web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kulla e Babelit sot

7 Maj 2020, 15:40, Kulturë CNA

Në Biblën e Shenjtë lexojmë : ?E tërë toka fliste të njëjtën gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë. Dhe ndodhi që, ndërsa po zhvendoseshin në drejtim të jugut, ata gjetën një fushë në vendin e Shinarit dhe u vendosën atje. Dhe i thanë njëri tjetrit: “O burra, të bëjmë tulla dhe t’i pjekim me zjarr!”. Dhe përdorën tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të llaçit. Dhe thanë: “O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t’i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut”.

5 Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njerëzve ishin duke ndërtuar.Dhe Zoti tha: “Ja, ata janë një popull i vetëm dhe kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo është ajo që ata filluan të bëjnë; tani asgjë nuk ka për t’i penguar ata të përfundojnë atë që kanë ndërmend të bëjnë. O burra, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos kuptojë të folurën e tjetrit”.Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi tërë faqen e dheut.(Zanafilla 11:1-9)

Njerëzit para se te ndërtonin kullën e Babelit kishin një gjuhë të përbashkët, sepse kishin prejardhje të përbashkët nga familja e Noes që shpëtoi e vetme pas përmbytjes së tokës (Zanafilla: 7 10-24).

Njerëzit të mbledhur në një vend menduan dhe filluan të ndërtojnë një kullë :”Maja e së cilës të arrijë deri në qiej”. Vendi ku qëndruan ishte një luginë në Shenar, në Mesopotami, më vonë ky vend u quajt Babel në hebraisht përkthehet: pështjelloj, ngatërroj, në agadisht është ?Babilu?, që do të thotë porta e zotave. Nën drejtimin e Hamurabit, qyteti bëhet qëndra politike edhe fetare e gjithë krahinës, më vonë në këtë vend u ndërtua qytet- shteti i madh i Babilonisë që arrin kulmin me mbretin e madh Nebukadestar shekulli VI para Krishtit, por u shkatërrua përfundimisht në vitin 539 ( para Krishtit) nga mbreti persian Kiri, ashtu siç e kishin profetizuar profetët hebrej,Isaia , Jeremia : ?Babilonia do të bëhet një grumbull gërmadhash, një strehë për çakejtë, një objekt habie e talljeje, pa banorë? (Jeremia 51-37).

Perëndisë, që shikonte lëvizjet e njerëzve nën diell nuk i pëlqeu ndërtimi i kullës, sepse vullneti hyjnor kërkonte që njerëzit të përhapeshin në të gjithë globin, ashtu siç urdhëroi Noen me djemtë e tij: ?Jini të frytshëm dhe shumohuni mbusheni tokën edhe sundojeni”(Zanafilla 9:7)

Kjo sipërmarrje mbarë njerëzore që filloi me shumë energji, në një vend, me një gjuhë dhe punë të përbashkët ishte një tregues i asaj çfarë njerëzit kishin në zemrat e tyre mëkatare.
Ndërtimi i kullës ishte një tjetër traumë shpirtërore, pas përmbytjes. Njerëzit e kishin harruar ndëshkimin me ujë nga Zoti, për botën të mbushur me ateizëm dhe dhunë (Zanafilla 7 10 -24).

Njerëzit përsëri filluan të bëhen ateist dhe krenarë, ata me fuqinë edhe teknologjinë e kohës së tyre, duke ndërtuar një kullë si qendër e qytetërimit të tyre po kërkonin në mënyrë të moderuar, t?i rrinin kundra Zotit, përsëri. Vetëm në këtë mënyrë mund të shpjegohet dëshira e tyre e shfrenuar: “O burra, të ndërtojmë për vete një qytet dhe një kullë maja e së cilës të arrijë deri në qiell, dhe t’i bëjmë një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut”.(Zanafilla 11-4)

Njerëzit të mbushur me egoizëm eusforik nuk kishin dëshirë t?i jepnin më lavdi emrit të Zotit, por vetes së tyre aq sa të quanin veten të zotë me fuqitë e tyre për t?u ngjitur vet në qiell, ku rri Perëndia. Ky veprim tregon qe ata kërkonin ta konkuronin Atë, ashtu si edhe Luçiferi kërkonte ta ngrinte fronin e tij përmbi yjet e qiellit : “Vallë, si ke rënë nga qielli, o Luçifer, bir i agimit? …Ti thoshnje në zemrën tënde: “Unë do të ngjitem në qiell, do të ngre fronin tim përmbi yjet e Perëndisë; do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut; do të ngjitem mbi pjesët më të larta të reve, do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin”.(Isaia 14-13)

Në sy të Perëndisë, që heton zemrat e njerëzve, ky veprim ishte një rishfaqje në një formë tjetër e mëkatit fillestar, atë të krenarisë, e të njëjtit mëkat nga ku u rrëzua çifti i parë njerëzor (Adami dhe Eva) i mashtruar nga gjarpëri (djalli): ” Atëherë gjarpëri i tha gruas: ” dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen”.(Zanafila 3:4)

Pavarësisht se kulla nuk u përfundua dhe mbeti si një dështim i turpshëm dhe shenjë e mallkimit hyjnor për brezat e ardhshëm, përsëri njerëzit të bashkuar në mendimin krenar euforik nuk kanë hequr dorë për formimin e një qytetërimi, ku të vendosin veten në qendër dhe të sfidojnë vullnetin Hyjnor. Historia e njerëzimit na ka treguar bindshëm se të gjitha ato qytetrime janë shkatërruar edhe gërmallat e tyre argeologjike na thonë se askush dhe anjëherë nuk do mund të ndërtoj deri në fund një “kullë” : “maja e të cilës të arrij deri në qiell”(Zanafilla 11-4).

Njerëzit fatkeqësisht harojnë gabimet e brezave të shkuara.Kjo gjë është shumë e dukshme sot. Njerëzit e këtij brezi duke njehësuar gjuhën, kulturën, paranë, kufijtë, por edhe fenë nën frymën e globalizmit po përpiqen të ndërtojnë jo thjeshtë qiejgërvishtës dhe megapole , por një sistem global, një sistem imperializmi politiko-religjoz, të ?Kohës së Re? që gjithnnjë e më shumë po i kundërvihet në mënyrë euforike Zotit edhe nga forma arkitekturore .

Po ashtu largimi nga zonat rurale dhe grumbullimi gjithnjë e më shumë në ato urbane, si në megapole, qytet-shtete, nuk po i zgjidh problemet në rritje të njerëzimit, përkundrazi po i shton problematikat sociale, ekonomike, ambientale edhe shëndetësore, ashtu si po shikojmë të ndodhë, gjithnjë e më shumë në qytetet e mëdha. Ato ngjajnë si çarqe gjigande betoni ku njerëzit janë të zënë kurth dhe viktimizuar, nga shumë fatkeqësi, sociale, ekologjike, shëndetësore si edhe nga kjo pandemi e fundit e coronavirusit Covid 19.

Mbi të gjitha njerëzit e këtij brezi egocentrik të bashkuar në një gjuhë edhe në një vend të super populluar, po infektojnë njëri-tjetrin me mëkatet e tyre, si krenaria ,pabesia, kurvërimi, perversioni, etj mëkate të padëgjuara në brezat e shkuar. Mund të themi se kjo është pandemia më e frikshme morale me shumë viktima që po përhapet shumë shpejt në këto megapole me shumë kulla.

Ndalimi i kullës së Babelit nga Zoti, që i ndau njerëzit me gjuhë të ndryshme, në popuj me kufij të përcaktuar, nuk ndodhi sepse Perëndia kërkon ndarje dhe të luftëra, por për të ndaluar të keqen e përbashkët që gjithmonë merr formën e një kulle që ka për qëllim krenarinë dhe rebelimin kundër Hyjnores, ashtu siç e cilëson shën Nikolla i Ohrit: ?Katër janë muret e Kullës së re të Babelit: Muri i parë është shkenca, i dyti është industria, muri i tretë është politika, dhe muri i katërt është egocentrizmi. Të katër muret nuk kanë bekimin e Zotit dhe janë kundër Zotit?Këtu do të shihni egocentrizmin në të gjitha format e tij: personal, grupor, industrial, politik, partizan dhe nacionalist. Errësirë pa një rreze të vetme të diellit. Grindje pafund. E gjithë jeta në këtë kullë është jetë pa arsim, pa gëzim, pa kuptim, pa dashuri. Njeriut i vjen dëshira për të bërtitur: Ikni nga kjo tokë që Zoti e ka braktisur dhe mallkuar!?

Globalizimi dhe grumbullimi i njerëzve sot në megapole është një kullë Babeli e re e inspiruar nga forcat e errëta, të padukshme, okulte, demoniake që flasin edhe veprojnë në popuj me shërbëtorët e tyre të dukshëm, si politikanët, bankierët, industrialistët, psikologët, shkenctarët , nacionalistët edhe fetarët e ?fesë së re? të cilët i mbledhin njerëzit si kope delesh në “stane” betoni duke i mashtruar se po ndërtojmë një qytetërim të ri: ?maja e të cilit do të takoj në qiell”, por kjo shpejt do të rezultojë në një mashtrim të madh, në një diktaturë të re botërore, periudha më errët e njerëzimit, ose koha e Antikrishtit.(Zbulesa 13)

Këta mashtrues të mashtruar edhe pseodo profet me egocentrizmin euforik dhe teknologji antihumane, ëndërrojnë që me antikrishtin në krye, po ngrenë një qytetërim njëmijë vjecar, ku do hyjnizojnë veten dhe sfidojnë hyjnoren dhe njerëzit do ti përdorin si kafshë pune të matrikulluar me damkën 666,(Zbulesa 13: 16 -18).

Në të vërtetë qytetërimi i tyre anti-human nuk do qëndrojë as shtatë vjet, sepse vetë Zoti Jisu Krisht do të zbresë bashkë me engjëjt ashtu si atëhere në Babel, për ta shkatërruar përfundimisht këtë qytetërim rebel dhe anti-Zot, i personifikuar me Babailoninë, prostitutën e kombeve, ashtu si na thuhet përsëri në librin e fundit të Biblës, Zbulesën:
?Pas këtyre pashë një engjëll tjetër që zbriste nga qielli, që kishte pushtet të madh; dhe dheu u ndriçua nga lavdia e tij. Ai bërtiti me forcë dhe me zë të madh, duke thënë: ?Ra, ra Babilonia e madhja, që u bë vendbanimi i demonëve dhe streha e çdo fryme të ndyrë, dhe streha e çdo shpendi të ndyrë dhe neveritshëm.Sepse nga vera e mërisë së kurvërimit të saj kanë pirë të gjitha kombet, dhe mbretërit e dheut me të u kurvëruan, dhe tregtarët e dheut u pasuruan për shkak të luksit të saj të shfrenuar. Pastaj dëgjova një zë tjetër nga qielli, duke thënë: ?Dilni prej saj, o populli im, që të mos bëheni pjestarë të mëkateve të saj, dhe të mos merrni nga plagët e saj, sepse mëkatet e saj janë grumbulluar dhe kanë arritur deri në qiell dhe Perëndia kujtoi paudhësitë e saj.? (Zbulesa 18:1-5 )/ Miron Çako





Lajmet e fundit nga