Për Qorrat, pseudoaktivistët dhe studentët pa kauzë
Nga Rigels Seliman –Më vjen për të qeshur, por edhe për të q...
Për përsonat që nuk e dinë, unë në çdo proces gjyqësor (sigurisht kur qëndron hapësira ligjore), kërkoj me një bindje të plotë për klientat e mi, dhe jo vetëm, që gjykata të japë ato të bekuara dënime alternative.
Veprat penale janë ashpërsuar, me të drejtë disa, shumë të tjera pa nevojë. Ama diçka shumë e rëndësishme është tek fakti i respektimit të procedurës penale, pra mënyra e trajtimit procedurialisht të veprës dhe dhënia e dënimit.
Me bindje të plotë, pas disa studimeve përsa i përket fushës penale, mund të them pa më të voglin dyshim që dënimet e dhëna nga Gjykatat dhe mos respektimi i procedurës penale, janë më të lartat dhe më pak efikase në të gjithë zonën e Evropës dhe Ballkanit.
Juristat e dinë, për ato që se dinë, ju shpjegoj që për veprat penale që parashikojnë dënime deri në 5 vite, gjykata MUNDET (fakultative) të japë një dënim ALTERNATIV përveç atij me burg.
Të ndalemi pak tek ?fakultativja? e gjykatës në dhënien e dënimit duke ilustruar me një shembull të thjeshtë: A-ja kapet me 20 gr lëndë narkotike e llojit cannabis sativa dhe është në pritje të dhënies së vendimit nga gjykata kompetente.
Kjo vepër penale parashikohet nga neni 283 i kodit penal
Neni 283 i Kodit Penal
Prodhimi dhe shitja e narkotikëve
Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja,tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.
A-ja dënohet në fund të procesit gjyqësor me 5 vite burgim, dhe nëse gjykimi është i posaçëm, pra gjykim shkurtuar (neni 403 i Kodit Procedurës Penale, i ulet 1/3 e dënimit), pra dënohet me 3 vite e 4 muaj.
A-ja ska kryer kurrë vepër penale, është kryefamiljar, ka 2 fëmije të mitur dhe është i vetmi që punon për të siguruar të ardhura për të mbajtur familjen?..
Sigurisht që politika penale ka karakter ndëshkues dhe riedukues, kjo duke parë rast pas rasti rrethanat e kryerjes së një vepre penale, dëmin e shkaktuar, pasojat që kanë ardhë nga kryerja e veprës penale e shumë rrethana të tjera.
Por ajo çfarë shumë gjykata nuk analizojnë me vemendje, ose sduan, është tek elementi riedukues i të dënuarit (A-ja) në këtë rast.
Si mundet të riedukohet një individ, që e ka për herë të parë veprën penale, duke qëndruar në burgje me individë të tjerë që janë përsëritës të njëjtës vepër ose ndonjë tjetre.
Kjo gjykatë, e ndodhur në këto rrethana duke ditur të gjitha problematikat e ?A-së? që ka në familje dhe vetë, ka të gjitha mundësitë që të japë një dënim alternativ të parashikuar nga neni 59 i Kodit Penal, sepse ligjvënësi e ka parashikuar që edhe pse janë alternative si dënime, janë riedukuese dhe vëzhguese. Vënie e ?A-së? në shërbim prove pikë së pari:
– I shërben më së shumti atij për ti bërë të ditur se je nën vëzhgim dhe gabimin më të vogël futesh në burg (sepse është për herë të parë) dhe ky dënim është më efikas si riedukues sesa mbyllja pas hekurave.(nuk edukohet njëri në burg).
– Ndihmon familjen duke punuar,
Mbyllja brenda hekurave në një ambjent, dua ta theksoj, që nuk i përket karakterit të A-së, vetëm mund ti përkeqësojë gjendjen psikologjike dhe shëndetësore, pa llogaritur dëmet në familje dhe shpenzimet për të vajtur me ushqime për ta mbajtur në burg.
NDAJ DUHET QË TË VENDOSEN MË SHUMË DËNIME ALTERNATIVE NGA GJYKATAT SEPSE JANË MË EFIKASE DHE PRODUKTIVE PËR PËRSONAT QË E KANË PËR HERË TË PARË.
Nga Rigels Seliman –Më vjen për të qeshur, por edhe për të q...
Ka të paktën tre vjet që nëpër Tiranë bën xhiro një frazë që...
Duket qartazi se partitë politike, ose më mirë krerët e tyre...
Një tjetër dosje e bujëshme gjyqësore është mbyllur paradite...
Përballja e radhës mes dy kryeministrave të dy shteteve shqi...
Kush ia futi? Kush do ta djegë? Këto janë pyetjet e para që ...
Gazetari Spartak Koka, i ftuar në studion e “Byro Politike” ...
Historia po përsëritet tragjikisht, e njëjtë si pothuajse nj...
“Bild” na ka borxh një shpjegim”. Kështu u shpreh në monolog...
Heqja e tatimit mbi vleren e shtuar per ndertimin e banesave...
Të dish të heshtësh, shumë shpesh, është po aq e rëndësishme...
21 Janari është fiksuar tashmë në memorien kolektive të qytet...
Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet, jo për të respektuar vl...
1./Arbri është një djalë i vogël që ndryshe nga moshatarët e...
Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild...
Gazeta më e madhe në vend, dalë në 5 janar të vitit 1991, nj...
Nga Ardit RadaTabloidi gjerman “Bild”, jo pak i njohur për s...
Nga Ekrem Spahiu Pas afro 8 vjetësh pikëpyetjesh për ekziste...
Nesër më 21 janar Tirana bën 100 vjeç si kryeqytet. Meqë ësh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...