web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Haklaj" bëhet film me seri/ Mjeku fierak refuzon të luajë rolin e Fatmirit

8 Korrik 2020, 17:48, Kulturë CNA

Një serial me 4 episode, i cili e merr subjektin nga ngjarjet e bujshme në Tropojë gjatë viteve 1990-2000, me në qendër familjen Hakaj, pritet të publikohet së shpejti. Seriali do të ketë titullin ?Haklaj? dhe ideatorët janë një regjisor suedezo-amerikan në bashkëpunim me një regjisor shqiptar nga Kosova.

Regjisorët kanë vendosur që rolin e personazhit kryesor, atë të Fatmir Haklajt, ta luajë mjeku shqiptar, Jurgen Malaj. Pas shumë kandidaturave ata përzgjodhën pikërisht Jurgenin, për shkak të pamjes fizike të ngjashme me Fatmir Haklajn, por edhe për karakterin e qëndrimin e njëjtë.

Në serialin ?Haklaj? do të marrin pjesë aktorë të shumtë nga trevat shqiptare dhe mendohet se do të mbetet si një dëshmi për zbardhjen e plotë të dosjes ?Tropoja? nga autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në film do të pasqyrohet realiteti shqiptar i atyre viteve, lufta e përgjakshme e hakmarrjes ndërmjet fiseve shqiptare të nxitur edhe nga politika e kohës. Thuhet se pavarësisht se ky film do të mbajë titullin ?Haklaj? nuk do të shërbejë si palë për familjen e njohur nga Tropoja, por si dëshmi dhe nxitje për të hequr dorë nga gjakmarrja.

Për të krijuar filmin, në formën e donacioneve janë mbledhur deri më tani 32 milionë dollarë, ndërkohë data për nisjen e xhirimeve nuk është vendosur ende. Sa i përket aktorit protagonist, Jurgen Malaj, ai ka lindur në Fier në vitin 1990 dhe është diplomuar në Tiranë për Mjekësi. Aktualisht shqiptari jeton dhe punon prej disa vitesh në Suedi, së bashku me familjen e tij, pikërisht në të njëjtin vend ku jetojnë edhe të mbijetuarit e familjes. Ka qënë vetë ai që ka paralajmëruar projektin me anë të një statusi në rrjetin e tij social, Facebook. Megjithatë ai është shprehur se ende nuk e ka vendosur nëse do të veshë ?kostumin? e Fatmirit.

Qëndrimi i Jurgen Malajt

Së pari, dua të falenderoj regjisorët dhe stafin realizues për propozimin dhe vlerësimin dashamirës të tyre për të më besuar mua rolin e personazhit kryesor të filmit ??Haklaj??, atë të Fatmir Haklaj.
Së dyti, lajmi u bë publik, ndoshta përpara kohe, për hatër të transparencës si dhe për të dëshmuar se unë dhe organizata, që unë përfaqësoj NUK kemi bërë asnjë pazar apo marrëveshje për këtë çështje. Por, thjeshtë kam marrë një propozim të sinqertë dhe sigurisht, që unë do të konsultohem gjerësisht me njerezit, që kanë ndikim dhe rol në jetën time.
Si përfundim, vendimi përfundimtar më përket mua për shkak se propozimi më është bërë mua.
Por, unë dua të shpjegohem në lidhje me propozimin dhe pse ky film NUK mund të realizohet pa pasur më përpara një drejtësi shtetërore (ligjore) apo edhe për shkak të arsyeve të mëposhtme?!
Së pari, unë nuk jam aktor dhe as nuk besoj se do të mund të arrijë të luaj ndonjë rol në filma, pavarësisht së më pëlqejnë filmat. Unë mendoj, që filmi është film dhe jeta apo realiteti janë krejt e kundërta. Ndërsa regjisorët, producentët etj., i shikojnë ngjarjet e Tropojës së atyre viteve me syrin e famës, lajmit sensacional apo mënyrën e përfitimit financiar, unë nga ana tjetër prirem ti shoh ato ngjarje me syrin realist për fatet e njerëzve të përfshirë ose jo në këto ngjarje tragjike.
Së dyti, faktet flasin se shumë njerëz janë vrarë, masakruar në këto ngjarje, me ose pa fajë. Ato vite janë vite turpi për shtetin, politikën dhe një pjesë të shqiptarëve. Shumë familje janë shkatërruar dhe shumë jetë të tjera rrezikohen ende sot nga fenomeni absurd i gjakmarrjes. Pse? Sepse shteti duhet të vendoste drejtësi dhe jo individi me Kanunin e shpërfytyruar tashmë. Ndaj, unë do të isha shumë i lumtur në rolin tim në ??Pajtimin e Gjaqeve?? si dhe në vëllazërimin e shqiptarëve mes njëri-tjetri se sa në një film, që ndoshta pas publikimit mund të ketë kontestime, gjyqe, ngjarje dhe ndodhi brenda jo afër të vërtetës së atyre viteve.
Së treti, është thuajse e pamundur të realizosh në terren një film të tillë, kur aktorët e përfshirë në këtë ngjarje janë ende të fuqishëm dhe të mprehur për gjakderdhje të vazhdueshmë, njëjtë si në ato vite.
Si përfundim, pa pasur një Shqipëri demokratike me një sistem drejtësie të pavarur dhe funksional, një shtet të së drejtës ky film nuk mund të realizohet.
Nga ana tjetër, unë jam një mjek relativisht i ri, në hapat e para të karrierës time në një vend me një mjekësi elitare si Suedia, ku edhe kërkesat profesionale janë tepër të larta. Ndaj, përkundrejt kësaj është thuajse e pamundur për mua ta braktis në këtë moment profesionin dhe të fokusohem ndoshta 2 vjet në xhirimet e këtij projekti-film. Në të njëjtën kohë unë jam i angazhuar në një organizatë ndërkombëtare me projekt kuvendin mbarëkombëtar, që do të mbahet me delegatë të shumtë nga mërgata dhe nga të gjitha trevat shqiptare: Kongresi <I> Botëror Shqiptar më datat 21, 22 dhe 23 maj 2021, Prishtinë, Kosovë.
Me të gjithë dëshirën e madhe për famë e para, unë nuk mendoj se jam i duhuri për këtë rol dhe se kam të gjithë arsyet e mjaftueshme, që të refuzoj deri diku në keqardhje kërkesën e stafit drejtues të projektit-film. Në një kohë tjetër për mua dhe për Shqipërinë, do të mund të kisha pranuar këtë propozim. /CNA.al





Lajmet e fundit nga