web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ai ishte një idhull, dhe për mua”/ Zef Deda përlotet pas ndarjes nga jeta të Gëzim Krujës

5 Prill 2020, 13:15, Kulturë CNA

Sot u nda nga jeta aktori i humorit shkodran, Gëzim Kruja i cili ka përlotur kolegët e tij.
Zef Deda e ka quajtur Krujën idhullin dhe shembullin që ka ndjekur përgjatë gjithë viteve që ka qendruar në skenë.

Deda u shpreh se ditëlindja që organizuan në dhjetorin e kaluar ka qenë një nga momentet më të bukura në jetën e Gëzim Krujës, edhe pse tashmë sëmundja i kishte marrë mundësinë për të folur.

?Ai ishte një idhull i jashtëzakonshëm që në fëmijërinë time, ai na frymëzoi ne të gjithëve që të shkonim në gjurmët e tij, për të bërë të buzëqeshur atë publik që na dhuron duartrokitje dhe kaq shumë emocione.
Para katër muajsh patëm ditëlindjen e Gëzimit, u mobilizuam të gjithë që ti bënim një festë, ai kishte një goditje të rëndë në aparatin folës. Ai ishte gëzimi më i madh i tij, dhe për familjen e tij, dhe do të jetë një ditë që do ta mbajmë mend gjatë që të gjithë.
Ditët e fundit ka pasur probleme me frymëmarrjen, u shqetësova shumë kur e mora lajmin, nuk k as gjysmë ore që më telefonuan, i shpreh ngushëllime familjes, dhe krejt artistave e qytetarëve të Shkodrës.
Gëzimi ishte i jashtëzakonshëm pavarësisht roleve që ka pasur, dhe ai ka qenë një mik i jashtëzakonshëm, që gjithmonë dinte të na qendronte afër dhe të na suprizonte?, u shpreh Deda i përlotur në një komunikim me Fax News.





Lajmet e fundit nga