Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Historiania Elena Kocaqi ka publikuar librin e saj më të ri ?Shqipëria dhe fuqitë e mëdha 1878-1918?, i cili flet për historinë e një periudhe 40-vjeçare.
Studimi flet për periudhën kur fuqitë e mëdha filluan të luanin një nga aktet më të rëndësishme të dramës Ballkanike, atë të problemit shqiptar.
Kocaqi deklaron se historia e shqiptarëve të kësaj periudhe është një dramë intrigash, interesash, tradhëtish dhe diplomacie të fshehtë e të hapur.
Sipas saj, tragjedia shqiptare ka tre fakttorë që janë: ?1- Fuqitë e Mëdha qe nuk morën parasysh asnjë parim kombësie, kur ndan territoret shqiptare, veç Austrisë, Italisë dhe deri diku te Anglisë por morën parasysh vetëm përkatësinë fetare dhe interesat e tyre.
2- Krijimi dhe zgjerimi i shteteve agresive Ballkanike nga Fuqitë e Mëdha për interesat e tyre dhe zgjerimi i tyre qe u be mbi territorin Shqiptar.
3- Interesat personale te klasës politike shqiptare, e cila bënte kryengritje ne atë kohe me tepër për sistemin elektoral dhe për zgjedhjet ne parlamentin osman, sesa për interesat kombëtare, njëlloj po si sot?.
Historiania tregon se tragjedia shqiptare filloi që kur Rusia mori kultus-protektoratin mbi ortodoksit e Ballkanit në fund të shekullit të XVIII, kur nisi shkatërrimin, copëtimin, asimilimin, dëbimin dhe shkëmbimin e kombit shqiptar.
?Shqiptarët arritën të ruanin trojet e tyre deri para dy shekujsh nga Mesdheu në Dalmaci, Bardhar dhe Morave por interesat e Fuqive të mëdha dhe kryesisht Rusisë në këtë rajon ishin të tilla që nuk merrnin në konsideratë fare kombësinë por fenë e popujve gjë që në fakt ishte aplikuar në Perandorinë Osmane, me ndarjen e shqiptarëve në 3 milete fetare. Me kultus- protektoratin, Rusia investoi te krijonte kombe artificial te bazuara ne fenë ortodokse dhe me këtë arriti te zhvati gjysmën e kombit shqiptar të asaj kohe dhe ta bëjë grek e sllav. Nuk u mjaftua me krijimin e këtyre shteteve dhe mbi popullsinë shqiptaro- ortodokse që me gjuhët e kishës u tjetërsuan ne grek dhe sllav por vazhdoi zgjerimin e këtyre shteteve në trojet shqiptar gjatë viteve 1877- 1878. Kongresi i Berlinit për interesat e veta, e kufizoi zgjerimin e interesave te Rusisë por Shqiptarët humbën një pjesë të madhe të asaj që sot është Serbia Jugore, ku popullsia shqiptare myslimane u dëbua brenda javës dhe ajo ortodokse shqiptare u asimilua. Po kështu Mali Zi me 20 shtëpi kishte po aq pretendime sa perandoritë e mëdha. Gjate armëpushimit ai dëboi 30.000 banorët shqiptar te Tivarit nga qyteti brenda natës, ndërsa Ulqini i kaloi me insistimin Anglez, Malit te Zi, sepse kryeministri anglez i kohës kishte simpati për Malin e Zi. Porta kishte rol ne krijimin e Lidhjes se Prizrenit sepse asaj i duhej faktori shqiptar qe ta përdorte kundër fuqive Ballkanike me qellim qe ajo te ruante sa me tepër nga tokat shqiptare te mundej, duke përdorur po shqiptaret. Me mbarimin e marrëveshjeve me Fuqitë e Mëdha ajo e shtypi Lidhjen?, shkruan ajo në rrjetet sociale.
Më tej, Kocaqi rrëfen se: ?Pas Kongresit të Berlinit del në lojë problemi shqiptar pasi Austria, Italia dhe Rusia kishin interesa direkte ne rajon dhe ato nënshkruan disa marrëveshje me njëra- tjetrën por qe nuk ishin aspak te sinqerta, pasi nen dhe ato punonin ti sabotonin ato. Me insistimin Austriak u vendos qe do te kishte një Shqipëri autonome apo te pavarur po palët kontestonin territorin saj. Anglia nga ana tjetër ishte e interesuar për Maqedoninë, sesa për faktorin shqiptar. Ne kryengritjen e Ilindenit te vitit 1903 merrte pjese edhe faktori shqiptar kryesisht ortodoks( qe tani është asimiluar krejt nga sllavet) te Maqedonisë, te cilët ishin pjese e Kuvendit te Përkohshëm te Krushevës me nga 20 anëtar secili si shqiptar, vllah dhe sllav dhe nga dy anëtar ne qeverinë e përkohshme. Ky Kuvend njihte një Shqipëri autonome por jo te plote, pasi Shqipëria paraqitej me vilajetin e Shkodrës dhe Janinës dhe linte jashtë dy vilajete te tjera kryesisht atë te Kosovës qe Rusia e kishte krijuar dhe zgjeruar qe tia linte te gatshëm Serbisë duke i vene edhe emrin Kosove ose Serbia e vjetër. Shqiptaret vranë edhe dy konsujt rus ne ketë kohe atë te Manastirit dhe Mitrovicës. Pas shtypjes se kryengritjes se Ilindenit qe ishte e mbështetur edhe nga shtete te tjera, udhëheqësit nacionalistë shqiptarë jashtë vendit, u mblodhën në koloninë e tyre në Bukuresht dhe dërguan një memorandum për Fuqitë. Ata kërkuan njohjen e kombësisë, hapjen e shkollave shqipe, krijimin e një Kishe Ortodokse Shqiptare. Austria dhe Rusia nënshkruan Marrëveshjen e Myrstegut për te ndarë territoret e Maqedonisë sipas interesave te Fuqive te Mëdha, kështu Manastiri dhe Shkupi u vunë ne kontrollin e Austro-Hungarisë, dhe Italisë për organizimin e xhandarmërisë. Qëllimi Austriak ishte qe këto zona te Maqedonisë, tia bashkonte Shqipërisë.
Ne 1908 shqiptarët u përfshinë në trazirat e Perandorisë dhe nuk mbajtën një qëndrim kombëtar te unifikuar, duke rrezuar nga pushteti Abdyl Hamitin dhe duke prurë Turqit rinj qe ishin me keq sesa ai. Ne këtë kohe nuk lejohej arsimi ne shqip dhe ne vend kishte me mijëra shkolla ne gjuhe nga me te ndryshme veçse jo ne shqip, ku kishte qene vetëm ajo e Korçës. Osmanet ju dhanë koncesione fqinjëve me anën e Rusisë qe duke përfituar nga protektorati rus te shkollonin ortodokset shqiptar qe ishin edhe brenda perandorisë ne gjuhen greke dhe sllave. Një lufte e madhe për ketë u zhvillua ne zonën shqiptaro-ortodokse te Maqedonisë zonë që lakmohej nga grekët, bullgarët dhe serbët. Në Manastir me investimin austriak u mblodhën delegatet për alfabetin shqip dhe qe kjo ishte një fitore për te shkruar Shqipen të unifikuar?.
Gjithashtu historiania tregon edhe për kryengritjet, siç është ajo e vitit 1911 dhe e vitit 1912 dhe vazhdon librin e saj me periudhën e Luftës së Parë Botërore.
?Kryengritja e Malësisë e vitit 1911, kërkonte ne thelb lirinë nga Turqia por u shfrytëzuan nga Mali i Zi. Megjithatë ajo pati rendësi sepse u kërkua njohja e kombësisë shqiptare nga Perandoria dhe hapja e shkollave shqipe sepse shqiptaret identifikoheshin vetem sipas miletit fetar. Nuk pati përkrahjen austriake sepse Austria nuk mendonte se ishte koha e përshtatshme, pasi kishte frike se Shqipëria do copëtohej. Pati një reagim pozitiv te Anglisë por u mbyll me amnisti për kryengritësit me ndihmësen e Austrisë.
Në vitin 1912, pati një kryengritje që në korrik kishte në fokus ndryshimin e sistemit elektoral ne perandori, zgjedhjet e reja dhe probleme politike te brendshme por me ndërhyrjen e austriakeve ne gusht , Osmanet premtuan se do u jepnin Shqiptareve autonomin. Kjo mobilizoi Fuqitë Ballkanike qe kishin kohë qe bënin marrëveshje me njëra- tjetrën dhe Rusinë qe ti jepnin fund perandorisë dhe ndanin tokat Shqiptare. Plani ishte qe nuk do te kishte fare një shtet Shqiptar, madje as edhe Shqiptar.
Me fillimin e luftës Ballkanike filloi edhe një diplomaci intensive e Fuqive te Mëdha. Austria bllokoi daljen e Serbisë ne det me mobilizimin ushtarak te 1 milion ushtareve. Mobilizimi i forcave ushtarake, i kushtoi 1 miliard franga Austro-Hungarisë në dy Luftërat Ballkanike, ndërsa i gjithë buxheti i shtetit arriti në 6 miliardë qe sot përben me dhjetëra miliard dollar qe i ka kushtuar Austrisë se asaj kohe krijimi i shtetit Shqiptar. Për të shmangur Luftën e parë Botëror, Fuqitë pranuan që Serbia nuk do dilte në det dhe njohën një shtet shqiptar por u ndeshen shumë ashpër për territorin. Ndeshja vendimtare ishte ajo e Austrisë me Fuqitë Ballkanike, sidomos Serbinë dhe Mali i Zi qe u larguan nga Shqipëria e Londrës me ultimatum, ndërsa Greqia e sfidoi. Fuqitë e Mëdha kryesisht Italia se bashku me ato Ballkanike, dështuan Misionin e Vidit ne vend dhe minuan edhe qeverisjen e I. Qemalit. Ne Konferencën e Ambasadoreve ka edhe një marrëveshje midis Fuqive për Shqiptaret qe ju dhanë Malit te Zi dhe Serbisë qe atyre tu ruhej prona dhe te drejtat.
Në momentin qëshpërtheu Lufta e Parë Botërore, Fuqitë qe kishin garantuar vendin, hynë ne lufte dhe te gjitha fuqitë Ballkanike dhe ato te Mëdha, filluan planet për te ndare Shqiperine e Londres qe u arrit me Traktatin e Fshehte te Londrës. Shqipëria u pushtua serish nga Fuqitë Ballkanike dhe me pas nga 3 Fuqi te Mëdha Austro ?Hungaria, Italia dhe Franca. Pushtimet kane qene te tilla qe për interesa e tyre ato lejuan edhe vetqeverisjen dhe simbolet kombëtarë?, deklaron Elena Kocaqi./ CNA.al
Studiuesi Aurel Plasari ka shkruar në lidhje me një kishëz p...
andemia e koronavirusit e transformoi brenda natës botën e a...
Regjisori Namik Ajazi këtë të premte ka zbuluar detaje për ...
Publikohet historia e panjohur e aktorit Sandër Prosit, i ko...
Aktori i madh Koço Qëndro feston sot 94 vjetorin e lindjes.M...
Dy ditë më parë u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare arkitekt...
Maks Velo nuk do të mund të përcillet në banesën e fundit me...
Ndarja nga jeta e arkitektit të madh, Maks Velo ka trishtuar...
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare arkitekti dhe pikt...
Në Biblën e Shenjtë lexojmë : “E tërë toka fliste të njëjtën...
14 vite më parë ndërroi jetë i madhi Aleko Prodani, aktori k...
Filmat e shfaqur online do të mund të garojnë në ceremoninë ...
Profesor Bardhyl Musaj ka botuar së fundi librin “Arsimi në ...
Nga Albert VatajMë 25 mars të vitit 1985 në rrethana të mbet...
Vetëm pak ditë më parë u shua një nga aktorët më të mirë të ...
Ndarja para kohe nga jeta e aktorit e regjisorit të mirënjoh...
Bashkëshortët, aktori Mevlan Shanaj dhe shkrimtarja Natasha ...
Poeti dhe autori i shumë këngëve, Agim Doçi ka folur mes lot...
Aktori i madh Rikard Ljarja është përcjellë në banesën e fun...
Shumë personazhe të botë së artit, por edhe të politikës, ka...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...