajzën e Presidentit Putin.
Por instituti tani sapo i ka filluar provat klinike që janë një element stardard për të vërtetuar efikasitetin e vaksinës dhe për të garantuar që është e padëmshme. Kjo ka krijuar shqetësime se Rusia mund të ketë kapërcyer hapa të rëndësishëm për të dalë e para me vaksinë.
?Nuk po flas se kam ndonjë tendencë ekzistuese. Duhet bërë faza e tretë, duhen bërë provat klinike për të vërtetuar se vaksina nuk është e dëmshme kur bëhet në mijëra vetë, siç e kërkojnë normat ndërkombëtare. Do të gëzoheshim shumë nëse vërtetohet e tillë. Por për momentin duket se deklarata u bë me ngut,? thotë mjekja Anastasia Vasilieva.
Megjithëse qeveria ka në plan të fillojë vaksinimin e punonjësve të shërbimeve jetike muajin e ardhshëm, një anketë tregon se më shumë se gjysma e mjekëve rusë nuk do të pranojnë të vaksinohen.
Organizata Botërore e Shëndetësisë po ashtu e klasifikon vaksinën ruse si në fazat fillestare të zhvillimit dhe ka këshilluar Kremlinin të mos ngutet duke kaluar në procesin e prodhimit në masë.
Ndërkaq, punonjës rusë të shëndetësisë thonë se shumë nga kolegët e tyre kanë paguar çmimin më të rëndë gjatë pandemisë.
Në Shën Peterburg është krijuar një përmendore provizore për të nderuar punonjësit e shëndetësisë që vdiqën nga sëmundja. Popullata, ndërkaq, i sheh me dyshim statistikat qeveritare lidhur me betejën kundër pandemisë.
?U bë e qartë se mjekët tanë do të ishin të parët që humbisnin jetën nga pandemia. Prandaj krijuam këtë mur përkujtimor që qyteti t?i kujtojë ata që kanë luftuar për të shpëtuar jetë,? thotë një vullnetare tek përmendorja.
Rusia, me afro një milion të diagnostikuar me koronavirus, aktualisht renditet e katërta në botë për nga numri i rasteve, pas Shteteve të Baskuara, Brazilit dhe Indisë.
Po ashtu duket se popullata po ndjehet disi e velur nga masat mbrojtëse si vënia e maskave, distancimi fizik e të tjera. Rusët duket të gatshëm për t?u kthyer në normalitetin para pandemisë dhe për momentin i kanë varur shpresat tek një vaksinë e paprovuar si garanci./VOA
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka qenë i ftuar pasditen e so...
Ministri Arben Ahmetaj ka komentuar lëvizjet brenda Partisë ...
Një ditë pas apelit të Ambasadës Amerikane që partitë politi...
Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është tërhequr pas dekl...
Duke filluar nga ky vit, Rusia e përkujton përfundimin e Luf...
Konsumi pa fre dhe jo mbipopullimi shkojnë në disfavor të kl...
Majlinda Jubani Angoni është emëruar perfekte në qarkun e Sh...
122 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundi...
Partia Demokratike ka hedhur sot të tjera akuza ngaj Igli Gj...
Mjeku i njohur, Artan koni, ka reaguar ashpër pas premtimit ...
Deputetja Rudina Hajdari ka publikuar sot në rrjet ftesën e ...
Partia Demokratike denoncoi sot skemën korruptive me dokumen...
Partia Demokratike e përfaqësuar nga ish-deputeti Endri Ha...
Kufijtë detarë me Greqinë kanë hapur sërish debat në Shqipër...
Në pranverën e vitit 2021 pritet të zhvillohen zgjedhjet e a...
Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, tha se dy parti...
Për disa ditë me radhë, CNA.al ka sjellë detaje në lidhje me...
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Gent ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video me dekl...
Presidenti Ilir Meta, në një prononcim për mediat paraditen ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...