VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepiskopatës KOASH
Kjo traditë paskale na vjen nga jeta e shën Maria Magdalenës që u quajt e tillë, sepse vinte nga fshati Magdala në jug të Galilesë.
Ajo ishte pjestare e grupit të nderuar të grave galilease që së bashku me Marinë nënën e Zotit i shkonin pas Zotit Jisu Krishtit dhe apostujve të shenjtë duke i ndihmuar me ç?ka mundin në misionin e tyre hyjnor.
Shumë biografë e paraqesin Mari Magdalenën si grua mëkatare, por kjo nuk qëndron dhe është gabim që ajo të quhet një lavire e penduar. Sipas traditës orthodhokse Maria Magdalena ishte e virgjër dhe Krishti e liroi atë nga shtatë demonë, pastaj ajo e mbushur me mirënjohje i përkushtoi gjithë jetën shërbimit të Shpëtimtarit.
Ajo ka qënë në Jerusalem gjatë pësimeve të Krishtit dhe e ka ndjekur këmba-këmbës Mësuesin deri në Golgotha poshtë kryqit duke vajtur dhe duke rrahur kraharorin bashkë me gratë e tjera të Galilesë.
Sipas ungjillit të Joanit ishte bashkë me gratë miraprurëset që vajtë në të gdhirë tek varri i Krishtit, madje qe e para midis tyre, sepse ajo pasi pa gurin e rrokullisur nga dera e varrit shkoi me vrap te Petro e te Joani e u tha: ? E kanë marrë trupin e Mësuesit nga varri e nuk dimë ku e kanë vënë.?
Aq thellë e kishte ndierë në shpirtin e saj vdekjen e Shpëtimtarit dhe aq ishte hutuar saqë vazhdonte të qante jashtë varrit edhe pas largimit të Petros e të Joanit të cilë panë varin bosh dhe shkuan të çuditur. Malli e nxiti që ajo të fuste kokën në varr dhe atëherë pa brenda dy engjëj të veshur me rroba të bardha që qëndronin njëri nga ana e kokës dhe tjetri nga ana e këmbëve të vendit ku ishte vendosur Jisui. Ata i thanë: ?O grua pse qan?? Maria Magdalena iu përgjigj :?Sepse e kanë marrë Zotin tim dhe nuk e di ku e kanë vënë.? Dhe tek po thoshte këto ndjeu se dikush ishte pas saj. U kthye dhe pa një njeri, por nuk e njohu se ishte vetë Jisui Krishti i tha: ?O grua pse qan? Cilin kërkon??. Ajo duke kujtuar se mos ishte pronari i kopshtit në të cilin ndodhej varri dhe se mos ky e kishte marrë trupin i Mësuesit i tha: ?Zotëri nëse e ke marrë ti trupin më thuaj se ku e ke vënë që ta marrë vetë?. Atëherë Jisui ia zbuloi veten duke thirrur me emër ?Mari ?. Ajo menjëherë e njohu zërin e Krishtit dhe iu përgjigj me gëzim e mallëngjim: Rabuni (Mësues). Pastaj iku me vrap që t?u thoshte apostujve të frikësuar se kish parë Zotin e Ngjallur.
Pas zbritjes së Shpirtit të Shenjtë në ditën e Pendikostisë Maria Magdalena vazhdoi veprimtarinë e saj apostolike duke përhapur ungjillin nëpër botë. Pas fjetjes së Hyjlindëses Zonjës shën Mari, Maria Magdalena u vendos në Efes bashkë me Joan Teologun kur dhe aty ndërroi jetë dhe trupi i saj u varos me nderim nga të krishterët.
Kur Maria Magdalena shkoi te Perandori Tiber në Rromë për të denoncuar qëndrimin e kundërligjshëm të Pilatit në gjyqin e Krishtit, i tregoi të përmbledhur jetën e Zotit Jisu që kulmon me vdekjen në kryq edhe ngjalljen e tij.
Perandori mosbesues kur dëgjoi tregimin e Magdalenës nënqeshi dhe i tha: ?Është e pamundur që një njeri që vdiq edhe u varros të ngjallë vetveten?. Në atë çast rastisi të kalonte aty pranë një skllave që po mbante një shportë me vezë dhe perandori i thotë Magdalenës me ironi: ?n.q.s. këto vezë bëhen të kuqe, atëherë besoj se Krishti që po më flet u ngjall në të vërtetë.?
Maria Magdalena i afrohet skllaves, merr një vezë dhe sapo i prek me të tjerat ato bëhen të gjitha të kuqe. Atëherë ajo merr vezën e kuqe dhe i thotë Tiberit që kishte mbetur i çuditur: ?Çezar Tiber – Krishti u ngjall?.Kjo traditë vazhdon deri më sot midis orthodhoksëve.
Veza në vetvete është një simbolikë e jetës, sepse ajo brenda saj përmban një embrion që formohet në një zog që në momentin e duhur e çukit vezën dhe del jashtë. Të njëjtin simbol jete na tregon edhe veza e kuqe,por tradita e krishterë e përshtatur vezën si simbol edhe të Ngjalljes të Krishtit. Veza është parë si simbol i tokës e cila pranoi Krishtin brenda vetes, por pas tri ditësh Ai i hapi portat e vdekjes(Hadit) dhe doli jashtë varrit i ngjallur. Ngjyra e kuqe e vezës është ngjyra e gjakut të Krishtit i cili i fal mëkatet tona dhe i bën ato të bardha si bora.
Është mirë që veza të konsumohet në mesnatë, ose mbas Liturgjisë Hyjnore Paskale, po ashtu veza e kuqe konsumohet edhe përgjatë 40 ditëve mba Pashkës si një simbol dhe dëshmi të ngjalljes së Krishtit dhe e përshëndetjes Paskale : ?Krishti u Ngjall ! Me të vërtetë u Ngjall!?
Aktori dhe regjisori korçar, Guri Koço në bashkëpunim me Ale...
Nga Pëllumb Kulla Kalofsh përtej të njëqindave Piro Mani!Nuk...
Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare aktorja e njohur f...
Historiani Niko Kotherja ka kujtuar shkrimtarin shqiptar Ale...
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushël...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për n...
Sot u nda nga jeta aktori i humorit shkodran, Gëzim Kruja i ...
Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen ng...
Ndahet nga jeta aktori shkodran i humorit, Gëzim Kruja.Gëzim...
Nga Hervin ÇuliI nderuar z. Kryeministër! Jam mbyllur në sht...
Largime masive nga platforma televizive Digitalb. Burime zyr...
Poeti Petrit Ruka ka publikuar një video të rrallë të aktori...
Piktorja Suela Pulaha Brown, e cila vitin e kaluar u vlerësu...
Aktori dhe pedagogu Birçe Hasko lindi në fshatin Dukat, rret...
Gazetari Adi Krasta u është bashkuar mbrëmjen e sotme artist...
Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot në një ceremoni solemne të...
Ndahet nga jeta shkrimtari, publicisti dhe gazetari Vasil Ta...
Shkon në 5, numri i të arrestuarve për vjedhjen me dhunë të ...
Policia e Sarandës ka sekuestruar 106 890 euro dhe 102 dolla...
Ndahet nga jeta Lorenc Glozheni, drejtor i Muzeut Kombëtar t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...