Deklarata e Gjiknurit/ Vasili: Hajdutët e votave flasin në "emër" të popullit
Anëtari i Këshillit Politik Petrit Vasili, ka reaguar pas de...
Nga Astrit Patozi
Nuk duhet të kemi iluzione. Listat po i hapin ata, që i kanë mbajtur deri tani me kyç dhe i duan ende të mbyllura. Nuk po e bëjnë për popullin, për demokracinë jo e jo, por thjesht për t’i futur thikën njëri-tjetrit në zgjedhje.
Të gjitha sa thonë nuk kanë asnjë lidhje me interesin dhe dëshirën e publikut, por me llogaritë e tyre të pastra elektorale. Dhe nuk është çudi që në garën e tyre hipokrite për të mbajtur flamurin të dalë dikush e të thotë se i do 200 përqind të hapura listat.
Fakti që po zihen prapë, ne sigurisht nuk na prish ndonjë punë, përkundrazi. Ndoshta edhe Shqipërisë i bëhet më mirë nga kacafytja e tyre. Deri këtu, asgjë për t’u shqetësuar.
Por kaq është fare pak për të brohoritur fitore. Duhet ta dimë paraprakisht se hapja e listave nuk ka asnjë vlerë për ata që ndryshimin e kërkojnë nga shtëpia e tyre apo maksimumi në facebook. As nga ata që presin të shohin emisionin e Fevziut ditën e enjte për të kuptuar çfarë ndodh në Shqipëri, si tifozë që presin ndeshjen e fundjavës të ekipit të vet.
Hapja e listave vlen vetëm për ata që do të zbresin në fushë. Parti, lëvizje, shoqata, personazhe publike, që janë afishuar për ndryshimin, sot janë të thirrur nga koha. Të gjitha format e bashkëpunimit mes të ngjashmëve janë të mundura, për sa kohë që kauza e madhe i bashkon në një pikë.
Por ata duhet patjetër që të garojnë në këto zgjedhje. Në radhë të parë që të sfidojnë drejtpërsëdrejti pengmarrësit e mëdhenj të demokracisë në Shqipëri për dekada me radhë, por edhe për t’i dhënë qytetarëve një alternativë të re. Ndryshe, nuk ka asnjë kuptim.
“Fati ndihmon gjithmonë guximtarët”, thuhet në një këngë hit të Vasko Rosit. Dhe kjo duhet pasur parasysh nga të gjithë ata që e kanë seriozisht përpjekjen e tyre dhe jo thjesht si një mënyrë ankimi për atë që bëjnë keq të tjerët. Kjo edhe për faktin që mund të mos ketë kurrë një shans të dytë, sepse një mazhorancë e tillë e bollshme kushtetuese si kjo e Edi Ramës për meritë të Lulzim Bashës, që ia fali mandatet, Shqipërisë mund të mos i vijë më edhe për 50 vjet.
Ndaj nuk duhet pritur asnjë sekondë më për t’u dhënë avantazh ushltallarëve të vjetër, që më shumë na urrejnë ne, sesa i frikësohen njëri-tjetrit. Sepse koha ka treguar, se midis tyre mund të bëjnë, jo vetëm luftë, por edhe pazar. Kurse ne në asnjë mënyrë nuk na duan nëpër këmbë, ndaj edhe do të bëjnë gjithçka mbi tokë për të na dekurajuar dhe dëmtuar në rrugën tonë.
Por mendoj se kjo duhet të na motivojë më shumë. Tek e fundit, ne të gjithë e dimë se politika nuk është ndonjë sport i lehtë dhe hapja e listave nuk e ka ndryshuar aspak këtë ligjësi të përbotshme dhe shekullore. Aq më tepër kur ajo po vjen si një “dhuratë” nga shkaktarët dhe përgjegjësit e krizave dhe gjendjes dramatike të shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Por, nga ana tjetër, nëse nuk do ta shfrytëzojmë këtë mundësi, jam i sigurt që hapja e listave, jo vetëm që nuk do të shërbejë pozitivisht për nisjen e ndryshimit, por mund ta përkeqësojë edhe më tepër ambjentin politik në Shqipëri. Sepse do t’u japë një argument të fortë oligarkëve politikë se ata fitojnë njësoj si më përpara edhe në kushtet e një gare më të hapur, pavarësisht sa e tillë do të bëhet ajo.
Që do të thotë se po dolën pa u lagur edhe këtë radhë, ata nuk do të mburren më vetëm si të fortë, por edhe si demokratë të mëdhenj. Dhe ai do të ishte vërtet fundi i botës.
Anëtari i Këshillit Politik Petrit Vasili, ka reaguar pas de...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar mëngjesin ...
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gj...
Pas deklaratës së Damian Gjiknurit për listat e hapura, ka a...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka publikuar...
Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha ka publikuar fotot...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj , ka sulmuar kryeminis...
Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka hedhur akuza nd...
Ditën mërkurë do të mbahet samiti virtual i organizuar nga K...
Dega më e madhe e demokratëve, Tirana ka propozuar edhe numr...
Mjeku urolog, Artan Koni, ka fajësuar ish-ministrin Ilir Beq...
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një sh...
Ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmi se djali i ish-k...
Pedagogu Mark Marku, ka sulmuar pasditen e sotme opozitën pa...
Pedagogu Mark Marku, ka bërë një paralajmërim të fortë teksa...
Pedagogu dhe analisti Mark Marku, pretendon se mazhoranca po...
Deputeti Lefter Maliqi ka reagur sërish për listat e hapura ...
Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se ka rikthyer një tjetër ...
Në fakt, hierarkia e do që krahasimi të bëhet mes zotit Luli...
Aleanca për Mbrojten e Teatrit Kombëtar ka reaguar në lidhje...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...