“Bild na ka borxh një shpjegim”, Nano: Pse u fshi artikulli për Lulzim Bashën
“Bild” na ka borxh një shpjegim”. Kështu u shpreh në monolog...
Historia po përsëritet tragjikisht, e njëjtë si pothuajse një vit më parë. Të gjithë atyre që janë ngritur sot për të kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për të kundërshtuar marrëveshjen për tryezën mazhorancë opozitë, po u bëhet i njëjti proces denigrimi sikurse protestave të studentëve në dhjetor -janarin e shkuar.
Kush e kthen pak filmin mbrapsht për të evokuar ditët fantastike të manifestimeve përpara ministrisë së Arsimit, do të kujtojë me siguri mllefin, helmin dhe dufin që derdhi opozita zyrtare kundër atyre grupeve dhe segmenteve që nuk i kontrollonte dot. Lëvizja për Universitetin dhe Organizata Politike, u etiketuan si marksistë që ishin kundër interesave të studentëve. Lideri i tyre, Arlind Qorri, kauzat dhe betejat e të cilit ndaj qeverisë Rama edhe sot e kësaj dite, janë në një nivel moralisht më të respektueshëm dhe parimisht më të vendosur se ato të PD-LSI-së, u përgojua si i shitur tek Erion Velia.
Propoganda e pisët e opozitës arriti deri në atë pikë, sa me anë të organit zyrtar, « RD » ti quante protestuesit si « këlyshë të Qorrit » ndërsa Monika Kryemadhi, me gojën e saj, denonconte OJF e paguara nga kryeministri.
Se ç?ndodhi më pas e dinë të gjithë. Partitë futën mes studentëve militantët kokëtrashë të FRPD dhe LRI, ata filluan të grinden me të tjerët, me qëllim që të bashkonin protestën studentore me atë opozitare, duke e dërguar nga rruga e Durrësit drejt bulevardit qëndror. Pak nga pak edhe me ndihmën e makinerisë së përbindshme të pushtetit, manifestimet u shuan.
I njëjti gjygj publik po u bëhet sot edhe aktivistëve të Nisma Thurje, që janë angazhuar në një lëvizje qytetare, e cila militon për një sitem me lista të hapura, që u heq kryetarëve të partive monopolin për zgjedhjen e deputetëve. Edhe ata, nga i njëjti kor, akuzohen se i shërbejnë Edi Ramës, se favorizojnë ata oligarkë me të cilët opozita zyrtare bën vetëm beteja fallco, se duan të fshijnë nga lista e prioriteteve emergjencën e vjedhjes së votave.
Po së njëjtës gjueti shtrigash i janë nënshtruar edhe ata zëra rebelë, që duke qenë kritikë të paepur të regjimit autokratik të kryeministrit, nuk i durojnë dot piruetat, mungesën e koherencës apo pazaret okulte të opozitës zyrtare. Edhe ata u përgojuan me vetë gojën e liderit demokrat, si revolucionarë apo të shitur tek pushteti.
Natyrisht, unë e kuptoj se, pafuqia e opozitës për tu shkëputur nga sistemi, nuk mund të bashkjetojë as me majtizmin idealist të Arlind Qorit, as me pastërtinë e pakompromis të të rijve të Organizatës Politike.
Eshtë gjithashtu e hamendësueshme se ajo që kërkojnë Endri Shabani e Pano Soko, mund të jetë katërcipërisht e kundërta me konceptin e partisë me tapi që zbaton Basha, apo asaj familjare që trashëgon Kryemadhi.
E njëjta gjë mund të thuhet t?a zëmë edhe për Fatos Lubonjën, që, herë pas here zgjedh t?a fshikullojë këtë opozitë nga një piedestal moral, që nuk të lejon ti ndyesh duart në gjirizet e luftës për pushtet.
Pra, është e kuptueshme se PD dhe LSI shpesh mund të mos jetë dakord as me këto lëvizje dhe as me këto zëra kritikë. Ata, mund t?i ndajë prej tyre këndvështrimi për botën, taktikat e zgjedhura, mosdakordësia për shumë tema të ndryshme.
Po nga këtu e deri tek etiketimi si të shitur, si armiq të opozitarizmit apo si shërbyes të Ramës është një hendek i madh.
Pikërisht këtë hendek po thellon opozita zyrtare e cila ka rënë pre e slloganit, ?kush nuk është me mua është armiku im?. Dhe kjo është gafa më e madhe e saj.
Pasi në vend që të luftojnë për krijimin e një fronti të përbashkët, si e vetmja rrugë me anë të së cilës pëmbyset një regjim, ato e fragmentarizojnë atë.
Pasi në vend që ti hedhin sot benzinë çdo shkëndije që mund të përzhitë kleptokratin në pushtet, ato i friksohen zjarrit një mund ti djegë, njësoj si Ramën, në të ardhmen.
Me frikën se mund të humbasin monololin e një beteje bipartizane, PD dhe LSI janë shndërruar, ndoshta pa e kuptuar, në zjarrfikse të opozitarizmit. Ato po mbajnë larg dhe të përçara të gjitha lëvizjet e tjera anti qeveritarë dhe zërat kritikë me këtë pushtet. Dhe paradoksi është se duke akuzuar këta të fundit si të shitur tek Rama, po i shërbejnë në mëmyrë perfekte atij./Lapsi.al
“Bild” na ka borxh një shpjegim”. Kështu u shpreh në monolog...
Heqja e tatimit mbi vleren e shtuar per ndertimin e banesave...
Të dish të heshtësh, shumë shpesh, është po aq e rëndësishme...
21 Janari është fiksuar tashmë në memorien kolektive të qytet...
Secili ka zgjedhur 21 janarin e vet, jo për të respektuar vl...
1./Arbri është një djalë i vogël që ndryshe nga moshatarët e...
Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild...
Gazeta më e madhe në vend, dalë në 5 janar të vitit 1991, nj...
Nga Ardit RadaTabloidi gjerman “Bild”, jo pak i njohur për s...
Nga Ekrem Spahiu Pas afro 8 vjetësh pikëpyetjesh për ekziste...
Nesër më 21 janar Tirana bën 100 vjeç si kryeqytet. Meqë ësh...
* Një pyetje që e kam fort për zemër: A e shpëtojmë dot fëmi...
Nga Azgan HaklajJanari kryefjala e historisë kombëtare dhe k...
FarmaqeShqiptari patriot është njeri inteligjent, thellësish...
Qarkullonte prej vitesh në mendjet dhe gojët e njerëzisë. Në...
Nga Armir ShkurtiLexova se rrethi që merret me ruajtjen e fy...
Per mosperputhjen e plote mes bindjeve te mia dhe sistemit z...
Të veshur, të mbathur, të larë, të krehur, me muhabete të th...
S’ka gjë që e zbulon mjerimin intelektual më tepër se citime...
Nga Ben Andoni-Pak herë Shqipëria politike ka pasur këtë ano...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...