Nga Andi BUSHATI/Gafa e Bild që i nxorri bllof të gjithë
Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild...
1./Arbri është një djalë i vogël që ndryshe nga moshatarët e tij të kopshtit, ka lindur me sëmundjen e astmës bronkiale. Vuan aq shumë sa ngushtmi i rrugëve të frymëmarjes e torturon në çdo kohë. Sot paradite u ndje keq dhe edukatorja e alarmuar telefonoi edhe ambulancën, edhe prindërit e tij. Pas 20 minutash në Kopësht ia behën prindërit ndërsa makina e ambulancës kishte mbetur në trafik. Rrugët e Tiranës ishin bllokuar si rrugët e frymëmarjes në mushkëritë e Arbrit 5 vjeçar.
Arbri lindi në qershor të vitit 2015 mes vapës, muzikës, tamatameve dhe premtimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj. Rritej Arbri, ndotej më shumë ajri i kryeqytetit. Ecte Arbri, ecnin edhe ndërtimet e kullave të larta. Filloi të fliste Arbri, filloi të fuqizohej edhe Lali Eri me klanin e tij. Bashkia e Tiranës u bë një qeveri paralele duke joshur e blerë të fortë, gangsterë, deputetë, opozitarë, pronarë mediash dhe gazetarë. Këta të fundit u dorëzuan dhe tashmë janë bërë të gjithë zëdhënës të përulur të Erion Veliajt. Madje aq fyese tingëllon kjo përulje sa në luftën e poshtër që ka filluar Lali Eri ndaj televizionit Ora News, gazetarët janë konvertuar në policë bashkiakë. Harrojnë gazetarët se Erioni është kalimtar pushteti ndërsa media, media mbetet aty kryeneçe dhe stoike.
2./
E keni vënë re sa bajat është bërë kryebashkiaku i Tiranës me daljet e tij 6 herë në ditë në televizion, në radio, në portale, në gazeta?
Ke frikë të shtrosh pllakat e reja në banjën e shtëpisë se vjen direkt Lali Eri me kamerat e bashkisë të përurojë punimet. Nuk blen dot një palë brekë të reja se bashkë me etiketën gjen aty apostujt e Lali Erit: Ti gëzosh brekët, janë brekët e Tiranës që duam!
Nuk guxojnë fëmijët e lagjes të luajnë para pallatit se u shfaqet Lali Eri duke i puthur, i ndukur e duke bërë foto. Nga Liqeni nuk del dot me dashnoren sepse ai, ai Lali Eri të ndjek nga pas si manjak e të thotë derdhe spermën te pema që mbolli bashkia. Në një kryeqytet me një milionë banorë dhe me 999 mijë halle, daljet e shpeshta të një mitomani nuk shërojnë, por agravojnë plagët sociale. Ndaj njerëzit që mban afër burri i Ajola Xoxes duhet ti shkulin veshin, duhet t’ia racionojnë paraqitjet publike, duhet tia grisin maskën e hipokrizisë që mban veshur qysh nga viti 2003, duhet ta shtrojnë të rrijë në punë 8 orë, duhet ta orientojnë të heqë dorë nga shoqëria me të fortët e Tiranës, duhet ti flasin të mos mashtrojë edhe të dielave e të mos shitet sikur Brukseli, Washingtoni dhe rajoni shohin te Erion Veliaj liderin e së nesërmes shqiptare.
Djali i Shqiponja Veliajt duhet ta mbajë vath në vesh atë detyrën që ia la djali i Aneta Ramës:
Merr furçën dhe lyej shkallët e pallatit!
Nëse djali i madh i Anetës mandatin e dytë si kryetar bashkie i Tiranës nisi të ngjitet në zenithin e tij, në mandatin e dytë si kryebashkiak i kryeqytetit, djali i madh i Shqiponjës është kthyer në një laraskë që ka zëvendësuar punën me zhurmë mediatike.
3./
Pas 45 minutash makina erdhi te kopshti të marrë vogëlushin Arbër që si i sëmurë kronik, do i duhen edhe 45 minuta të tjera të mbërrijë në spital.
Tirana harxhon miliona euro për të shitur pordhët e Erion Veliajt nëpër ekrane televizionesh, por Tirana nuk gjen dot lekë të ndërrojë në çdo rrugë korsitë e emergjencës për autobuzët, për zjarrfikëset, për ambulancat!
Një shaka prej mediaje bulevardeske e tabloidit gjerman Bild...
Gazeta më e madhe në vend, dalë në 5 janar të vitit 1991, nj...
Nga Ardit RadaTabloidi gjerman “Bild”, jo pak i njohur për s...
Nga Ekrem Spahiu Pas afro 8 vjetësh pikëpyetjesh për ekziste...
Nesër më 21 janar Tirana bën 100 vjeç si kryeqytet. Meqë ësh...
* Një pyetje që e kam fort për zemër: A e shpëtojmë dot fëmi...
Nga Azgan HaklajJanari kryefjala e historisë kombëtare dhe k...
FarmaqeShqiptari patriot është njeri inteligjent, thellësish...
Qarkullonte prej vitesh në mendjet dhe gojët e njerëzisë. Në...
Nga Armir ShkurtiLexova se rrethi që merret me ruajtjen e fy...
Per mosperputhjen e plote mes bindjeve te mia dhe sistemit z...
Të veshur, të mbathur, të larë, të krehur, me muhabete të th...
S’ka gjë që e zbulon mjerimin intelektual më tepër se citime...
Nga Ben Andoni-Pak herë Shqipëria politike ka pasur këtë ano...
Tryeza e partive?Qeveria 10 – Opozita 1Por, të ndjekim vazhd...
Përse Edi Rama është një bastard social i shqiptarëve? Sepse...
Nga Genc Pollo* Para afro 20 vjetësh isha i ftuar në një dar...
Nga Ilirjan Blloshmi-Lulzim Basha do bëhet kryeministër një ...
E shtrenjtë dhe e papërballueshme është bërë jeta. Nëse nuk ...
Nga Ilir Levonja-Sot një pjesë e mirë e lidershipit opozitar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...