Lulzim Basha dhe një shembull me Çausheskun
Nga Ilirjan Blloshmi-Lulzim Basha do bëhet kryeministër një ...
Nga Genc Pollo
* Para afro 20 vjetësh isha i ftuar në një darkë tubim të komunitetit shqiptar në Çikago dhe organizatorët më nderuan duke më ulur në tavolinën kryesore ku rastisa pranë ambasadorit Wiliam Walker. Nga biseda jonë e fragmentuar nga fjalimet e këngët patriotike dy gjëra mbaj mend prej tij: se diplomati Walker ishte specialist i Amerikës Latine, pa njohuri për Ballkanin dhe në pritje të ndonjë emërimi ambasador në Buenos Aires apo Montevideo, që për koincidencë administrative kishte pranuar postin e shefit të Misionit Verifikues të Kosovës (OSBE). Së dyti dhe më e rëndësishme ishte vendosmëria e tij për të denoncuar atë që ai në janar 1999 konstatoi me sytë e tij si masakër të civilëve ishte spontane e pa udhëzim specifik nga Departamenti i Shtetit. Jo të gjithë anëtarët e misionit donin t’a raportonin e t’a shpallnin publikisht atë që panë mbasi e ndjenin ndoshta kjo se do të ishte pika e ujit që përmbys kupën. Por Walker u imponua dhe çfarë vijoi është histori.
Javë më vonë një autopsi e mjeko-ligjorëve finlandezë do të konfirmonte Walker-in duke konkluduar se 45 viktimat ishin civilë të paarmatosur dhe jo luftëtarë të UÇK-së siç pretendonte Millosheviçi.
E kam kujtuar këtë episod si një rast konkret kur njeriu i duhur në kohën e vendin e duhur mund të bëjë ndryshimin e madh. Dhe me njeri të duhur kuptojmë personin me integritet moral të cilin ndërgjegja nuk e lejon të mbyllë gojën para të keqes sidomos kur ka detyrën t’a denoncojë atë.
E fundit gjë që mund të më shkonte në mendje atëhere në Çikago ishte se dy dekada më vonë presidenti i Serbisë do të mohonte hapur krimin shtetëror të Reçakut për të cilën mban përgjegjësi jo vetëm nisur nga parimi i vazhdimësisë shtetërore por edhe pse personalisht ishte ministër në qeverinë e Beogradit në vitet 1998-2000. Dhe jo ministër pa portofol por ministër i propagandës i cili ka asokohe ngriti akuza kundër redaktorëve kur këta të fundit, të vrarët në Kosovë i raportonin si ” njerëz” e jo si “terroristë”.
Ecuria e historisë ka treguar se nuk është gjithnjë pozitive siç dëshmon edhe paaftësia e udhëheqjes serbe për të përqafuar në brendi parimet e humanizmit dhe për t’u çliruar nga nacionalizmi rabid e nga urrejtja etnike.
Mohimi i Vuçiçit në dhjetor shkatoi protesta unanime në Kosovë, plot zëra dënues në Europë e në Shqipëri. Deklaratat përkujtimore sot, në këtë përjvetor jo jubilar të Reçakut nga çdo ambasadë perëndimore në Prishtinë janë gjithashtu një reagim indirekt por i qartë ndaj presidentit të Serbisë. Në këtë sfond tejet shurdhuese është heshtja e Edi Ramës. Ai nuk pipëtiu kur Vuçic mohoi Reçakun, e pak ditë më vonë, kur i shtroi tapetin e kuq në Tiranë, përsëri heshti; madje kur ja kujtoi një gazetare ja ktheu me vrazhdësi.
Minishengeni ballkanik është ekspozuar si një nismë përgjithësisht e padobishme për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, si gjeopolitikisht e dyshimtë, si përçarëse në Ballkanin Perëndimor dhe më e rënda si izoluese për Kosovën.
Skandali me Reçakun do të duhej të ishte një moment tjetër për Tiranën zyrtare për të rikonsideruar pjesëmarrjen në takimin e Beogradit në fund të janarit nëse nuk tërhiqen deklaratat negacioniste. Prania e Ramës përkrah Vuçiçit në Beograd do të ishte përdhosje për viktimat e pafajshme dhe një turp i madh për qeverinë e Tiranës.
Nga Ilirjan Blloshmi-Lulzim Basha do bëhet kryeministër një ...
E shtrenjtë dhe e papërballueshme është bërë jeta. Nëse nuk ...
Nga Ilir Levonja-Sot një pjesë e mirë e lidershipit opozitar...
Dokumenti i miratuar sot mes përfaqësuesve të parlamentit dh...
Në mesin e viteve ’80 nga Tirana u shpërnda nëpër gjithë Shq...
Historianë, juristë, konstitucionalistë – nuk e di nëse ka v...
Ilir Meta edhe një herë ka bërë detyrën. Në kufijtë e skajsh...
Çertifikim i Pavarësisë, prolog i qeverisjes demokratike, gu...
Pushteti i sotëm dhe prej vitesh nuk është legjitim. Me kodi...
Nga Ilir MetajUlur ne tavoline, tek me perdhunoheshin veshet...
Nëpër vite mbaj mend që babai ankohej për dhimbje veshi. Sid...
Dy partitë e mëdha, Partia Socialiste e Rilindjes dhe Demokr...
Kontratat janë mjeti më i përhapur juridik në qarkullimin ci...
Nga Ilir Levonja* Kur Lulzim Basha deklaron se fajin nuk e k...
Fatmir Mediu është bërë deputet për herë të parë në vitin 20...
E dëgjuat sot Aliun? Ali Khamenei, udhëheqësi shpirtëror i I...
Është, pa as më të voglin dyshim, një gjigand i pakonkurrues...
Prej dy ditësh, Lulzim Basha i Republikës së Re, njerëzit pr...
Nga Andi BUSHATITë gjithë idhtarët e teorive konspirative, q...
Shqiptarët, me SPAK-un që sapo filloi punën, po presin shpët...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...